Dekada e Re, slogan në letër për qytetarët e Drenasit!       

Opinione

Dekada e Re, slogan në letër për qytetarët e Drenasit!       

Nga: Arton Gjokaj Më: 20 maj 2019 Në ora: 00:02
Arton Gjokaj

Zgjedhjet degës së PDK-së në Drenas kanë sjellë në strukturat e kësaj partie, njerëz jo meritorë, njerëz që rrjedhin nga Klani Pronto, njerëz që asnjëherë nuk dhënë asgjë për qytetarët e Drenasit, të cilët në Drenas vijnë si parashutistë, vetëm kur shpenzohen duke keqpërdorur e shkatërruar ato institucione apo kompani ku ata udhëheqin dhe tash ja paskan mësy komunës sime (Drenasit)!

Në aspektin politikë për neve LDK-në në Drenas është një epërsi e madhe, se me çfarë strukture do të konkurrojmë, por në aspektin e përgjithshëm është një katastrofë e madhe se me çfarë strukture do të garojnë për pozitat udhëheqëse në Drenas.

Unë njoh shumë individë të avancuar ne profesion e që rrjedhin nga familjet e pastra që garuan në zgjedhjet e degës së PDK-se këtu në Drenas të cilët për fatin e mirë të tyre, nuk munden të shkojnë në këshillin drejtues të PDK-së në Drenas, sepse ata u manipuluan nga klani i njerëzve të vjetër që veprojnë në Partin Demokratike të Kosovës me sloganin e tyre manipulues të ashtuquajtur Dekada e Re.

Mirëpo, këta individë që u manipuluan unë i ftojë t'i bashkohen programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vizionit të ardhmërisë për qytetarët e Drenasit dhe kështu së bashku ta mundim dhe ta eliminojmë të keqën që e ka kapluar Drenasin për dy dekada të tëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat