Serbia nuk deshi zgjidhje paqësore, por luftën gjenocidale kundër popujve fqinjë

Opinione

Serbia nuk deshi zgjidhje paqësore, por luftën gjenocidale kundër popujve fqinjë

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 17 maj 2019 Në ora: 18:30
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** (A) Serbia pati refuzuar tezën e Ibrahim Rugovës, që ta njihte Kosovën si Republikë qoftë federale a konfederale.

***  (B) Serbia pati refuzuar propozimin e Milan Kuçanit dhe të Dr. Frano Tugjmanit, që Sllovenia dhe Kroacia, të ndaheshin në mënyrë paqësore, ashtu sikurse që kishin veoruar në mënyrë racionale Çekia dhe Sllovakia.

 Shikuar historikisht, që nga krijimi i Serbisë si shtet i pavarur, duke falënderuar vendimeve të padrejta historike, politike, juridike dhe diplomatike të Kongresit të Berlinit (1878) e deri më sot në mbylljen e dekadës së fundme të shekullit XXI(viti 2019), Serbia kurrënjëherë në historinë e derisotme të saj nuk ka kërkuar zgjidhje paqësore, por vetëm ka zhvilluar luftëra koloniale dhe gjenocidale  kundër popujve fqinj siç janë shqiptarët, kroatët, hungarezët, myslimanët boshnjakë, bullgarët etj.

Këtë logjikë iracionale  të politikës militariste, Serbia e “reprizoi” edhe gjatë viteve 1989-1999 të dekadës së fundme të shekullit XX, kur së pari e ripushtoi Kosovën me tanke ushtarake dhe policore ( me ç’rast, pa asnjë të drejtë ligjore dhe kushtetuese mbi 2 milionë shqiptarë i vuri jashtë ligjit dhe Kushtetutës së vitit 1974, kur Kosova ishte krahinë autonome e ish-RSFJ-së). Më pasj, Serbia duke përdorur  aresanlin ushtarak jugosllav dhe armatën jugosllave ndërhyri kundër Sllovenisë, të cilën e mbajti në gjendje shtetërrethimi dhe lufte disa muaj. Mëpastaj, sulmoi Koracinë dhe Bosnjën, si pretekest gjoja për shkëputjen e tyre nga ish-RSFJ-ja (1945-1990).

Zgjidhja paqësore ekzistonte, por Serbia e vrau me terror dhe me 3 gjenocide(1989-1999)

Thjesht, kërkesa e Sllovenisë dhe e Kroacisë, që të ndaheshin nga ish-RSFJ-ja e Titos (19145-1990) pa luftë ishte  e drejtë dhe e pranueshme, sepse ashtu patën vepruar  Çekia dhe Sllovakia.

Pa dyshim, ky opsion duhej të vinte në shprehje  ndërmjet këtyre dy republikave dhe Serbisë. Mirëpo, Serbia, në vend të tij, zgjodhi simulimin  politik, diplomatik dhe propagandistic kinse të rujatjes me çdo kusht të RSFJ-së. Kjo ishte gënjeshtra, manipulimi dhe mashtrimi më i madh që iu bë popujve serbë dhe malazezë se gjoja Beogradi zyrtar (shteti, kisha, akademia, institucionet dhe organet e sigurisë policore dhe ushtarake) ishin për t’i  “mbrojtur”  vlerat dhe trashigiminë e RSFJ-së (si shtet sukcesor).

Në të vërtetë, kjo ishte përmbajtja e strategjisë  së politikës së forcës (policore, ushtarake dhe kishtare e Serbisë), që me çdo kusht, edhe në fund të shekullit XX, t’i detyronin sllovenët dhe kroatët  të përfundonin  nën kthetrat e Serbisë së Madhe sikurse dikur nën Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene (1918-1929) dhe nën Mbretërinë Jugosllave (1929-1941), duke u thirrur rrejshëm nën parullën e “bashkim-vëllazërimit “ të RSFJ-së (1945-1990).

 Mirëpo, këtë objektiv gjeopolitik dhe gjeostrategjik  të politikës serbomadhe me Slobodan Milosheviqin në krye, me Armatën Jugosllave, me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe dhe me Kishën Ortodokse në krye, Serbia nuk ia arriti që ta realizonte në mënyrë paqësore. Si rrjedhim,  Slobodan Milosheviqi i ndikuar, i këshilluar, i mbështetur dhe i urdhëruar nga këto institucione politiko-ushtarake, policore  shtetërore dhe kishtare  u shpalli luftë Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Serbomëdhejtë deshën luftë dhe gjenocid, në vend të paqes 

Ky ishte shkaku dhe motivi kryesor pse Serbia militariste, policore dhe gjenocidale shkatërroi Jugosllavinë, jo “luftërat civile” as në Slloveni, as në Kroaci, as në Bosnjë e Hercegovinë, as në Kosovë mes serbëve  dhe joserbëve

Ky ishte fataliteti historik, politik dhe ushtarak i shtetit dhe i popullit serb, sepse në vend që të kërkonin marrëveshje paqësore me sllovenët, me  kroatët, me myslimanët boshnjakë dhe me shqiptarët, Serbia dhe serbët ia kthyen grykët e topave, të raketave, të pushkëve dhe të kames çetniko-fashiste për t’i shfarosur, për t’i plaçkitur dhe për t’iu grabitur territoret autoktone të tyre, me qëllim të RIZGJERIMIT të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844).

Me një fjalë, Serbia fashiste ishte faktori kryesor (politik, ushtarak, propagandistic, religjioz, akademik), që shkatërroi dhe dogji ish-RSFJ-në (jo sllovenët, jo kroatët, jo myslimanët boshnjakë dhe jo shqiptarët) , duke  masakruar dhe duke vrarë me qindra e me mijëra njerëz civilë të pafajshëm (kroatë, myslimanë dhe shqiptarë) vetëm pse nuk pranuan, që të bashkëjetonin nën sundimin kolonial të një Serbie të Madhe (1918-1990); vetëm pse nuk ishin serbë dhe vetëm pse donin liri, pavarësi dhe sovranitet për të mbrojtur qenien e tyre nacionale, shtetërore, territoriale dhe identitetin e tyre të lashtë historik dhe kulturor etj.

Kishte opsion paqësor, por Serbia gjenocidale e varrosi atë për interesa të Serbisë së Madhe

Sikur kryekrimineli Slobodan Milosheviq (shteti, akademia dhe kisha) të kishin pasur ndërgjegjen e pastër dhe qëllimin e mirë,  jodjallëzor militarist, hegjemonist dhe colonialist , në vend të kryerjes së 3 gjenocideve, do të zgjedhnin këtë OPSION SHPËTIMTAR, HUMAN, DEMOKRATIK DHE PAQËSOR:

1 -Që Sllovenia dhe Kroacia (të dy republikat e RSFJ-së) të realizonin të drejtën e plotë të zhbashkimit  nga RSFJ-ja. Këtë vendim duhej ta miratonte unanimisht Kryasia e RSFJ-së.

Kjo ndarje  e Sllovenisë dhe e Kroacisë në mënyrë paqësore, ashtu sikurse Çekia dhe Sllovakia, në asnjë formë nuk rrezikonte ndonjë interes qoftë politik, nacional, shtetëror apo territorial të Serbisë dhe të serbëve.

2. Gjiashtu, ndarja paqësore e Sllovenisë dhe e Kroacisë, në asnjë mënyrë nuk e pengonte Serbinë, që kjo së bashku me Republikën e Bosnjës e Hercegovinës, me Republikën e Malit të Zi dhe me Republikën e Maqedonisë ta vazhdonin politikën e brendshme dhe të jashtme shtetërore të RSFJ-së si sukcesore të saj.

Natyrisht se këto katër republika (Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedeonia) nuk do të ishin simetrike ish-RSFJ-në, sepse kjo përbëhej nga gjashtë republika dhe dy krahina autonome (Kosova dhe Vojvodina). Mirëpo, kur këtyre katër republikave, t’u shtoheshin edhe Republika e Kosovës dhe Republika e Vojvodinës, atëherë, pa asnjë pengesë juridike, ligjore dhe kushtetuese do të mund të ruhej statusi  politik paqësor  i RSFJ-së.

Pa dyshim se kjo të ishte zgjidhja optimale dhe paqësore e “mbijetesës” së RFJ-së  dhe e normalizimit të marrëdhënieve të saj me dy shtetet e reja fqnije (Sllovenia dhe Kroacia).

Mirëpo, Serbia nuk ka dashur një ZGJIDHJE PAQËSORE  të tillë me vendet fqinje, por VETËM LUFTË  deri në shfarosje, me qëllim të rikrijimit dhe të rizgjerimit të Serbisë së Madhe. Si rrjedhim i 3 agresioneve dhe  i 3 gjenocideve të kryera kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999), Serbia dhe serbët kanë humbur me turpin më të madh të gjitha luftërat pushtuese hegjemoniste dhe kolonialiste të saj, edhe në Slloveni, edhe në Kroaci, edhe në Bosnjë, edhe në Kosovë.

Mirëpo, edhe pas kësaj disfate (1999-2019), Serbia e Slobodan Milosheviqit nuk deshi paqe me shqiptarët në Kosovë (refuzimi i vendimeve të Konferencës Paqësore të Rambujesë, mars 1999). Prandaj, edhe u bombardua jo më pak e 78 ditë rresht nga forcat ajrore të NATO-s (24 mars – 10 qershor 1999). Me këtë rast, Serbia përfundimisht dhe përjetësisht humbi koloninë e saj 100-vjeçare-KOSOVËN SHQIPTARE (1912-1999).

 

Edhe Rugova u pat propozuar paqe-Republikë konfederale ose federale, por kasapi i Ballkanit, S.Milosheviqi e refuzoi, duke e shndërruar Kosovën në shkrum e hi !!!

Ndërkaq, pas rënies së regjimit çetniko-fashist barbar të Serbisë së Slobdan Milosheviqit në zgjedhjet parlamentare të Serbisë në vitin 2000, si dhe të ekstradimit të tij Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë (2003), “trashëgimtarët” e tij, siç ishin Vojisllav Koshtunica , Nebojsha Çoviq,  Boris Tadiq, Ivica Daçiq, Ivica Daçiuq, Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq…etj., në kohë paqeje vazhduan po të njëjtin kurs politik, propagandistik dhe diplomatik joparimor, jo objektiv, jo ligjor, jodemokratik dhe jopaqësor, duke mos pranuar, që të bashkëpunonin me faktorët ndërkombëtarë (OKB, BE) për të gjetur ndonjë zgjidhje paqësore për normalizimin e marrëdhënieve   të Serbisë me Kosovën.

Këtë kurs të politikës antipaqësore të Beogradit zyrtar e provoi edhe refuzimi i prerë i Planit të Marti Ahtisarit (2007) sipas të cilit një vit më pas (2008) Amerika me aleatët e saj të evroperëndimorë, si dhe më se 100 shtete anëtare të OKB-së, e njohën Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008).

 

Parisi, shansi i fundit, që Serbia të rehabilitohet nga hipoteka gjenocidti kolonial ndaj shqiptarëve !

 

Mirëpo, edhe pas një dekade (2008-2019), Serbia po ngulmon në mosnjohjen e Reublikës së Kosovës. Këtë animozitet dhe iracionalizëm të politikës kolonialiste, jodemokratike dhe jopaqësore të qarqeve të larta shtetërore të Republikës së Serbisë, fatkeqësisht e dëshmoi edhe shpikja e Dialogut të Brukselit (2011-2019, të përqafuar nga presidenti Hashim Thaçi, nga Edita Tahiri, nga Enver Hoxhaj, nga Isa Mustafa dhe, të “aminuar” nga Qeveria dhe nga Kuvendi i Kosovës) përmes të cilit Serbia së bashku me Rusinë dhe me aletët e tyre antiamerikanë dhe antievropianë perëndimorë po orvaten që me çdo kusht Kosovës t’ia imponojnë një status politik dhe juridik, që në thelb, do të nënkuptonte zhbërjen de fakto dhe de jure të sovranitetit shtetëror dhe territorial të Republikës së Kosovës.

Për realizimin e një objektivi të tillë tinzar dhe perfid, në emër të normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, presidenti  i “moderuar evropian” serb Aleksandar Vuçiq, i ndihmuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe nga kryeministri i qeverisë së Shqipërisë në largim, Edi Rama, tanimë kanë përgatitur Projektin strategjik dhe gjeopolitik për copëtimin e territorit të Kosovës, duke e murkulluar në mënyrën eufemiste si “korrigjim dhe ndryshim” të kufijve të Kosovës.

Mirëpo, këtë projekt për ndarjen e territorit të Kosovës e hodhën poshtë kancelarja e Gjermanisë, Engela Merkel dhe kryetari i Francës, Emanuel Macron në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor (ku Kosova ishte objekt debatimi), të bërë më 29 prill 2019.

Hëpërhë, me këtë rast, thuhet e shkruhet nag shumë masmedia ballkanike dhe evropiane se tandem evropian, Merkel-Makroni  “e kanë varrosur” propozimin e “trojkës” Vuçiq-Thaçi-Rama , që sipas dëshirës së tyre aventuriere, karrieriste dhe mafioze, duhej të ndahej Kosova, pa e pyetur fare popullin e Kosovës !!!

Sa më sipër, për të eliminuar përfundimisht  këtë projekt të vjetër antishqiptar për copëtimin e territorit të Kosovës, të konceptuar që në vitet e 60-ta të shekullit XX nga akademiku dhe shkrimtari serbomadh, Dobrica Qosiq (BABAI I KOMBIT SERB), përkatësisht të “riaktivizuar” nga partizanët e tij politikë: Vuçiq-Thaçi-Rama,  kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri frëng, Emanuel Macron janë dakorduar që më 1 korik 2019, të thërrasin një konferencë të re  në Paris.

Kjo Konferencë, do të jetë shansi i parë dhe i fundit  në historinë e popullit dhe të shtetit serb, që Serbia në mënyrë paqësore ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës. Ndryshe, nuk do të ketë kurrfarë pajtimi dhe kompromisi mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat