Demokracia në rrezik në zgjedhjet Evropiane le të fitojnë forcat demokratike

Opinione

Demokracia në rrezik në zgjedhjet Evropiane le të fitojnë forcat demokratike

Nga: Ejup Berisha Më: 26 maj 2019 Në ora: 00:14
Ejup Berisha

Europjane le të fitojnë forcat demokratike. Ka kohë që Demokracia është në rrezik jo vetëmse këtu te ne por edhe anembanë nëpër botë. Ne shumë më herët e kemi sulmuar pamëshirshëm dhe me këtë rast kemi arritur që ta mbysim dhe e kemi varrosur për së gjalli demokracinë ndërsa në Europë tanimë ajo është shumë e dobësuar dhe do të thoja dhe e sëmurë.

Derisa te ne e sulmonin demokracinë gatise të gjithë nga Europa vinin sygjerime dhe rekomandime si dhe udhëzime se si ti ndalim sulmet ndaj saj dhe me këtë rast ata apelonin për bashkpunim dhe bashkim mes neshë në emër të përpjekjeve për demokraci. Ndërsa tanimë kur edhe atje në mesin e europjanëve demokracia është në rrezik ne nuk na mbetet asgjë tjetër përpos që të kthehemi e tua lajmë borxhin dhe tu rekomandojmë dhe sygjerojmë europjanëve që ta ruajnë dhe forcojnë demokracinë e mos të lejojnë që tu vdes ajo atje sikurse që na ndodhi neve këtu në Gadishullin e Ballkanit. Këtu te ne gatise të gjithë e kanë sulmuar dhe vazhdojnë ta sulmojnë pamëshirshëm demokracinë gjë që nuk paraqet ndonjë risi apo dhe befasi për ne por kur po e shoh se si në Europë disa forca antidemokratike ashpër po e sulmojnë ate atëher kjo është një risi dhe befasi e pakëndëshme jo vetëm për europjanët por edhe për ne këtu në Gadishullin Ballkanik.

Vlenë të pyesim se si është e mundur të ndodh një gjë e tillë dhe atë mu atje ku demokracia gjatë kohë pati gjetur truall shumë të përshtatshëm dhe ambient adekuat për zbatim. Demokracinë pra duhet zbatuar me akte e veprime si dhe me punë konkrete në praktikë. Te ne fatkeqsisht Demokracia ishte foshnje e vdekur mu në barkun e nënës së saj, ajo pra kurrë nuk lindi por menjëherë u varros dhe iku nga kjo botë. Kjo ndodhi kështu pasiqë bartës të proceseve të demokratizimit të shoqërisë dhe të shtetit ishin fëmijët si dhe nipërit e mbesat e armiqëve më të përbetuar të demokracisë Komunistëve.

Këta u vunë në radhët e para të lëvizjeve për liri dhe demokraci me qëllim dhe strategji që të mos mund të vijnë në shprehje individ demokrat të vërtetë në shoqëri dhe shtet krejt kjo që ata të parët akoma ta ruajnë ndikimin mbi proceset politike si dhe proceset e tjera shoqërore. Këta të dytët do ta instalonin dhe zbatonin demokracinë ndërsa të parët filluan vetëmse të flasin për të e jo edhe ta zbatojnë në praktikë atë. Demokracia është e gjallë dhe bëhet e dukshme vetëm nëse zbatohet në jetën e përditshme e nëse nuk ndodh kjo gjë ajo pra është e vdekur. Ne këtu te ne siç thashë ka kohë që e kemi mbytur dhe e kemi varrosur fshehtazi Demokracinë e në Europë në trollin ku para shumë kohësh u ngjall dhe zbatohej në masë shumë të madhe demokracia atje kanë filluar veprimet e para të sulmeve ndaj saj. Janë këto forca të ndryshme politike me orientim nacionalist të cilat janë fuqizuar shumë edhe nëpër shtetet më demokratike të Europës dhe po mundohen që ta marrin kontrollin jo vetëmse ndaj shoqërisë por edhe ndaj institucioneve shtetërore dhe publike. Prandaj nuk duhet lejuar që demokracia të bie në duart e këtyre forcave jo demokratike sepse Europën do ta shëndrrojnë në arenë përplasjesh, përleshjesh, konfliktesh dhe luftërash në vend të forcimit të bashkpunimit, solidaritetit, përparimit dhe zhvillimit në Europë. Unë rregullisht po e përcjell debatin politik në Europë dhe po e shoh se atje po zhvillohet betejë shumë e ashpër mes ithtarëve të demokracisë dhe atyre që janë kundër saj.

Kjo është beteja për atë se europa athua do të mbetet në rrugën dhe kursin e Demokracisë lirisë dhe barazisë, apo do tu lejohet forcave nacionaliste dhe atyre të ekstremit të djathtë që ta marrin pushtetin e me këtë edhe kontrollin dhe ndikimin ndaj politikës dhe demokracisë me ide që të vazhdojnë për ta sulmuar dhe paralizuar atë.Kjo me qëllim që një ditë ta varrosin demokracinë europjane dhe ta kthejnë sistemin autokratik në Europë pas disa dekadash të funkcionimit të sukseshëm të demokracisë me të gjitha ato mangësi dhe sfida që e përcjellnin si zakonisht ate.

Prandaj i lus të gjitha forcat demokratike europjane që të mblidhen gjithandej nga janë dhe nga nuk janë dhe të votojnë për Europën e bazuar në idenë themelore të saj ë për bashkim, unitet përparim, zhvillim si dhe solidaritet. Dua që në zgjedhjet europjane që po zbatohen këtyre ditëve të ngadhnjejnë forcat demokratike e jo ato autokratike sepse kjo do të thotë sulm ndaj Demokracisë lirisë dhe unitetit europjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat