Liri a vdekje! Me 30 qershor epilogu i Edi Ramës si fati i Ali Pashës

Opinione

Liri a vdekje! Me 30 qershor epilogu i Edi Ramës si fati i Ali Pashës

Nga: Azgan Haklaj Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:55
Azgan Haklaj

"Diktatorët e sundimtarët janë nxënësit më të këqinjë të historisë" thoshte Tolstoi i madh.
"Një popull që nuk lufton për lirinë nuk e meriton atë" na ka lanë si postulat presidenti i SHBA Franklin.
"liria vjen nga gjaku i heronjve e tiranëve" është shprehja lapidare e presidentit Tomas Xhaferson.
Liria është në ADN-në e Kombit Shqiptar.
Ky virtyt e ndjenjë kaq sublime i ka shoqëruar shqiptarët përgjatë rrugës së tyre të gjatë të historisë, nga Epoka Ilire e deri në ditët tona.
Në emër të lirisë Aleksandri i Madh marshoi në zemër të Perandorisë Persiane deri në Indinë e largët duke përmbysur kudo fronet e parandorëve e despotëve tiranë.
Në emër të lirisë Pirro i Epirit kapërceu detin e u hodh në Gadishullin Apenin.
Ishte kjo ndjenjë që e bëri Teutën të hidhej si shqionjë mbi legjionet romake.
Ishtë kjo ndjenjë që udhëhoqi Gjergj Kastriotin në betejat e tij dhe bëri që fushat e malet e Atdheut Tonë ti vadiste me gjakun e hordhive otomane.
Oso Kuka dhe Zhuj Selmani u vetmohuan për lirinë dhe Atdheun e tyre.
Mic Sokoli e Sef Kosharja të Epokës së lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit janë dëshmitë më autentike të sakrificës sublime në emër të lirisë.
Në emër të saj dhanë jetën mijra djem dhe vajza shqiptare për çlirimin e Kosovës.
"Më e shtrenjtë së jeta ime, më e shtrenjtë se familja imë është Atdheu Im thoshte Aristoteli"
Familjet emblematike Jasharaj dhe Haradinaj e bënë realitet këtë sentencë të filozofit të lashtë.
Qindra familje të Kosovës u shuan me rrënjë e me farë për realizimin e ëndrrës 600 vjeçare, për liri e pavarësi.
Në shekullin e 21-të Kryeministri Edi Rama i ulur në fronin e përgjakur të klaneve mafioze e kriminale ka veshur kostumin e zi të Despotit dhe është betuar të marrë në dorën e vet me 30 qershor edhe pushtetin lokal e të vetëpagëzohet Kalif i Shqipërisë.
Kjo deshmon jo vetëm faktin se Ai është një nxenës i keq i historisë por më tej akoma një karrikaturë e shëmtuar e despotëve të mesjetës, biografia e të cilëve është stampuar tashmë në librat e historisë, si një kujtim i hidhur i historisë së popujve.
"Ti bësh hesapet pa hanxhinë" thotë një fjalë e urtë popullore.
Nëse Rama do ti njihte sadopak shqiptarët nuk do të shkonte në arenë, ku e pret një betejë e cila është e humbur që në fillim.
Ai është demi i zi i harbuar i bindur në plotëfuqinë e tij, matadori është populli shqiptar, i cili në njërën dorë mban shpatën e drejtësisë e në tjetrën Flamurin Kuqezi.
Atë flamur me të cilin Kryetrimi Gjergj Kastrioti e ushtria e ti u përballën 575 vjet më parë me 29 qershor 1444, në fushën e Torviollit me hordhitë turke të Ali Pashës.
Arbërorët e Gjergj Kastriotit ( Skënderbeut)
masakruan ushtrinë pushtuese dhe i hoqën spaletat e arta gjeneralit turk në një betejë që ka hyrë në analet botërore të artit ushtarak.
Atë ditë luanët komanduan luanë shkruan me të drejtë Herodoti i Historisë Shqiptare, Barleti ynë i madh.
Ali Pasha ju betua atëherë Sulltanit të tij se do ti jepte fund me zjarr dhe hekur qëndresës shqiptare dhe ëndrrës së tyre për liri.
Shtrohet pyetja:
Në emër të kujt shkon Edi Ram Pasha në betejën e 30 qershorit ?
Një gjë është e qartë si drita e diellit:
Bajlozi i krimit e korrupsionit zbret në fushën e mejdanit në një betejë sfiduese për jetë a vdekje me urdhër të Car Putinit - Sulltan Erdoganit -Krajl Aleksandrit të Beigradit e të qarqeve shoviniste e antishqiptare të Ballkanit.
Pasi Europa i vuni kufirin tek thana Rama dhe klika e tij kriminale duan të shpallen me 30 qershor sundimtar të plotëfuqishëm të Shqipërisë.
Koha e përballjes përfundimtare me popullin shqiptar të udhëhequr nga opozita e bashkuar po vjen.
Kryeministri kërkon ta shndërrojë maskaradën e ditës së zgjedhjeve në një plebishit groteks për të përjetësuar sundimin e tij barbar e horror, ndërkohë opozita i ka nxjerrë kartonin e kuq.
Ikja e tij është e panegociueshme dhe shqiptarët kanë 100 arsye për ta larguar e për ti bërë gjygjin siç i ban çdo komb i qytetëruar me despotet e tij.
Edi Rama është pengmarrësi i shtetit të së drejtës, shkatërruesi i institucioneve kushtetuese, paralizuesi i drejtësisë, kapsi i prokurorisë, grabitësi i lirive e të drejtave të njeriut, grabitësi i pronave publike e private, shitësi i pasurive kombëtare, dhunuesi i opozitës e me në fund ka nxjerrë në tregun e zi interesat e Atdheut e sigurinë e tij kombëtare.
Shqiptarët kanë treguar mëse njëherë në historinë e tyre se edhe në momentet më të vështira e të pashpresa dinë të ngrihen në këmbë me fuqi hyjnore nën moton:
"Ja vdekje ja liri", e ti dalin zot fateve të tyre.
Kështu ka ndodhur në Motin e Madh të Arbërit, në Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Epokën e Pavarsisë, në Luftën e Dytë Botërore, në Luftën për çlirimin e Kosovës 20 vite më parë.
Opozita e ka demonstruar mëse njëherë forcën e plotfuqishme të Popullit Shqiptar në demonstrimet e saj referendare paqësore.
Me slloganin Rama Ik opozita ka identifikuar kapon e krimit e të korrupsionit, kumbarën e eskobarëve e toto rinëve shqiptar, njeriun e sponsorizuar nga mafia, për ti dhanë asaj pasuritë kombëtare, pushtet të pakufizuar dhe iminitet politik dhe ligjor.
Largimi me çdo çmim i Ramës është alfa e aksionit politik dhe e programit të saj.
Për këtë qëllim opozita shqiptare kërkon të rikthejë institucionin e votës së lirë, i cili është gurëthemeli i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës, gjeneratori i reformave dhe i progresit, si ideali dhe qellimi madhor i popullit sovran.
Dosja e zezë e krimit dhe korrupsionit e kryeministrit dhe bandës së tij qeverisëse është kopsitur tashmë nga Partia Demokratike dhe ekspertët e saj përmes një pune të mundimshme e të saktë 6 vjeçare.
Një mal me skandale krimi, korrupsioni, trafiqesh, tenderash e konçesionesh të jashtëligjshme është skanuar nga opozita e bashkuar.
Koha po tregon se kësaj dosje kriminale nuk mund ti shmanget as prokuroria që deri dje i ka bërë fresk Ramës dhe ministrave të tij, as kancelarive të Përendimit apo agjensive të tyre që operojnë në luftën kundër krimit e trafiqeve.
Në betejën madhore për çmontimin e Keopsit të krimit dhe bandave dhe shkatërrimit të oktapodit që ka hipotekuar si pronë të tij shtetin e së drejtës opozita e bashkuar me korife Kryeministrin e ardhshëm Lulzim Bashën zotëron dy armë të fuqishme vdekjeprurëse, kundër Sulltan Ramës dhe falangave të tij.
Së pari ka një mbështetje të fuqishme e të vendosur popullore për ti shkuar betejës deri në fund e për të fituar.
Së dyti kauza e saj tashmë është e provuar me fakte, të cilat askush nuk guxon ti kundërshtojë.
Fatkeqësisht 30 qershori do të jetë një perballje mes shqiptarësh, të cilën opozita nuk do ta deshironte asnjëherë.
Kjo është një betejë e imponuar, të cilës Ajo nuk mund ti shmanget.
Kalemxhinjtë tanë naivë të kancelarive të vendeve të BE deshën të na bajnë të besojmë se Shqipëria ka bërë progres të madh e me kot i biem në qafë timonierit të pagabueshëm Rama, por sëfundmi po lëkunden edhe ata në qendrimet e tyre.
Kjo shaka e hidhur apo ëndërr mashtruese siç shprehet ne këso rastesh Kadareja i madh nuk është për popullin.
Ajo është ilizion i pashallarëve të kuq siç është në të vërtetë ëndrra e Kryeministrit Edi Rama.
Dorëheqjen e kanë pranuar Perandori Dioklecian, Napoleoni i Madh, De 
Goli, Presidenti Nikson e shumë shtetarë të mëdhenj që kanë bërë histori.
Kryeministri ynë i çorientuar në mënyrë të pakuptimtë nga haluçinacionet që të shkaktojnë drogat e forta po marshon drejt 30 qershorit ashtu si një makinë pa timon e pa frena drejt humnerës.
Megjithëse në aspektin politik është çmenduri të guxosh të marrësh një vendim të tillë Rama është i vendosur të luaj me 30 qershor aktin e fundit të tragjedisë së tij, atë të qeveritarit më të papërgjegjshëm në krejt historinë e Popullit Shqiptar.
Me 30 qershor despoti Edi Rama do të ketë fatin e Ali Pashës në Betejën e Torviollit me dt. 29 qershor 1444.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat