Vetting-u në Shqipëri duhet t’i bëjë gjyqin drejtësisë së krimit e korrupsionit

Opinione

Vetting-u në Shqipëri duhet t’i bëjë gjyqin drejtësisë së krimit e korrupsionit

Nga: Skënder Kapiti Më: 19 maj 2019 Në ora: 11:33
Skënder Kapiti

Reforma në Drejtësi do të ishte dështim i saj poqese ajo bëhet vetëm për zëvëndësim gjyqtarësh dhe jo për gjyqësor profesional, të ndershëm, të drejtë dhe të paanshëm politikisht.

Duhet që drejtësia jo vetëm t’i largojë nga sistemi por drejtësia duhet të ndëshkojë të gjithë gjyqtarët e prokurorët të cilët kanë dhënë vendimmarrje kriminale.

VETTING-u nuk duhet të kufizohet vetëm te vetdeklarimi i pasurive të gjyqtarëve e prokurorëve

Pra i duhet bërë gjyqi drejtësisë së krimit e korrupsionit.

VETTING-u Shqipëri nuk po ecën me shpejtesinë e duhur dhe me pritshmërine që priste publiku dhe shoqëria shqiptare, por po ecën shumë ngadalë.

VETTING-u nuk ka prekur akoma as prokurorët dhe as gjyqtarët e shkallësë parë, ku aty e ka zanafillën krimi gjyqësor, pasi gjyqtarët dhe prokurorët e kesaj shkalle kanë bërë batërdinë me vendimmarrjet e tyre si dhe kanë luajtur edhe rolin e avokatit, edhe të ndërmjetësit e të sekserëve garant korruptivo-kriminal te gjyqtarët e prokurorët e shkallëve më të larta për të lënë në fuqi vendimet kriminale e korruptive të tyre.

Pra prokurorite dhe gjykatat e shkallës së parë, prokurorët e gjyqtarët e tyre janë baza mbi të cilat është ngritur dhe funksionon koorporata korruptivo-kriminale fitimprurëse e tërë sistemit të drejtësisë.

Organet e VETTING-ut nuk duhen të kufizohen vetëm te hetimi i deklarimit të pasurive të gjyqtarëve e prokurortëve për të gjetur pasuri e para të padeklaruara e më pastaj për t’i larguar ata nga sistemi.

Ky do të ishte dështim dhe aspak një VETTING serioz e bindës , pasi prokurorët e gjyqtarët i kanë fshehur mirë dhe sigurt pasuritë e fituara në mënyrë kriminale, korruptive dhe abuzuve .

VETTING-u duhet të marrë në konsideratë,të vlerësojë e të peshojë mirë të gjitha ankesat, akuzat dhe dëshmitë e viktimave të vendimmarrjeve kriminale të gjyqtarëve e prokurorëve.

VETTING-u duhet të hëtojë edhe cdo informatë individuale, publike e mediatike që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhën për ditë nga qytetarët.

Askush akoma në Shqipëri nuk është ndëshkuar penalisht për krim të organizuar, për krim gjyqësor dhe as për krim korrupsioni: as gjyqtar, as prokuror dhe as pushtetarë.

Po nuk pati ndëshkim ligjor për krimin dhe korrupsionin edhe për gjyqtarët, prokurorët e politikanët e kriminalizuar e të korruptuar, edhe besueshmëria te VETTING-u do të venitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat