Ata që po i ngrehin frenat duke na kthyer prapa, mbajnë përgjegjësi historike

Opinione

Ata që po i ngrehin frenat duke na kthyer prapa, mbajnë përgjegjësi historike

Nga: Skënder Mulliqi Më: 27 maj 2019 Në ora: 09:07
Skënder Mulliqi

Pavarësia e një shteti ose ekziston edhe praktikisht ose është vetëm farsë. Ajo ka të bëjë me autonominë e plotë të institucioneve si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm, si dhe ne prurjen e vendimeve sovrane politike, të cilat rregullojnë jetën mbrenda territorit të vet. Një shtet është sovran aq sa është edhe shkalla e funksionimit të institucioneve të saja, pa ndikimet e faktorit ndërkombëtar. Kjo mvaret edhe nga mënyra e qasjës karshi problemeve të politikës, rrjedhave ekonomike dhe kulturore, si dhe valimi i flamurit kudo që përfaqësohet shteti.

Shumë nga këto komponente të shtetberjës nuk arritëm ti kemi edhe pas 20 vitesh.Nuk arritem së ata qe e udhëhoqën shtetin u treguan të pa përgatitur , si në pikëpamje profesionale ashtu edhe në pikpamje morale… Na mungoi kritika dhe vetëkritika si dy postulatet elementare në demokraci. Po na mungon shumë përgjegjësia morale, le për ate materjale e cila na ka pru në shkallën më të ulët. Ne vend të unitetit për çështje madhore nacionale, na mbollëm përçarjen, urrejtjen dhe ndasitë. Krimi dhe korrupcioni jo që nuk u luftuan, por ato gjthnjë e më shumë po marrin përmasa të rënda.

Shumica janë varfëruar skajsherisht, ku si pasojë e gjithë kësaj po kemi largime masovike të te rinjëve nga vendi. Kjo është ana më e errët. Po luhet më territorin e shtetit që është akti më i lartë i tradhëtisë. Dhe, për të qenë çudia më e madhe populli ka rënë në gjumë thua se nuk bëhët fjalë për fatin e tij. Është lënë anash sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës!

Partitë politike të cilat e drejtuan anijën e Kosovës, bashkëpunuan ndërmjet veti mire për të përfituar materjalisht. Harruan atë së për çka janë zgjedhur. Na servuan dhe po na servojnë afera ndër më të ndryshmet për ta zhvendosur vemendjën nga problemet kruciale më të cilat po përballën qytetarët. Duket se protestat demokratike kan mbetur e vetmja rrugë për të shpëtuar shtetin e ri te Kosovës dhe shqiptarët në trojet etnike. Me duket mua së kemi edhe ndarje te taborrëve politike në pikëpamje ideologjike, të cilat mund të na kushtojnë shumë. Jemi duke i humbur edhe miqtë tanë të cilët bënë shumë për ne historikisht edhe në luftën e fundit qlirimtare.

Identiteti ynë është futur në kaos, është duke u rrezikuar seriozisht më shumë nga vete ne. Mos të vikasim atëherë kur bëhët tepër vonë për fatin tonë. Ata që janë duke i ngre frenat duke na kthyer shumë mbrapa do të mbajnë përgjëgjësi historike…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat