Prania e Ramiz Lladrovcit në Akademinë për Heroin Sali Çekaj, neveritëse - Bota Sot
Prania e Ramiz Lladrovcit në Akademinë për Heroin Sali Çekaj, neveritëse

Opinione

Prania e Ramiz Lladrovcit në Akademinë për Heroin Sali Çekaj, neveritëse

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 19 maj 2019 Në ora: 18:55
Sali Çekaj

Nuk e përbij dot: dhembje dhe neveri, njëkohësisht!

Një foto nga Akademia Përkujtimore për Heroin e Kosovës, Komandantin unik të Kosharës legjendare & historike, për themeluesin e rezistencës së armatosur, alias FARK-ut, z.Sali Çekaj !

Një foto që flet sa njëmijë fjalë, një foto që deshmonë praninë e Ramiz Lladrovcit në atë Akademi për Heroin, prania e të cilit nuk nderon figurën unikale të luftetarit t'paepur , me pushkë & pendë për kauzën kombëtare të Dardanisë Antike -Kosovës.

Image

Me duket, apo s'm'bëjnë sytë...?

Ramiz Lladrovci, ky eksponent i fallangave të krimit, i pranishëm në një vend dhe në një ditë të shënjtë & t'shënuar për Heroin e Kosovës, Komandant Sali Çekaj, të cilin fallangat e krimit dhe nën urdhërat e Shtabit të Rognerit e luftuan me t'gjitha mjetët dhe metodat, bashkë me bashkëluftetarët dhe deri tek Ministri i parë i Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi !

Pse prezenca e Rmizit n'Akademi Përkujtimore për Heroin?

Ramiz Lladrovci & shokë, s'ishte bashkëveprimtar i Heroit, s'ishte bashkëluftetar i Tij, dhe n'rastin ma t'keq ; s'ishte as bashkëmendimtar n'fushën e veprimtarisë politike, përkundrazi ; në t'gjitha këto, ishin antipode.

Në njërën anë, Heroi Sali Çekaj ishte institucionalist dhe konstitucionalist i promovuar në luftën e popullit të Tij për Liri e Pavarësi, duke i takuar një Levizje legale, Nacional Demokratike (LDK-së) e cila hapur dhe botërisht synonte lirinë dhe çlirimin e Atdheut të robëruar nga armiku shekullor, në krye të së ciles ishte, arkitekti i pavarësisë, Dr.Ibrahim Rugova !
Kontributi i Heroit Sali Çekaj ishte enorm dhe unikal në t'gjitha fazat dhe etapat e luftës për çlirim deri n'rënjën në alltarin e lirisë, rënjën për t'mos vdekur në "Rrasë t'Kosharës" !

Në anë tjetër, Ramiz Lladrovci, i cili i takonte një Levizje ilegale, e cila luftës së Kosovës i dha vetëm "Komandantë" dhe emrin, të cilet për dallim nga Saliu, ishin pak në numër dhe qellim kishin luftën për pushtet dhe përmes të cilit ; përvetësimin e meritave dhe pasurimin e skajshëm nga krimi, haraqi dhe tenderomania.

Ramizi nuk ishte n'luftë, por falë vëllait të tij, Fehmi Lladrovcit, i cili është deshmor dhe Hero i Kosovës, u bë ambasador e kryekomunar pa shkollë & mejtep...!

Një diletant dhe analfabet funksional, n'politikëbërje dhe n'diplomaci shtetërore, absurd !

Sinjifkative prania & prezenca e Rmiz Lladrovcit n'Akademi !

Çfarë fshihet këtu, ku flenë lepuri...?

A mos vallë është qellim : shpërlarja e trurit, mjegullimi i kujtesës historike, apo zh'vlerësimi i jetës dhe vepres së Heroit unikal Sali Çekaj n'sherbim të atdheut ?

Nga kush dhe pse u ftua Ramiz Lladrovci ?

Kjo pytje do përgjigje nga organizatori i nderuar i kësaj Akademie Përkujtimore pë Sali Çekajn, apo ndoshta ishte thikë pas shpinde organizatorit ?

Vetëm për një përgjigja s'kam dilemë dhe jam i sigurt 100 %.

Prania e Ramizit në këtë Akademi për Heroin Sali Çekaj, ishte neveritëse për t'pranishmit dha aspak e mirëseardhur.

Ramizi këtë duhet t'a mësoj, nese nuk e ka dijtë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...