As sot demokracia nuk ekziston, sepse qeverisin partitokracitë

Opinione

As sot demokracia nuk ekziston, sepse qeverisin partitokracitë

Nga: Skënder Kapiti Më: 23 maj 2019 Në ora: 21:29
Skënder Kapiti

Populli as nuk sundon dhe as nuk qeveris. Edhe në Demokracinë më të mirë e më të konsoliduar populli vetëm sa bën delegimin dhe kalimin e pushtetit nga njëra parti te tjetra.

Në fund, pas votimit dhe pas fushatës elektorale një mujore ku vetëm atë muaj sikur duket që pushtetin e ka në dorë populli, pas kësaj pushteti bie në dorë të kryetarit të partisë, të partitokratit partitokratik që bëhet kryeministër apo president dhe qeverisin si grup interesi për 4 vite, e ndoshta edhe mund të vijojnë ose edhe mund të zënvëndësohen prej një grupi tjetër interesi me fuqi politike e pushteti për interesa të ngushta personale.

Dhe a nuk është kështu dhe ky realitet në Shqipëri prej 30 vitesh dhe në Kosovë prej 20 vitesh!? Do kisha dëshirë që ndokush me koment edhe ta më kundërshtonte me argumente dhe të më bindëte se nuk është kështu.

Dhe pasi partia apo kualicioni partizan dy apo edhe më gjërë shumëpartik merr pushtetin, pas kësaj fillon distanca e cila bëhet largësi e pushtetit nga populli, harresa dhe braktisja e problemeve, shqetsimeve dhe të halleve të tij.

Pushteti i partisë apo i kualicionit partiak që formon qeverinë ai mendon për pushtetin, për privilegjet e përfitimet që vijnë prej tij.

Pushteti nuk mendon si të qeverisë për interesin e popullit, por mendon vetëm si ta mbajë pushtetin.

Pushteti i politikës shqiptare punon vetëm për pushtetin dhe jo për shtetin, as për shoqërinë dhe as për drejtësinë. Kështu tregon realiteti i demokracisë shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Ndryshimi mes diktaturës një partiake me “demokracinë” pluripartiake është ky: në diktaturën një partiake sundon një parti, ndërsa në diktaturën demokratike sundojnë shumë parti por që fizionomija e pushtetit dhe e qeverisjes nuk ndryshon, pasi pushteti si qëllim mbetet po ai, por në pluripartitokracitë pseudodemokratike pushteti vetëm sa ka ndërruar maskën.

Madje në demokracitë shumëpartiake mashtrimet, gënjeshtrat, hipokrizitë dhe korrupsioni bëhet hapur dhe janë shumë më të madha se sa në diktaturat njëpartiake.

Në demokraci populli mbahet gjithnjë nën tension, sikur dëgjohet liria e tij, liria e protestës dhe fjala e tij, sikur ka media të lira e të pavarura, sikur ka gjyqësor e ligj demokratik, po që realisht ato nuk është e vështirë që të kuptohen dhe zbulohen se ato janë politikisht të ndotuara thellë, të korruptuara, servile dhe shërbëtore të pushtetit.

Madje edhe pushteti i katërt që pretendohet se janë mediet si asnjanëse dhe të pavarura apo si roje e demokracisë, ato janë shumë më të varura dhe shumë më servile e realisht janë mercenare dhe vegla të pushtetit e të partive se sa vetë mediat e gazetat e partive politike.

Ka televizione të ashtuquajtura të pavarura që edhe shikuesi më i thjeshtë e kupton se ato janë proqeveritare dhe propolitike dhe tejet interesaxhije dhe të korruptuara.

Madje mercenarizmi sidomos i mediave në Shqipëri arrin deri atje sa të propagandojë edhe kauza antishqiptare.

Në partitë politike shqiptare nuk ka as aty demokraci të brëndshme.

Kryetarët e tyre janë pashkaqenët e medhenj të partisë të cilët e shfrytëzojnë masën e partisë si masë njerëzore për interesat e tyre dhe të klanit të ngushtë rreth tyre.

Partitë politike shqiptare janë organizata formaliste demokratike pasi në to sundon ligji i ashpër oligarkik i kryetarëve të tyre të përjetshëm, të cilët janë bajraktarët e demokracisë. Individët e partisë si njërëz mendojnë individualisht, por ata e shprehin atë mendim i cili është dhe përputhet me atë të kryetarëve të partive, atë që dëshirojnë kryetarët dhe vija politike e tij.

Ata që mendimin e tyre e deklarojnë lirshëm dhe hapur dhe që nuk përputhet me atë të kryetarit e të kryesisë izolohen, injorohen dhe detyrimisht u imponohet që të largohet nga partia, politika dhe nga pushteti kur partia qeveris. Kjo është “demokracia” partitokratike ekzistenciale sot në Shqipëri e Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat