Deri kur pushtetarët tanë do ta mbajnë peng të ardhmën e Kosovës?!

Opinione

Deri kur pushtetarët tanë do ta mbajnë peng të ardhmën e Kosovës?!

Nga: Bislim Aliu Më: 21 maj 2019 Në ora: 09:43
Bislim Aliu

Me të vërtetë populli vazhdimisht po pyetet; a thua deri kur këta pushtetarë do ta mbajnë peng të ardhmën e Kosovës? Dhe, ky mendim i tyre ka hyrë thellë në kokën dhe në shpirtërorën e tyre. Edhe ai optimizmi më i vogël i tyre se “nesër do të bëhet më mirë” është humbur dhe është venitur tërësisht. Dhe, këtë optimizëm në vend se të shtohet, atë vetëm sa  e ka rënduar edhe më tepër, presidenti ynë Hashim Thaçi,  i cili me deklarat e tij, shkëmbim teritoresh , rishikim të kufirit me Serbinë apo edhe me ndarje të Kosovës, vetëmsa e ka rënduar në skajshmëri të ardhmë e Kosovës!...

Pa dyshim në këtë kohë, të pakohë, populli gjendet në një gjendje të mjerueshme; politike, ekonomike, seciale, juridike, demokratike…dhe me këtë, në vend se t’i shtohet optimizmi sado pak popullit për një jetë më të mire, atij gjithnjë po i shtohet pesimizmi se për Kosovën tone do të bëhet më mirë dhe do të jetohet sado pak më mirë…

Gjithsesi ky popull, më optimisti në Evropë, ka pasur një optimizëm të lartësuar, sidomos pas pavarësimit të shtetit, por në tërësi nuk doli ashtu… Ky optimiszëm dhe kjo shpirtërore e pakrahasueshme e popullit tonë liridashës, tani dalëngadalë po humbet , po venitet e po vyshket vazhdimisht. Dhe, këtë gjendje tejet të vështirë, a thua, deri kur ky popull duhet ta përballojë?! Dhe deri kur a thua, të vuaj edhe për bukë goje?!

Këta pushtetarë nuk kanë vullnet fare ta ndryshojnë këtë gjendje

Politika kosovare nuk është në gjendje, por besa, as që ka vullnet ta ndryshojë  këtë gjendje të mjerueshme me plot korrupsion e  me paligjshmëri. Dhe, po të kishte vullnet të sinqertë sigurisht se ligji Antimafia dhe dekriminalizimi do të duhej që të zbatohej. Por, pushtetarët tanë, nuk hezitojnë që të bëjnë ligje të këtilla, sepse disa pushtetarë, me mizën pas “veshi” frikohen se do të japin llogari për shumë padrejtësi që i bënë këtij populli farfnjak qe 20 vjet? Pra qe 20 vjet ia humbën edhe optimizmin më të vogël për jetë. Pse a thua, nuk po e dëgjoni ambasadorin amerikan Philip Kosnett, I cili prerazi apelon, për llogaridhënie, ndëshkim dhe konfiskim të pasurive të fituar në mënyrë të paligjshme. Për këtë, ai ka folur qartas, duke dërguar mesazhe të fort ate të gjithë, te institucionet që duhet ta zbatojnë ligjin, te politikanët që abuzojnë me pozitat zyrtare dhe te shoqëria e cila asnjëherë, nuk duhet të rrijë e qetë kundër padrejtësive dhe paligjshmërive?! Ndaj, pse nuk po I dëgjoni këto mesazhe të sinqerta nga miku më i madh i Kosovës. Deri kur duhet ju pushtetarë duhet të hamendsoni dhe të shiqoni vetëm punë tuaja personale e populli të vuaj edhe për bukë goje?!

Megjithatë, për këtë gjendje të mjeueshme të popullit, edhe opozita jonë e ka një “hise”  dhe fajet e veta . Sado që ajo është kundër krimit të organizuar e korrupsionit, por edhe kundër këtyre pushtetarëve, disi ata më tepër në formë teorike po kundërshtojnë, por që praktikisht, sikur edhe ata disi po hezitojnë që të bëhet një kthesë rrënjësore që kjo gjendje të përmirësohet?

Kanë harruar gati plotësisht që pozita dhe opozita votat i kanë marrë nga populli dhe se ky popull vazhdimisht po pret prej tyre që kjo gjendje të sanohet dhe Kosova të eci përpara. Por, jo dhe më kot ky popull i lodhur dhe i dërmuar po pret, sikur po pret “godonë” dhe po pret e kot po pret…

Presidenti ynë Hashim Thaçi në vend se të angazhohet ta zbus këtë gjendje amullie të popullit, ai me daklarat e tij e shtoj pesimizmin e popullit deri në skajshmëri?!

Me të vërtetë populli vazhdimisht po pyetet; a thua, deri kur këta pushtetarë do ta mbajnë peng të ardhmën e Kosovës? Dhe, ky mendim i tyre, ka hyrë thellë në shpirtëroren e tyre. Edhe ai optimizmi më i vogël i tyre se “nesër do të bëhet më mire” është humbur dhe është venitur tërësisht. Dhe, këtë optimizëm në vend se të shtohet, atë vetëmsa e ka rënduar edhe më tepër presidenti ynë Hashim Thaçi i cili me deklaratat e tij; shkëmbim teritoresh, rishikim të kufirit me Serbinë apo ndarje të Kosovës, tërësisht e ka rënduar të ardhmën e Kosovës?!...

Këta politikanë, me sjelljet dhe veprimet e veta, jonjerëzore e joligjore, ndaj këtij populli, po e mbajnë peng të ardhmën e Kosovës. Pra, kjo gjendje e padurueshme është bërë kancer në shpirtin e popullit. E popullit i ka humbur “udha në oborr”. Qe 20 vjet mjerim, deshprim, papunësim, joligjor,jorealitet dhe kurfar prosperiteti,janë fakte reale se ky popull mjaft ka duruar dhe se më nuk është i  gatshëm që këta pushtetarë t’i duroj më!. Andaj don prosperitet të përgjthshëm të këtij vendi dhe të këtij populli.

Popull zgjohu prej gjumit të thellë dhe reago ashpër në mbrojtjen e këtij vendi.Ti je shtylla kryesore e këtij vendi  dhe t’i do të pyetesh gjithmonë për Kosovën tonë të dashur. Zgjohu e mos rri i qetë kundër padrejtësive. Reago dhe kërko drejtësi dhe ligjshmëri. Vetëm ty të takon të reagosh për Kosovën. Ka kaluar koha e princërve e pashallarëve dhe e sheikëve kur kanë vendosur për shtetin. T’i vendos për shtetin sot e gjithmonë. Vetëm ty të besojmë por sipas kushtetutës dhe pavarsisë së saj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat