Lojë politike, fushatë apo diç tjetër...

Opinione

Lojë politike, fushatë apo diç tjetër...

Nga: Izet Abdyli Më: 17 maj 2019 Në ora: 10:01
Izet Abdyli

Sa e dhembshme, sa trishtuese, sa imituese duken sot veprimet e të ,,zgjedhurve të popullit”. Si nuk keni turp, të luani me ndjenjat e njerëzve, tu gërvishtni plagët sërish. Lërini more njerëzit në dhembjet e tyre mos ua rëndoni më shumë. Ku ishit  more deri sot? Ku ishit more që 20 vite që uleni në ato kolltuqe të buta, e merrni mëditje të majme duke udhëtuar va e pa va, e duke mos ba bash  asgja. Tash u ra ndërmend se duhet dënuar gjenocidi, tash u ra ndërmend se duhet paditur Serbia, tash u ra ndërmend se duhet ndërtua muze. Pse e bëni këtë a më thuani?. Apo nuk keni kauzë tjetër për të dalur nga baltaku që keni futur Kosovën. Po mos harroni se populli nuk han bar. Të gjitha i dinë. Mosni more se mallkimi mund të bjerë mbi ju. Do të ju mallkojnë qindra dëshmitarë të vuajtjeve e krimeve që sot janë në varr. Ku do t’i merrni tash dëshmitë e tyre, në varr... Mosni more se konsumit politik do t’i vij një ditë fundi. Që sa vjet bisedoni e harxhoni para të taksapaguesve të Kosovës në takime në Bruksel e nuk keni bërë zë për këto gjëra.

Të gjithë e dinë se pala serbe ka shkuar në bisedime me dosje e ju me duar në xhepa.  E tani kishe u bëtë bashkë kundër gjenocidit. Po në ju dhimbtë zemra për Kosovë, banu more bashkë e luftojeni korrupsionin që s’ka të ndalur. Banu more bashkë e zhvilloni ekonominë, banu more bashkë e zbutni papunësinë,. Banu more bashkë e flisni me një za, dilni me një deklaratë . Banu more  ,,tre atllarë një mullar” e mos dilni tre përfaqësues më të lart të shtetit me deklarata ndryshe, e ndryshe si qyqe. Boll more ma se i doli boja frazës ,,Bacë u kry”. Boll ma more se u bëtë përrallë e po punoni si ,,pa kry”. Eu Kosovë po shumë po duron. Po të lutem edhe njëherë na ndihmo O Zot, jo për ne të rriturit, por për hir të fëmijëve që nuk kanë faj për atë që po u bëjmë sot!

*Si qytetarë i këtij vendi, duke ndjerë dhëmbjën më situatën e krijuar nga pseudopolitika e pseudopatriotët institucional nuk munda të rrijë indiferent ndaj tërë kësaj loje dhe kaosi politik. Pikëpamjet në këtë artikull janë individuale dhe reagimi im është në cilësinë e qytetarit dhe shkrimtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat