A kalon ditë pa u shfaqur ndonjë skandal i radhës nga udhëheqja e PDK-së?!

Opinione

A kalon ditë pa u shfaqur ndonjë skandal i radhës nga udhëheqja e PDK-së?!

Nga: Hafiz Shala Më: 24 maj 2019 Në ora: 00:06
Hafiz Shala

Se Kosova u çlirua nga Serbia me ndihmën e NATO-s, tani është e përfunduar, por, assesi nga Partia Demokratike e Kosovës.

A ka ndonjë anëtar të lartë të kësaj partie që është në pushtet e që nuk është i akuzuar për afera korruptive, kriminale dhë veprime antishtetërore?!

Klani “ Pronto” që nga paraqitja e tij publike jep një dëshmi të fortë dhe një pasqyrë të vërtetë, se kjo parti hajduto-kriminalo-tradhtare, po i qëndron barrë e rëndë në kurrizin e dërrmuar të popullit shumicë të Kosovës, e cila nëse nuk ndërmerren hapa radikalë, këta maskarenj as që ju shkon mendja të largohen nga pushteti duke dhënë dorëheqje si akt moral. Po, a kanë moral këta njerëz të cilët, kur nuk kanë frikë, këta, nuk kanë të ndalur.

Kryeparlamentari pa pikë turpi as përgjegjësie institucionale, provon të shes pollavra duke u “mbrojtur” me thirrjen në organet gjyqësore e prokuroriale të Republikës së Kosovës!

I tërë populli i Kosovës dhe ai shqiptar në përgjithësi e dinë se këto organe të drejtësisë i keni vendosur ju në këto poste, i kontrolloni, i shantazhoni dhe ju dirigjoni se kush, kur dhe si e sa të dënohet, respektivisht anëtarësia e tyre të amnistohet.

Sillej si zorra në prush sepse u zu me “pelë përdore” siç thotë populli e tani, skuqet e nxihet, sepse haramit i ka ardh fundi dhe kupa e stërmbushur po derdhet dhe nuk e dinë kush se ku do të ndalet.

Mos po pritet që prokurori i shtetit Aleksandër Lumezi të urdhërojë prokurorët të bëjnë hetime ndaj kupolës së krimit dhë të hajnisë, të cilët si të lënduar dhe më akuza sa duket shumë të bazuara këtë njeri qëllimisht e vendosën në krye të prokurorisë së shtetit, i cili sipas deklaratave të shumë njohësve të të kaluarës së tij, ky nuk është i kualifikuar për këtë punë.

Pra, klani “ Pronto”, nuk e ka ndërmend të tërhiqët nga veprimet dhe sjelljet, me të cilat në çdo mënyrë don që të qëndrojë në pushtet me çfarëo çmimi qoftë edhe në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kryeparlamentari, sikur të ishte i pastër dhe i ndërgjegjshëm, ai duhet të jepte dorëheqje dhe t’i hapte rrugë drejtësisë që ta kryejë punën e saj dhe të pres verdiktin në mënyrë që të ngritën procedura hetuese edhe ndaj personave të tjerë në organet e shtetit që qytetarët të bindën së të gjithë janë të njëjtë para drejtësisë ejo të jetë drejtësi seleksionuese, sipas posteve të pushtetëmbajtësve.

Pra, udhëheqja e partisë demonkratike e Kosovës është pengesa kryesore e funksionimit, të zhvillimit dhe përgjegjëse kryesore për politikën shtetërore, e cila që nga kryetari i shtetit i dalë nga kjo parti, me veprimet e tij që nga ardhja në poste të ndryshme, ka punuar kundër interesave të Kosovës deri të copëtimi i saj dhe krijimi i Serbisë së Madhe, sipas idesë së Vuçiqit bashkë më ndihmaqaret tjerë që i kemi përmend shpesh në të gjitha portalet kosovare.

Kjo parti, duhet të largohet nga skena politike dhe jo vetëm që të trasformohet, por edhe emrin ta ndërrojë, sepse ka mbetë si dele e zezë në kuadër të partive tjera politike të Kosovës anipse edhe disa të tjera në shumë raste janë të përfshira në korrupsion përmes tenderomanisë deri të kushtëzimi i hapjes çdo biznesii kushtëzuar me haraq. Por, kjo është kampione në këto dukuri që po ia humbin autoritetin dhe respektin e shtetit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Nëse ka mbet ndonjë anëtar i kësaj partie i pa përfshirë në këto punë të pista, le ta formojnë ndonjë subjekt tjetër politik, por jo më këtë ëmer prapa të cilit fshehën si demokratë a në të vërtetë janë puro socialist të ideologjisë së Enver Hoxhës dhe simotër e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Nuk ka përparim, funksionim dhe zhvillim të Kosovës përderisa kjo parti fatëzezë për Kosovën është e përfshirë në organet e shtetit qoftë edhe deputetët e saj me sjelljet obstruksioniste, demagogjike shtetëshkatërruese të dirigjuar dhe kontrolluar nga udhëheqja politiko partiake jashtë përgjegjësisë dhe ndërgjegjës së deputetit, të cilit ia pamundësojnë të sillet si përfaqësues i popullit e jo i partisë.

Shteti është në rrezik si asnjëherë më parë. Heshtja dhe mosveprimi tani nga vetë sovrani, do të jetë e rrezikshme dhë e pafalshme.

Shtrohet pyetja: a ka njeri të gjallë në këtë shtet që mund të heshtë e mos të reagojë dhe t’u kundërvihett në mënyrë të sinqertë dhë të vendosur që të ndërpritet ky trend shkatërrues i shtetit.

Kryeparlamentari me kllapën e tij nga Partia Demonkratike, janë ata që po i shtyjnë qytetarët të rinjë e të vjetër që të largohen nga Kosova. Nuk kanë ardhmëri, nuk kanë siguri se nesër do të bëhet mirë. Nuk kanë prova për këtë, janë të dekurajuar dhë të pashpresë. Nuk ka shpresë me këtë kupolë të krimit.

O popull, para së të vendosni të largoheni, largojini këta të pafytyrë, të pamëshirë e të pashpirtë.

Këta le të largohën, ndërsa ju qëndroni në vendin tuaj sepse, këta e kanë siguruar jetën e tyre edhe pse të pistë, e ju do të vuani edhe më tej. Këta, nuk janë në pushtet për juve, por për vete.

Duhet të marshohet drejtë Prishtinës sikur në vitin 1989 dhe aty të qëndroni derisa këta të largohen nga pushteti qoftë edhe me grevë urie si masë e fundit më e fuqishme që të liroheni përgjithmonë nga këta dhe t’u tregoni të tjerëve të cilët pretendojnë ta marrin pushtetin se po që se mashtrojnë, rrejnë dhe e keqpërdorin pushtetin, do t’i gjejë fati i njëjtë. Është më se i nevojshëm një hap i këtillë për ta ndalë të keqën dhe fundosjen e Kosovës.

Kur këta nuk kanë moral, ju duhet t’iu tregoni se të pamoralshmit nuk mund të vijnë në pushtet.

Vetingu të niset menjëherë që t’u ndërpritën rrugët e njerëzve të këtillë dhe të pastrohen të gjitha institucionet shtetërore nga të deritanishmit me largimin e tyre të pakthim. Nuk ka rrugë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat