Shqiptarët me të drejtë vote brenda BE-së duhet të dalin masivisht në zgjedhje europiane

Opinione

Shqiptarët me të drejtë vote brenda BE-së duhet të dalin masivisht në zgjedhje europiane

Nga: Besnik Kelmendi Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:09
Besnik Kelmendi

Nga e enjtja deri të dielën këtë javë mbahen në 28 vendet e Bashkimit Europian zgjedhjet  direkte për Parlamentin e Europës. Zgjedhësit japin votën e tyre  në pjesën më të madhe të vendeve  të dielën e ardhshme, me datën 26 maj , por  Holanda voton me 23,  Irlanda me 24,  Çekia me 24 e 25 maj, kurse Malta e Letonia me 25.05.19.

Bashkimi Europian është para sfidave të mëdha dhe të shumëllojta. Asnjëherë në historinë e tij ai nuk është përballur me vështirësi kaq të rënda si në vitet e fundit. Liria, mirëqenia, siguria dhe paqja e tij janë vënë seriozisht në pikëpyetje. Armiqtë  e BE-së  janë të shumëllojtë, ata bëjnë prognoza të zymta për të ardhmen e saj. Këtë gjë nuk e bëjnë për herë të parë. Qysh në kohën e krizës së madhe financiare ata patën parashikuar  rënjen e euros, por euro nuk ra, ajo ende ekziston si monedhë e shëndetshme e tregut të brendshëm europian. Ata nuk janë vetëm jashtë.

Armiqtë më të mëdhenj  janë padyshim brenda dhe synojnë pushtimin e parlamentit të tij. Forca të ndryshme nacionaliste, euroskeptikë, populistë dhe ekstremistë të djathtë, por edhe të majtë gjithnjë e më me forcë flasin dhe veprojnë kundër BE-së. Jo vetëm në Britani të Madhe synohet të dërgohen në PE  kundërshtarët më të vendosur  të   BE-së. Edhe në Gjermani  Alternativa për Gjermaninë e njohur më mirë me akronimin AfD do  të dërgojë delegatët e saj në PE në mënyrë që ata atje  të punojnë brenda tij  kundër BE-së sipas shembullit britanik.  Maimilian Krah eurokandidat i AfD-së në një intervistë për shtypin gjerman thoshte këto ditë se  Papa Franciskun për shkak të qëndrimeve të tij ndaj migrantëve e mban në rastin më të mirë për postkatolik, kurse si modelk a ministrin e brendshëm të Italisë Matteo Salvini. I pyetur se përse atëherë do të bëhet deputet i Parlamentit Europian ai thotë se „Europën mund ta ndryshosh nga brenda. Këtë gjë e ka treguar bie fjala Nigel Farage. Ai shkoi në Bruksel për ta nxjerrë Anglinë nga BE.-ja. Kushdoqoftë që do ta ndryshojë BE-në, ai këtë gjë mund ta bëjë vetëm nga brenda.“ Ja, Nigel Farage edhe një model tjetër për kundërshtarin gjerman të BE-së, i cili ngrit në qiell agjendën antieuropiane të  anglezit.AfD-ja  fillimisht kërkoi bahkëpunim me bashkëmendimtarët në lindje, në Poloni, Çeki, Hungari, Sllovaki, tani ajo ka edhe një fraksion perëndimor me Salvinin, Le Penin, Strache-n, finlandezët e Partinë Popullore daneze. Kundërshtarët e BE-së janë kundër sigurimit të kufijve të jashtëm të BE-së, kundër një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë nga ana e BE-së, dmth. edhe kundër Ushtrisë Europiane.

Ata, kështu thonë,  nuk duan një perandori neonapoleonike. Kundërshtarët e BE-së e thonë hapur se politikën e Putinit e shohin me dashamirësi të madhe dhe respekt, pavarësisht se kjo politikë prodhonë luftë në Ukrainën Lindore dhe zhvendos kufijt e Rusisë në Krime në kurriz të fqinjit të saj. Deri më tani forcat nacionaliste në Europë nuk ia kishin dalë të krijonin një koalicion të madh në PE për shkak të kundërthënienve të brendshme. Mirëpo së voni  nën udhëheqjen e Matteo Salvinit  është krijuar një fraksion i ri i djathtë ku bëjnë pjesë veç Legas së tij edhe Asambleja Kombëtare e Marine Le Pen-it, Partia e Lirisë e holandezit  Geert Widers, finlandezët, Partia Popullore daneze, Partia e Lirisë e Austrisë  e Strache-së(FPÖ) dhe natyrisht AfD-ja gjermane. Salvini dhe Strache u përpoqën ta kthenin në anën e tyre kryeministrin hungarez Viktor Urbanin dhe Fidesz-in e tij. Gjithë kjo luftë kundër BE-së bëhet nën parullën  kundër cntralizmit të Bashkimit Europian. Në anën tjetër centralizmi dhe militarizmi rus ata nuk i pengon . Heinz-Christian Strache në këmbim të mbështetjes ruse ishte i gatshëm  për t’u dhënë lehtësira në fushën e investmeve njerëzve të Putinit, madje edeh duke ua lënë në dorë edhe gazetën më të madhe austriake „Kroner Zeitung“. Kryetarja e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer doli në krah të kancelarit austriak Sebastian Kurz që e prishi koalicionin me Partinë e Lirisë së vicekancelarit Strache, të cilin e detyroi të dorëhiqet. Poashtu Kramp-Karrenbauer në kongresi  federal të sidnikatave CDA tha se të gjithë duhet të punojmë për  një Europë  të sigurt, sepse lufta nuk është larg BE-së.

Ajo është në Ukrainën Lindore,në Krime, etj. edhe udhëheqësi i listës së Partive Popullore Europiane, kandidati më serioz për të zënë vendin e Presidentit të tanishëm të Komisionit Europian Jean-Claud Juncker gjermani Manfred Weber në programin e tij ka pikërisht ruajten e mirëqenies dhe të lirisë, sigurinë dhe  ruajten e paqes në Europë. Ai tha në hapjen e fushatës zgjedhore në Münster me 27 prill se BE-ja ka nevojë për një ushtri europuane që ruan kufijt të tij të jashtëm. Ndër prioritet e tij si president i ardhshëm i Komisonit Europian janë edhe  zvoglimi i aparatit byrokratik të BE-së, nxjerrja jashtë përdorimit të një varg ligjesh të vjetruara dhe masterplani për shërimin e kancerit. Në të njëjtën linjë në fushatën zgjedhore në rajonin e Ruhrit gjashtëmilionësh është shfaqur edhe europarlamentari dhe kandidati i serishëm për Parlamentin Europian, miku im Denis Radtke. Duke qenë anëtar i shtabit të tij zgjedhor e di se sa e vendosur është CDU-ja e kancelares  Angela Merkel për  një Bashkim Europian të fortë e të shëndetshëm.

Pas 50 vitesh Gjermania përmes Manfred Weber-it mund të marrë timonin e BE-së në këtë periudhë sfidash e prioblemesh të mëdha. Qeveria gjermane këto ditë edhe zyrtarisht i kërkoi Bundestagut që të votojë për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Komisioneri europian Oetker para më tepër se një jave tha se Shqipëria duhet të jetë krenare me miken e saj të madhe Gjermaninë.  Njeri nga miqtë gjermanë në Parlametin e ardhshëm Europian është dhe Dennis Radtke, i cili gjithmonë ka votuar pro Shqipërisë dhe Kosovës kurdoherë që është votuar për to në PE. Shqiptarët në rajopnin e Ruhr-it (Ruhrgebiet) të dielën duhet ta hedhin votën për të, kurse ata në Bavari duhet të mbështesin me votën e tyre njeriun më të rëndësishëm në BE pas 26 majit, Manfred Weber-in. Nuk janë pak shqiptarë në shtetet e BE-së që e gëzojnë të drejtën e votës.  Ata duke filluar nga e enjtja në Holandë duhet të dalin masivisht në votime dhe të japin votën e tyre për Partitë Popullore Europiane, listën e të cilave e udhëheq Manfred Weber-i. Është një moment historik që duhet shfrytëzuar. 

Në pesë vitet e ardhshme do të vendoset fati i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Me Manfred Weber-in në krye të Komisionit të BE-së dhe miq të tillë si Dennis Radtke në Parlamentin Europian gjithçka do të jetë më e lehtë për ne shqiptarët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat