Çrregullime në ushtrinë serbe

Opinione

Çrregullime në ushtrinë serbe

Nga: Milazim Maraj Më: 27 maj 2019 Në ora: 09:44
Milazim Maraj

Sot më 27.5.1999 në Rasë të Koshares nga ora 1.00 e deri në ora 10.00 nuk pati luftime. Nuk kishte as lëvizje përgjatë vijës së zjarrit. Në radiolidhje përgjuam së po përgatiten për një aksion. Vendi ku ata planifikonin ishte i mbuluar nga Batalioni –IV- lajmërova Pren Marashin, komandant i këtij batalioni. Përgatitu për mysafir. I gatshëm jam mirë se vijnë, këtu po i presim, enkas për të i pritë kemi dalë. Përgjigjja e Prenit ishte e qetë dhe plotësisht sikur do të i priste në odë si miq. Në ora 7.00 përgjuam edhe një çrregullim të rëndë të forcave serbe. Ata po kundërshtonin eproret e vet.

Po thuaj së më nuk kishte rregull dhe as nuk funksiononte urdhër ushtarak. Eproret po kundërshtoheshin në mes veti. Në rrasë të Koshares u plagua Ismajl Hoxha, i kishte eksploduar topi. Për këtë çështje u interesua komandanti i batalioni Fadil Hadergjonaj. Duhet parë pse ka ndodhë kështu. Me këtë çështje duhet të merren ekspertet e armatimit të Brigadës tonë dhe urdhëroj për këtë inspektim. Përsëri presion në zonën ”A” kjo pjesë po granatohej nga artileria e rëndë serbe. Komandant Hysen Berisha (327)kishte parë nga po vinin granatat. Po granatojnë nga Sukatë e Gjakovës. Mirë se tani po i bëjmë të bëjmë të heshtin, u dëgjua zëri i Breshrit të Zi. Nga këto granatime u plagua ushtari Safet Ramadani nga Opoja. Snajpëristet tonë më sukses po kryenin punën e vet, deri tani kemi informata për 4 serb të vrarë. Granatimet po vazhdojnë nga të dy anët. Ushtaret tonë tani më kishin bërë përvojë.

Ata nuk harronin porosinë e komandantëve të vet; çdo lëvizje përpara të shoqërohet më ndërtimin e istikamit. Kjo thënie tani ishte më proverb ushtarak, kur nuk ka punë për armen ka për lopatën. Edhe nëse gjysmë ore kë për të qëndruar në atë istikam duhet ta ndërtosh sikur do të rrish në të një javë. Lufta vazhdoj deri në ora 19.30 nuk kishim të vrarë e as të plagosur tjerë. Të plagosurit ishin jashtë rrezikut informojnë mjeket tonë nga stacioni i parë i shëndetësisë në Rasë të Koshares. Granatimet tani ishin të rralla nga të dy anët. Nga një herë më shkonte mendja nëse këto granatime ishin kërcënime pa vlerë, ose sa për të treguar së këtu jemi ende gjallë, e nuk do të na shkulni lehtë nga Kosova. Apo,ndoshta për të arsyetuar vetën para shtetit serb së; ja bëmë atë që ishte e mundur por siç po e shihni nuk shkonte ndryshe, nuk shkonte më tutje dhe arsyet tjera duke e stërmadhuar numrin e ushtarëve tonë. Sot nuk kuptuam nëse kishte dhe sa kishte ushtarë serb të vrarë nga artileria jonë. E tëra çka mundë të konstatohej ishte së nga Sukatë e Gjakovës nuk po granatonin më.

Breshëri i Zi mbajti fjalën, i bëri të heshtnin. Në radiolidhjet motorolla përgjuam që po kërkonin përforcime, kërkonin një si speciale, elite. Këto kërkesa ndryshonin nga të kaluarat. Tani kërkesat ishin më kushtëzime. Dërgoni përforcime nëse mendoni të mbahemi edhe më tutje ose pyetja: A i intereson kujt atje lartë më Kosova? Kjo shpjegonte së në të kundërtën këta nuk do të mundë të mbahen më tutje. Më pa mundësi që të rikthejnë territoret që i kishin nën kontroll dhe duke vlerësuar humbjet e sigurta këto ditë kishin aktivizuar maksimalisht luftën speciale. Kjo sa do që na nxirrte punë dilte po ashtu pa sukses.

Morali ushtarak në Koshare sa vije dhe shtohej. Ushtria e Kosovës për çdo ditë po merrte formën e një ushtrie të mirëfilltë, të disiplinuar, të përkushtuar, të guximshme dhe të stërvitur. Merrte formën e një ushtrie patriote që e do vendin e vet të lirë, dhe që e respekton uniformen e vet. Që pranon dhe bindet më përkushtim eprorëve të vet. Komandant Fadili mori një lajmë të mirë se nesër në Rrasë të Koshares do të vjen togu i stërvitur me 31 ushtarë. Kjo na gëzojë, tani do të kemi mundësi të i ndërrojmë ushtarët që qëndronin në vij të zjarrit edhe përtej normave dhe mundësive të tyre fizike. Tani është ora 1.00 dhe ende nuk ka luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat