Lutfi Haziri, si Kryetar i LDK-së më së miri din, të përçoj frymën Rugoviane

Opinione

Lutfi Haziri, si Kryetar i LDK-së më së miri din, të përçoj frymën Rugoviane

Nga: Lulzim Maliqi Më: 26 maj 2019 Në ora: 20:17
Lutfi Haziri

Vështir është të shkruash për intelektualin, shembulli më i mirë i urtësisë dhe mençurisë së tij prej një veprimtari politik më të suksesshëm, që si student u kyq në jetën politike të viteve '90-ta. Kryetar i Degës së Forumit të Rinisë të LDK-ës në Gjilan. I zgjedhur qysh në vitin 1997 zëvendëskryetar i Degës së LDK-ës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Prishtinë.

Duke qen pjesë shumë aktive në strukturat paralele ekzistuese në Kosovë të asaj kohe dhe duk udhëhequr një varg funksionesh ishte edhe anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës. Njeriu që në Nëntor të vitit 1998, është arrestuar dhe është burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimatre të Kosoves në Zonën e Karadakut në Gjilan. Pas lirimit nga burgu në muajin gusht të vitit 1999, zgjidhet zëvendëskryetar i Komunës së Gjilanit, ndërsa në Nëntor të vitit 2000, ishte zgjedhur Kryetar i Gjilanit dhe një ndër Kryetarët më të ri në moshë në këtë pjesë të Ballkanit. Po ne ketw vite ne vizit nga Presidenti Rugova qe i ishte bere Gjilanit, Presidenti Rugova i dhuroi Kryetarit Haziri nji dhurat te veqant nje cigaret me emrin Pavaresia, qe presidenti e donte dhe e cmonte Aq shume Lutfiun. Lutfi Haziri ishte zëvendëskryeministër e Ministër për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

Ishte i angazhuar dhe bartës karshi proceseve të cilat po kalonte vendi ynë, ishte Kryetar i Grupit të Unitetit në bisedimet në Vjenë. Një ndër figurat e rëndësishme të LDK-së, ishte krijuar si lider në kuadër të Degës së LDK-ës e pastaj është krijuar një lider institucional i Komunë së Gjilanit që vetëm është rikonfirmuar radhazi, bindshëm në krahasim me të tjerë. Lutfi Haziri, i posedon të gjitha parakushtet pasi është një lider i ndërtuar ndër vite që e kërkon koha, posedon një dinamizëm dhe entuziazëm, me synimin për ta ndihmuar LDK-ën dhe shoqërin Kosovare. Njeriu që ka gëzuar dhe është duke gëzuar autoritet para anëtarëve dhe simpatizuesve të LDK-ës, padyshim ne Gjilan, Anamorav dhe anekend Kosoves.

Është treguar një lider i vërtet edhe në Parlament të Kosovës, dhe si Ministër e Zëvëndëskryeminsitër, Deputet e Shef i Grupës Paralamentare të LDK-ës. Ka një përvoj mjafte te larte edhe me mikpritje dhe takime nga kongresmen, ambasadore nga vendet mike si SHBA dhe vendet nga Be, i cili vleresohet per fjale dhe bese. Vlen te permendet edhe diaspora qe gezon nje perkrahje jashtezakonisht te pakrahasuar jo vetem mbrenda subjektit te cilin e perfaqeson pore edhe nivel kombetare. Kur jemi në procesin zgjedhor është i vetmi lider të përmasave të tilla që më së shumti e meriton të jetë Kryetar i LDK-ës.

Nënkryetari i parë i LDK-së që është aktualisht Lutfi Haziri, mbetët kandidati kryesor dhe konsesual mbrenda këtij subjekti. Lutfi Haziri, si një politikan i modernizuar, e që e kërkon koha sepse e shoqërojnë shumë vlera dhe sakrifica të mëdha, më së shumti është i pranuar jo vetëm mbrenda strukturës së LDK-së, por edhe më i preferuri nga ndërkombëtarët dhe liderët tjerë, politik e institucional të Kosovës. Lutfi Haziri, një kontributdhënës i madh për shtrirjen dhe rritjen e vlerës së LDK-së, një kalibri prej politikani diplomati, më i dëshmuar qysh nga rinia që krijoi dhe inicoi, me vizion duke marr disa inciativa për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë, një trekëndëshi në tri shtete. Publikisht paraqiti dhe mbrojti të drejtën e Shqiptarëve të Preshëvës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkim me Kosovën. Është merit e tij që në vitin 2013 Paralementi i Kosovës miratoi një rezolut për krahinën shqiptare të mbetur padrejtsish nën admisitrimin e Serbisë që përfshin tri komunat.

Me Lutfi Hazirin, Kryetar të LDK-se, nuk do të forcohet vetëm ky subjekt politik por edhe institucionet e Kosovës do të forcohen dhe mendoj që strukturat e këtij subjekti nuk do të gabojn pasi është lideri i vetëm, qe do të duhej të drejtoj LDK-në. Lutfi Haziri, ka mbështetjen e gjithë Kososvës pse të mos bëhet edhe Kryetar i LDK-ës, që do të vazhdon të ndihmon Kosovën drejtë BE-ës ne zhvillim, forcim të shtetit të së drejtës.

Frymën Rugoviane më së miri e ka instaluar e mbrojtur Lutfi Haziri, dhe më së miri din, mundet dhe do t’ia delë të përçoj këtë mesazh të traditës së fjales dhe beses ne themelimin e institucioneve dhe forcimit të tyre. Me 23 dhjetor te motit 1989 nga zyret lidhjes se shkrimtareve, nga shkrimtare dhe intelektual unanimisht u vendos se Ibrahim Rugova te jete Kryetare. Ne kete 30vjetor te themelimit te partise me te madhe nder vite kerkojm unanimisht mbeshtetje qe kryetare ta zgjedhim Lutfi Hazirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat