Çfarë ishte komunizmi në Shqipëri

Opinione

Çfarë ishte komunizmi në Shqipëri

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:03
Skënder S.Kapiti

Komunizmi në Shqipëri ishte  boshllëk shpirtëror dhe ateizëm, Ishte triumfi i humbjeve.

Ekzaltimi dhe entuziazmi i dështimeve

Xhveshje morale, fetare e pasurore.

Antitraditë dhe shkatërrim i patriotizmit, trashëgimisë burrnore e kombëtare.

Ishte detyrim për t’u nështruar dhe servilosur,

Detyrim  për të spiunuar e tradhtuar veten,familjen, klasën, popullin  dhe të drejten e të vërtetën.

Komunizmi ishte depersonalizim i  dinjitetit, ishte  ideologji e sundimit të mendimit të gënjeshtërt. 

Ishte populizëm antipopullor i populistit demagog  e mashtrues.

Komunizmi ishte  internacionalizëm  antikombëtar

Komunizmi ishte  revolucion i dhunshëm  i  cili nuk u ndërpre derisa u këput  dhe dështoi.

Ai mbijetoi mbi tragjeditë, mbi varfërine dhe mbi jolirinë e tmerret që shkaktoi.

Mbijetoi duke rivrarë  të vrarët dhe duke persekutuar deri edhe më besnikët e vet.

 Komunizmi jetoi deri sa konsumoi dhe hëngri vetveten, derisa u shkatërrua vetë,  ai dhe supershteti gjigand që ai ngriti duke  gllabëruar gjithcka

E që kishte ndjellë e mbjellë mjerim, frikë e terror te  populli i cili i shërbeu fatkeqësisht  me besnikëri për 50 vjet.

Komunizmi ishte shtrigë e cila hante  edhe kokat e bijve të vet.

Komunizmi ishte  diktaturë totalitare, intolerance; ishte perjashtimi, ndëshkimi dhe burgosja e deri ekzekutimi i patriotëve, nacionalistëve dhe i “armiqve”, ku armiq të partisë e të popullit ishin edhe komunistë, ata që mendonin ndryshe nga diktatori ,nga pushteti e partia e tij.

Komunizmi ishte ai i cili dhe  pasojat e të cilit shqiptarët po i vuajnë akoma edhe sot,pas 30 vitesh që kur ai vdiq.

Pasi komunizmi  la pas fantazmat e hijet e tij , njerëzit me botkuptimin marksist- leninist, pinjollët e tij,  të cilët vijuan si  “diktatorucët” modern të  partive politike e të pushtetit të cilët  si  oktapodë të krimit e korrupsionit fatkeqësisht e sundojnë akoma kohën, tranzicionin, pseudodemokracinë dhe shtetin shqiptar dhe shoqerine shqiptare  edhe sot.

Dhe nuk dihet edhe përsa kohë apo deri kur më …?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat