Faleminderit kryeministër për atmosferën

Opinione

Faleminderit kryeministër për atmosferën

Nga: Mustafë Kadriaj Më: 26 maj 2019 Në ora: 19:02
Mustafë Kadriaj

Meqë në këtë Kosovë çdo gjë është normale dhe nuk di me se çka është skandal po ashtu nuk ka më ndërgjegje as keqardhje dhe as pik morali që për mos punë të jep dorëheqje dhe po ashtu të duron ky popull këndo kryeministri, vetëm këndo meqë mendjen me punu nuk e ka pse mos me këndu.

Rrogën ia rrit vetit dhe atyre që i shkojnë bisht me dal ndonjë lider opozitar e ofendon dhe duke i bërë me dije që mund të përballesh edhe fizikisht që në këtë drejtim ka përparësi që asnjë oponent politik nuk është me i fort fizikisht, kush guxo me i dal para kryeministrit tonë.

Kur është nominuar për kryeministër u deklarua në atë kohë që është njeri i vendimeve të mëdha më të hyrë e nënshkruaji demarkacionin me Malin e Zi, po ashtu më të marrë detyrën u deklarua që do t’i kryej punët, po natyrisht që për punën e tij duhet të ia rrit pagën vetës dhe po ashtu ketë vit e shpalli vit të zhvillimit ekonomik, mos ta nin se bishti i sharkisë ka me ndikuar në rritje ekonomike e rritja ekonomike në zhvillim ekonomik, e cila do të determinoj në punësim dhe mirëqenie të qytetarëve. Ndoshta njerëzit me zërin dhe tekstin që këndon kryeministri aktual mund të tallen por si duket kryeministri po i këndon popullit me alegori po duke na thënë që prit e prit najë vjet shtati vjen duke u pjekë prit e prit ndonjë ditë shtati vjen duke u rrit.

Deri këtu e kam deshifruar, por tani e tutje nuk di apo i këndon popullit a vetit, a me prit populli me u rrit kryeministri apo po pret kryeministri me u rrit populli kjo është pyetje ndoshta për një milion euro. Por, sidoqoftë kryeministri duhet ta falënderojmë që në këtë e kohë kur vetëm shpresë nuk ka në Kosovë secili qytetar tenton që të lëshoj vendin që për këtë kryeministri iu ka urur fat ku do që shkojnë me punë që më këtë kryeministri e ka kryer detyrën e vet s’ka çka bënë më shumë se me iu uruar fat, po ashtu edhe në këtë kohë të ramazanit ku një pjesë e qytetarëve janë lodhur nuk kanë zë, kryeministri po na rrinë gati me atmosferë në mes të ditës me tavolinë plot ushqime e alkool, që për këtë besoj që edhe Bashkësia Islame do e arsyeton se ata lehet e bëjnë “kabull”.

Por, me që kryeministri njihet si burrë i fort e vaj i burrit është kënga kështu që kryeministër rrofsh sa malet këndo dhe vetëm këndo, se kështu kemi me kaluar Evropën, kemi me mbet në mes të Evropës e Amerikës, ndoshta do na përcjell fatit i Titanikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat