Ja pse protestohet vazhdimisht në Shqipëri

Opinione

Ja pse protestohet vazhdimisht në Shqipëri

Nga: Skënder Kapiti Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:38
Skënder Kapiti

Protestat: Viti ’97 Berisha  ik, viti 2005 Nano ik, vitet 2009-’13 përsëri Berisha ik,  edhe  sot Rama ik!   

Shqipërinë e ka qeverisur dhe sunduar në këto 30 vite tranzicion pushteti recidiv, pushteti i cili perserit vazhdimisht  dhe ka akoma të njëjtat huqe, të njëjtën qëllim e fizionomi  e që janë: korrupsioni, krimi, vjedhja, papërgjegjshmëria, ligësia, injoranca dhe antikombëtarizmi.

I gjithë tranzicioni 30 vjecar në Shqipëri: paqëndrueshmëri, papërgjegjshmëri, krim, vjedhje e hajdutëri politike; autokraci, trafikim qëniesh njerëzore, drogë e korrupsion; papunësi e varfëri, padrejtësi, pasiguri  e moszhvillim, matrapazllëqe dhe pazare  të ulta dhe amorale krimi e korrupsioni politik  e juridik.

Dhe shqiptarët ikin dhe vetëm sa  largohen nga Shqipëria. Ka tridhjet vite që shqiptarët protestojnë për lirinë, për drejtësinë, për mirëqënien, për demokracinë, për integrimin  dhe për  “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Shqiptarët në Shqipëri votojnë për demokracinë, por demokracia atyre si zgjidhje u ka ofruar gjithmonë regjim dhe qeverisje jo publike e jo kombëtare, por qeverisje korrupsioni, partizane e private; qeverisje kryeministrore personale, oligarkie e autokracie;qeverisje e pushtet hajdutërie, korrupsioni, tradhtie  e papërgjegjshmërie ekstreme gjatë gjith këtyre viteve të tranzicionit.

Prandaj protestuesit gjithnjë kanë protestuar kundër kryeministrave, sepse në Shqipëri me kryeministrin identifikohet edhe partia që merr pushtetin, edhe qeveria, edhe antiligji, edhe antishteti, edhe korrupsioni, edhe padrejtësia, dhe pra, prandaj protestuesit kanë kërkuar gjithnjë në këto 30 vite, si dje dhe  më  parë Berisha ik, pastaj edhe  Nano ik, dhe kërkojnë edhe sot Rama ik.

Asgjë nuk ka ndryshuar në Shqipëri  por vetëm se pushteti  vetëm sa është ndërruar, por që gjithmonë pushteti  mbeti pushtet recidiv, pushtet i cili vetëm sa ka përsëritur huqet e veset e krimit, korrupsionit, padrejtësisë dhe të vjedhjeve dhe që askush nuk u ndëshkuar prej pushtetarëve.

Prandaj qeverisjen, pushtetin, zullumin dhe korrupsionin protestuesit shqiptarë pavarësisht se cilit krah politik i përkasin dhe kundër cilit kryeministër  kërkojnë që ai  të ikë, ata si të përbashkët kanë pasur, kanë spikatur dhe e kanë identifikuar gjithmonë si shkaktarë  dhe kanë  protestuar  kundër  njëshit, kundër  autokracisë kryeministrore, kundër republikës kryeministrore, kundër korrupsionit kryeministror dhe kundër  hajdutërisë politike e  qeveritare.

Dje protestohej: “Berisha ik”, “Nano ik”, protestohej me të drejtë kundër krimit, autokracisë, kundër hajdutërisë e korrupsionit.

Por  edhe sot kërkojnë  dhe protestojnë për të njëjtat arsye  edhe  “Rama ik”!  

Pra krimi politik, korrupsioni dhe krimi e hajdutëria elektorale, krimi e korrupsioni për pushtet, vjedhja e grabitja   e parasë publike, e pasurive të shqiptareve dhe të pasurive kombëtare janë sëmundje  dhe normale e norma monotonike që e karakterizojnë politikën dhe politikanët shqiptarë. Prova që verteton këtë është realiteti dhe mënyra e tillë se si ata e kanë qeverisur dhe sunduar në këto 30 vite tranzicion Shqipërinë, shtetin dhe shoqërinë.

Pra cili është  problemi politik në Shqipëri: ky ik, e ky tjetri eja dhe përsëri  po ky që vjen duhet të ikë me protesta. Dhe kjo  është bërë   si një telenovelë bajate “Ik e eja,por po përsëri mashtrimi e  korrupsioni, po përsëri hajnija, po belaja e po hataja” që nuk po u ndahen shqiptarëve. Pra  problemi për shoqërinë  është: kush të vijë ?! Ky është problemi që kanë pasur gjithmonë shqiptarët, problemi se kush të qeverisë e të drejtojë shtetin, shoqërinë dhe ligjin në Shqipëri. Kjo sepse në Shqipëri nuk qeveris ligji, as drejtësia dhe as demokracia por “Maliqi”, korrupsioni dhe padrejtësia.

Shqiptarët të mashtruar, të lodhur, të raskapitur, të papunë, të varfër e të tradhëtuar nga politika dhe nga ligji e drejtësia vetëm sa largohen dhe ikin, por që nuk ikën as nga pushteti dhe as nga politika ata të cilët shqiptarët  kërkojnë që t’i largojnë, por po ikin vetë shqiptarët.

Po ikin të papunët, të varfërit; po ikën rinia studentore, po ikin prej padrejtësive,prej krimit,prej papunësisë prej humbjes së shpresës.

Shqiptarët vazhdojnë të ikin për t’i shpëtuar padrejtësisë, për t’i shpëtuar depresionit dhe stresit, vuajteve dhe pasigurisë.

“Demokracia” shqiptare  vetëm sa ka bërë zëvëndsimin, ka ikur një palë dhe ka ardhur një palë tjetër në pushtet, por që asgjë nuk ka ndryshuar, por madje vetëm sa gjithnjë ato kanë përkeqësuar.

Tregues i këtij përkeqësimi është fakti se sot, pas 30 vite paskomunizëm  90% e shqiptarëve nuk besojnë te drejtësia, dhe 84% kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Nga pushteti, nga politika dhe nga Shqipëria duhet të ikin ata prej të cilëve ikin shqiptarët.

Por ata nuk ikin vetë, por duhet populli, sovrani  që t’i dëbojë.

Dhe nuk duhet që të ikë populli prej padrejtësive, prej krimit dhe korrupsionit të politikanëve e pushtetarëve të tij sepse atdheu dhe Shqipëria e Kosova janë të shqiptarëve dhe jo të zullumqarëve, jo të hajdutëve e as të tradhtarëve pushtetarë e politikanë.

 

                Protestat në Shqipëri dhe ndikimi i tyre në Kosovë

Protestat e shqiptarëve në Shqipëri si dikur Berisha e Nano ik dhe ato të tanishme Rama ik, janë dhe kanë shërbyer dhe shërbejnë edhe në të mirë të Kosovës. Kjo për disa arsye: pasi një politikë dhe një pushtet i keq dhe të dëmshëm  për Shqipërinë; politikë e pushtete të cilat e mbajnë Shqipërinë peng për moszhvillimin e Shqipërisë; që e mbajnë peng dhe në paqëndrueshmëri politike Shqipërinë, dhe të zhytur në krim e korrupsion; si politika e pushtete të cilat janë autorët që Shqipërinë e kanë damkosuar si vënd problematik me eksportin e krimit dhe të drogave; si pushtete e politika të cilat e detyrojnë popullin  shqiptar që të marrë rrugët e eksodit; si një vënd problematik me drejtësinë dhe me mosfunksionimin  shtetit ligjor; një pushtet dhe një politikë e tillë kurrë nuk mund të jenë të interesuara për Kosovën, as për shtetndërtimin e saj dhe as per konsolidimin e demokracisë dhe të integrimit të Kosovës në BE. Dhe një politikë e pushtet problematik për shqiptarët dhe për Shqipërinë as që mund ta ndihmojnë Kosovën dhe as cështjen shqiptare në tërësi.

Por të kundërtën po, pasi një gjëndje e tillë negative permanente në Shqipëri ka ndikuar për keq në Kosovë qoftë si shëmbull për politikën dhe për qeverisjen atje, por më shumë edhe si pengesa e dëme të mëdha që i kanë sjellë Kosovës. Prandaj cdo politikë dhe pushtet i dëmshëm dhe i keq në Shqipëri të cilin e largon populli shqiptar në Shqipëri, qoftë  me votë, apo ashtu edhe me protesta paqësore pa dyshim se është edhe në të mirë të Kosovës.

Duhet protestuar kundër “stabilokratëve” dhe kundër stabilokracisë politike të krimit, hajdutësrisë dhe korrupsionit.

Nuk mund të justifikohet dhe as që të durohet politika e keqe e krimit, korrupsionit dhe e tradhëtive publike e kombëtare nën justifikimin e stabilitetit edhe poqese atë mund ta mbeshtesin struktura dhe qarqe politike qoftë edhe nga BE-ja.

Nga “stabiliteti” komunist 50 vjecar  i diktasturës është parë tashmë se cfarë traumash e tragjedish u erdhën Shqipërisë dhe shqiptareve.

Dhe po ashtu shikoni se cfarë ka pësuar Shqipëria edhe nga stabilokracia dhe stabilokratët  e korrupsionit dhe te krimit politik dhe  të drejtësisë  sot. BE-së nuk është se i  bëhet shumë vonë për atë se cfarë vuajnë e pësojnë shqiptarët , pasi ata nuk është se pësojnë gjë nga stabilokracia e korrupsionit në Shqipëri e Kosovë.

Por atyre u mjafton vetëm standardi i stabilokracisë , mjafton që ata të mos kenë kokëcarje e shqetësimne për veten e tyre, dhe madje nuk e kanë për asgjë që edhe të kenë preferenca e “simpati” të veta personale për pushtetin, për politikanë, për  qeveritarë  e kryeministra stabilokratë specifikë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat