Si duhet të jetë një Diplomat?

Opinione

Si duhet të jetë një Diplomat?

Nga: Prof. Ass. Dr. Nijazi Halili Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:20
Prof. Ass. Dr. Nijazi Halili

Një diplomat duhet të jetë si një lojtar bixhozi, diplomati nuk tregon kurrë karakterin apo temperamentin e vet, qoftë për të mos dhënë rast për vërejte, qoftë por të mos urryer, qoftë për t'iu mos vënë re shqetësimi ose indiferenca në fytyrë. Karakterin e brendshëm ai duhet t' ia përshtatë pamjes se tij të jashtme në mënyrë që të tjerët ta besojnë sinqerisht.

Diplomati duhet të shfaqet edhe hijerëndë e i pathyeshëm kur përpiqet ta fshehë dobësinë, në mënyrë që të tjerët të mos kërkojnë shumë prej tij, por edhe i ngrohtë dhe afrueshëm për t'u dhënë rast të tjerëve që të kërkojnë prej tij, në mënyrë që më vonë të gëzojnë edhe ai këtë të drejtë mbi të. Diplomati duhet të flas bindshëm dhe i vendosur duke përdorur premtime apo kërcënime me synimin që të shkaktoje luhatje me të tjerët.

Diplomati duhet të flasë për paqe,miqësi, siguri dhe interes të përgjithshëm kurse në të vërtetë duhet të mendoj vetëm për interesin apo çështjen për të cilin “lufton “për shtetin e tij. Diplomati duhet të arrij ta blej bashkëbiseduesin, duke i vënë në pozitë të tillë që ata të mos e kuptojnë se me lëshimet që bëjnë cenojnë mandatin dhe çështjen e tyre. Nëse ndodhë që t'i dëmtohen interesat në ndonjë pikë, kur është arritur marrëveshja, diplomati duhet të ngrejë zërin fuqishëm. Akoma më shumë duhet të bërtasë në rast së marrëveshja nuk është arrit në mënyrë që t'i detyrojë të humburin të arsyetojnë të arsyetoj dhe të tërhiqet. Ai duhet të përhap gënjeshtra lidhur me vëllimin e kompetencave të tij, kurse nga ana tjetër duhet të ketë kompetenca të posaçme të cilat i shfaq vetëm atëherë kur çështja e tij vihet në rrezik.

Diplomati duhet të ketë aleat kohën,vendin,rrethanat, aftësinë vetjake. Ai duhet ta shfrytëzoj në maksimum dobësinë e bashkëbiseduesit, por pa e kuptuar nga ai, në fund të fundit, në gjitha pikëpamjet e diplomatit, parimet, dinakërinë dhe zhdërvjelltësinë e tij duhet t'i përdorin për një qëllim të vetëm në dobi të shtetit dhe kombit ti tij: të “mashtroj” të tjerët dhe vetë të mos jetë i mashtruar. Prandaj me kureshtje parashtroj pyetjen a thua si duken diplomatët tanë, dhe sa denjësisht e përfaqësojnë shtetin tonë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat