Govorit s toboy v Tirane. Ju flet Tirana!

Opinione

Govorit s toboy v Tirane. Ju flet Tirana!

Nga: Aleksander Rena Më: 27 maj 2019 Në ora: 00:00
Aleksander Rena

Govorit s toboy v Tirane. Ju flet Tirana! Ky do të ishte titulli më i gjetur i këtij shkrimi.

Ndonëse jetojmë në shekullin e XXI, në vitin 2019-të, përsëri vjen pyetja milarda dollarëshe: A po jeton Shqipëria ende nën thundrën e Komunizmit Rus, apo ndoshta Shqipëria shihet si më besnikja e idealeve Ruse në Ballkan, Europë dhe më gjerë ?

Vijojmë më poshtë me disa fakte konkrete të këtyre 30 viteve post komunizëm:

1) Dalja e Shqipërisë nga traktati i Varshavës dhe vijimi i saj drejt pluralizmit politik perëndimor, sigurisht që ishte një ogur i mirë për të gjithë ata qindra mijëra shqiptarë që ëndrrën e tyre e kishin: Shqipëria si gjithë Europa. Por në fakt a e kemi ne një Shqipëri të tillë sot, pas 30 vitesh ? Unë them jo! Sepse plani qe i përgatitur nga Moska e Gorbaçovit për të shtën në dorë pluralizmin politik në Shqipëri, është evident. Me ish sekretarët e partisë dhe byrosë Hoxhiste, ne ende sot, vazhdojmë të kërkojmë idealet e humbura, drejt Europës dhe Amerikës. Me Sali Berishën në krye, Fatos Nanon, Ilir Metën, Edi Ramën dhe pinjollin e fundit të ADN-së së Enverit, Lulzim Bashën, natyrisht nuk do ketë kurrë një Shqipëri si gjithë Europa, apo një Shqipëri me principe dhe parime të demokracisë të konsoliduar Amerikane. Pra jemi në lindje akoma edhe pse shumicës nuk i'a ndjen që t'a kuptoj mirëfilli këtë situatë siç duhet.

2) Kemi kaluar firmat piramidale, si situatën më të vështirë që ka kaluar vendi ynë që nga koha e Bizantit apo Osmanllinjëve. Të vritesh vlla me vlla, në Shqipërinë e vitit 1997-të, nuk ishte ndonjë çudi e madhe. Ndërkohë që fqinjët tanë sllavë (Serbo-Maqedonas-Grek) duke na parë me dylbi çdo ditë, ngërdheqeshin së qeshuri me çmëndurinë që kishte pllakosur vendin midis veriut dhe jugut, politikanët komunist të Shqipërisë "demokratike" "vraponin" për të gjetur zgjidhjen e atij, të pajtimit Kombëtar (nëse ju kujtohet). Një gur e dy zoq! I pari zog që u vra, ishte mundësia ekonomike e vendit nga mbledhja e parave të shqiptarëve dhe futja e tyre në një konflikt krahinor (plan i Moskës zyrtare), pastrimi i tyre nga vendi nga pasiguria për jetën dhe të ardhmen e tyre dhe guri i dytë, në sytë dhe veshët e ndërkombëtarëve, po këto komunistë politikanë të trajnuar mirë nga Rusia, të dilnin si shpëtimtarë të vetëm, pa rival, në përcaktimin e fateve të së ardhmes së Shqipërisë.

2) Lufta e UÇK-së së Kosovës dhe embargoja e thyer nga Tirana zyrtare kundrejt ndërkombëtarëve, në favor të Serbëve dhe Rusëve që kishin zaptuar pothuajse 3/4 e territoreve të Dardanisë. E mbani mend besoj edhe naftën që i është dërguar Milosheviçit, Radovan Karaxhiçit, si dhe strehimi i Arkanit për disa ditë në Pogradec, Korçë, Tiranë, Shkodër dhe më pas daljes së sigurt të tij nga pika doganore e Hanit të Hotit, që lidh Shkodrën me Malin e Zi. Arkani ishte me mision dylapësh në Shqipëri. E para, të studionte terrenin toksorë se ku do kalonin kamionat me naftë, armë dhe veshmbathje në ndihmë për trupat serbe nga qeveria komuniste e Tiranës, si dhe të njihte akoma më mirë hyrje-daljet e çdo kufiri që lidh Shqipërinë me Kosovën, si dhe Shqipërinë me fqinjët sllavë, në rast të ndonjë ofensive të mundshme nga ana e tyre. Pra, Arkani ishte strategu i dërguar nga Beogradi zyrtar, i cili do studionte mirëfilli të gjitha koordinatat e mundshme për të pasur Serbia më tej një luftë sa më të lehtë në vazhdim, duke ditur terrenin të egër malor që kufizonte veriun e Shqipërisë me daljet e saj në Shtetet fqinje. E dyta, që nuk është përflitur kurrë edhe nga gazetaria investigative e Tiranës, është fakti se shërbimi ynë inteligjentë Kombëtar nuk kishte qenë kurrë në dijeni për ardhjen e Arkanit në Shqipëri dhe misionit të tij, por që ishin në dijeni për hyrjen e tij nga pika doganore e Qafë Thanës dhe vendqëndrimit të tij në Pogradec. Si ka mundësi që kjo koiçidencë t'ju ketë shpëtuar nga syri optik medias tonë investigative prej gati dy dekadash ? Mirë inteligjenca dihej se i shërbente pushtetit të asaj kohe, po media ? Edhe ajo i ka shërbyer çdo pushteti në mënyrë permanente duke vazhduar të heshtë edhe në ditët e sotme, si pa asgjë të keqe ?

3) Kushtetuta e vitit 1998-2000 dhe përcaktimi i vijueshmërisë qeverisëse komuniste në Tiranën e viteve që do vinin më pas. Me ndryshimin dhe përcaktimin e disa ligjeve, si atij të investimit të kapitaleve vendase dhe të huaja, ku dyert u çelën jo vetëm për paratë e firmave piramidale (ku sot i shohim në gradaçela pallatesh të shumta në të gjithë Shqipërinë), por edhe asaj paraje e cila vinte nga krimi i organizuar i Ballkanit dhe Europës lindore drejt vendit tonë të etur për kapitale por të errëta në qëllimin e tyre real. Pjesa tjerër, ndyshimi i kushtetutës si shpallja e partive si perandori për të ardhmen e vendit. Nëse e mbani mend ngujimin e Metës në Parlament dhe më pas ai u ble me disa poste qeveritare për të mbyllur gojën njëherë e mirë përfundimisht nga realiteti vdekjeprurës që shkaktarët e politikës komuniste, ose më mirë klika komuniste po i'a mbillte vendit të zezën e shumë'kërkuar që në vitet 90-91 me ratifikimin e "marrëveshjes pluraliste", që mbrapa fshihte letrën famëkeqe të udhëzimeve nga Gorbaçovi për Ramiz Alinë atë kohë.

4) Vitet 2005-2013 nga Damir Fazlliç tek Gërdeci, nga Armo tek afera Çez, nga shitja e detit e deri tek paratë lumë tek fushatat elektorale. Pra kemi një mori ngjarjesh të ndodhura për ata që i kanë harruar, ose ndofta nuk duan t'i kujtojnë përshkak se interesat e tyre partiake, nuk i'u përputhen me ato interesa të përjetuara. Këto ngjarje, si dhe ngjarja e KOP-it të famshëm, që pruri si kontigjent për të qeverisur të gjithë shpurën e pjellorisë komuniste, e cila medemek kishte studiuar jashtë, por asnjëri prej tyre nuk mund të thotë realisht se a disponojnë ndonjë diplomë origjinale të universiteteve përkatëse, përveç gënjeshtrave të tyre pafund si dhe sajimin e dokumentacioneve në mënyra ilegale. Nga kamarierë restorantesh, sot në miarderë me konto pafund si dhe me lidhjet e tyre të errëta me krimin vendas dhe të jashtëm. Nga kamarierë restorantesh, në pushtetarë që na proklamojnë sukseset dhe arritjet e Shqipërisë. Nga kamarierë restorantesh, në sabotatorë të së ardhmes së Shqipërisë për interesat e tyre korruptive. Nga kamarierë restorantesh, në zullumqarë dhe plaçkitës të çdo qindarke që i'u ka mbetur sot shqiptarëve nëpër xhepa. Mjafton të kujtojmë marrveshjen e 17 Majit 2017-të e cila finazioji vjedhjen e shpejt të disa milionave euro dhe dollare nga qeverisja provizore. Ajo marrëveshje ju pagoi edhe qindarkën e fundit të investimit në Vlorë nga prishja e pallateve të tyre. Ajo marrëveshje, ju finalizoi edhe qëndryeshmërinë e të paprekurve në politikës. Ajo marrëveshje, jo vetëm që ishte e dështuar që nga momenti që ngjizi, po ju la të kujtojmë atyre që kanë pak llogjikë, se në atë vend komandojnë ata, klika, dhe se gjuhën e pakteve apo pazareve politike, ata e gjejnë gjithmonë midis tyre sa herë të jetë nevoja.

5) Kanabizimi i vendit, PPT-të e famshme si dhe uzurpimi i pluralizmit politik në Shqipëri. Është po kjo klasë politike e cila pasi i'a ka bërë 1001 të zezat Shqipërisë, kërkon edhe groposjen e saj përfundimtare me kthimin e saj drejt viteve 1945-1990-të. Komunizmi për Ta është në gjak, është me amanet apo është si pjesë e shantazhit politik nga Moska, ju mund t'a klasifikoheni si të doni, por një gjë është shumë e sigurtë si ajri, uji dhe buka që ushqehemi, ata janë bashkë të gjithë dhe përveç lojrave apo taktikave politike si herë të djathta apo herë të majta, në mendjet, zemrat dhe gjakut të tyre, nuk ka asgjë tjetër veçse zhvatjes dhe groposjes së çdo shqiptari që mundohet të jetë i suksesshëm me djersën e tij, pa u përlyer keq me llumin e tyre politik. Kjo arsye është më e fortë për Ta, pasi për çdo të ndershëm që ka ai vend, duan t'a spastrojnë nga territori duke mbajtur pranë vetëm ata që i kanë të manipuluar, apo që i'u flenjnë dosjet rezervë në arkivat e rafteve të tyre. Kjo klik, përveç ideologjisë komuniste të trashëguar, qëndron në majat e saj edhe nëpërmjet shantazhit, si mekanizëm i vetëm i përpunimit të gjithçkaje.

6) Sëfundmi kemi Kosovën dhe demarkacionin e saj. Kemi parë se si klika e Tiranës është përlyer këmbë e kokë me pazaret midis Beogradit-Europës dhe Kosovës, gjoja si shpëtimtarja e gjithë kësaj zallamahie e ndodhur që prej luftrave perandorake. Kemi parë që përveç interesit të saj personal, asgjë më tutje nuk ka. Kemi parë zhurma dhe debate shterpë nëpër studio televizive, por ajo që është më e rëndësishme t'ju drejtohet si pyetje është: Ku ishit ju kur Kosovës së veriut i duhej një krah mbështetës dhe të mos lihej në mëshirë të fatit nga shtypja masive e Serbëve deri në asimilimin e tyre ? Ku ishit ju kur Ivica Daçiç u fut në Kosovë tek manastiret dhe deklaroi se varrezat janë epiqendra e Serbisë së madhe ? Ku ishit ju kur u vranë qindra burra, gra, fëmijë, pleq dhe plaka të pafajshme gjatë luftës ? Ku ishit ju që kishit forcën e politikës në dorë për të ngritur zërin ndërkombtarisht për genocidin Serb në territorin e Kosovës ? Ku ishit ? J'a u them unë, asgjëkundi nuk ishit. Ishit vetëm atje ku ju interesojnë pazaret tuaja politike, jeni aty ku ju keni interes tuajin për ndonjë kredit politik dhe do të jeni gjithmonë aty ku ju adresojnë baballarët tuaj politik që vijnë nga Moska, zbresin nëpër Beograt e Athinë dhe ulen këmbëkryq me ju në Tiranë.

Govorit s toboy v Tirane. Ju flet Tirana!

Koha për ndryshimin e klikës komuniste në Shqipëri, duhet të trokas fuqimisht në dyert e kancelarive perëndimore. O sot, o kurrë!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat