“Kryetari fut vendin në ankand publik (politik)”

Opinione

“Kryetari fut vendin në ankand publik (politik)”

Nga: Genc Xerxa Më: 27 maj 2019 Në ora: 20:06
Genc Xerxa

Nëse i kthehemi historikut të vendit shohim se qysh nga lëvizjet massive studentore nëpër botë të viteve 60’ poashtu edhe në Kosovë kishte zhvillime të viteve 68’ për liri e drejta (flamur); pastaj atyre 81’ që me çdo respekt për këto zhvilime, por unëkam rezervat e mia personale, e deri tek lëvizjet paqësore për liri e pamvarësi me rënien e “Murit të Berlinit” që ndikuan edhe në shkatërrimin e ish RSFJ-së. Kosova gjithnjë kishte identitet të përcjellur këtyre pesë dekadave në konstolacion dhe vokabular tënjejtë në respektimin e sovranitetit dhe integritetit të saj si para apo pas federatës jugosllave poashtu edhe drejtë krijimit të shtetit të Kosovës.Kufinjët e saj në historinë modernemes luftërave të parë dhe dytë botërorejanë ditur se ku janë, si dalje kompromis i dhimbshëm nga tkurrja historike territoriale e administratës së Vilajetit të dikurshëm të Kosovës me predispozita pro-shtetërore.

Tani në ditë të sotme një përfaqësues mëi lartë shtetëror që me kushtetutë dhe drejtë ligjore është i detyruar dhe duhet t’i mbrojë, qëndrojbesnik rregullimit shtetëror dhe funksional në raport me sovranitetin dhe integritetin e saj, bëhet vet abuzues me qëndrimet diametralisht të kundërta me platformat politike të dala me kohe, bëhet tanikrye-kontestuesii tyre, pra kemi të bëjmë me dhunim të drejtëpërdrejtë të autoritetit më tëlartë kushtetues në raport me përgjegjësit të cilat i ka në detyrë.Nëse kryetari nuk është në gjendje të mbroje rendin kushtetues dhe sovran të vendit atëherë më mirë të tërhiqet dhe liroj vend, e jo të mirret me lajthitje, propozime dashakeqe qëi shkojn në dëm vendit dhe shtetit si tërësi funksionale për të cilën vet është i thirur t’i mbroj ato.

Pamundësia e tij intelektuale në raport me diplomacin dhe bisedimetnë nivel rajonal po shihet si një ikje e përgjegjësisënga dështimi, apo dalje nga njëproblemi ekzistent në njëtjetër si shenjë e politikave degraduese karshi bisedimeve me Serbinë për afër njëdekade.Në retrospektive duket se kryetari ka “ngrënëkaremin” qysh nga proceset e para, filluar nga standardet, eksteritoralizimi, decentralizimi, asociacioni e deri tek termat më të freskëta“imponuese” që kanë të bëjnë me korigjim, rishikim, demarkim… të vijave kufitare me fqiun verior.Duke parë që të gjitha këto po ndodhin në mungesë të argumentimit dhe politikave diplomatike prej proceseve integruese multlikulturale që në europën bashkëkohore janë më se të domosdoshme për dinamikën qeverisëse aty ku pushtetiimireëfilltë tenton t’i qëndroj sa më afër qytetarit në shërbim të tij. Në rastin tonë këto procese degraduan dhe u shëndruan në procese dashakeqe ndruan në konotacione/veprime që për qëllime kishin copëtimin territorial në baza etnike,(dezintegrim, separacion, ndarje, “shtet ne shtet”)karem që në krye të këtyre dështimeve është vet bartësi iproceseve, kryeprotagonisti apo kryetari i tanishëm, icili nga shpallja e pamvarësisë e në vazhdimësi filloi të pësoi fiasco gati në gjitha proceset qëi vinin para, duke na kthyer në aspektin politik dekada prapthi (fenomeni i frizbit)aty ku asnjëherë, as nëëndërr nuk do kishim menduar që do arrijm, të kontestojm krijesën (shtëpinë) tonë të shenjtë nga dikur ai momentum shumëi favorshëm në nisje të proceseve drejtë integrimeve euro-atlantike, momentum i arritur me aq shume vujatje dhe sakrifica qindra vjeçaree të degradohet kështu!Tash kur po shihet kryeprotagonisti se ështëfutur nëlabirinth politik apo (copë pas cope e humbi sallamin e pronësuar-funskionalizimin e shtetësise pa qenëi vetëdijshëm fare që po itretet dalngadal) koncept politik për arritjen e një qëllimi duke bërë hapa minimal në një etapë kohore të caktuar deri në realizim e qëllimit të tërësishëm pa bërë bujë apo gati pa u vërejtur fare, sikurse copat e stërholla të sallamit që nuk ivëren që mungojn dita ditës, por në një moment zgjohesh çuditësh kur e vëren se u tret fare… humbi… poashtu politikat e tilla e sollën hap pas hapi gjendjen e tillëdisfavorizuese, gjendje në të cilën sotne jemi të balafaquar me sistemin funksional të vendit.

Luajtja me kartën e nacionalizmit ditëve të fundit dhe zhvendosja e argumenteve bazë nga ai multietnik në atë etnik me njejtën gjuhë si “oponenti” efekti i tillë vetëm sa e bënë më të vështirë epilogun dhe më të pafavorshëm pozicionin e tij karshi fasilituesve dhe miqëve sponzorizues të shtetësisë së Kosovës. Inercioni i tillënga kryetari në sferat diplomatike shihet si zë dëshprues që del si pasojëe pafuqisë dhe disfatës në aspektin negociues.Nga subjektivizmi i Kosovës, kryetari e degradon pozicionin e tij, duke e shpier në një nivel subordinues etnik, si problematikë që duhet zgjedhur mes shqiptarëve dhe serbëve, dërgon ujin në mullinjë tek ata që me dekada këtë e proklamojn, kundërshtarët e pamvarësisë dhe funksionimit të shtetit të Kosovës si tërësi sovrane, e njohur nga 117 shtete dhe e vërtetuar në kufinjët ekzistues nga GJND dhe spektri i gjerë ndërkombëtar.Bashkimi me Shqipërinë si naracion shihet vetëm në formën e një disfate të tij politike karshi zhvillimeve në aspektin negociues, kërcënimet me fjalor të tillë si ndaj BE-së dhe Serbisë më shumëi hyn në punë vet oponentit negociues Serbisë se sa vet Kosovës apo Shqipërisë.Pamundësia të ruaj sovranitetin dhe integritetin e vendit e bënë të tingëlloj shumë “popullist dhe folklorist” që këtë gjë sot askush nuk e përbinë sitë qëndrueshme… por as vet ai si propozues nuk i beson gjërave të tilla, këtë e bënë për konsum të brendshëm duke zhvendosur vëmendjen diku tjetër nga problemi i pazgjidhur që pret, në një tjetër problem t’a bëjë edhe më të ndërlikuar, duke destabilizuar vendet per-rreth, sidomos ato me përbërje të ndryshme etnike.Patronizimi i çështjes së Kosovës me qëllimnga faktorët jashtë institucional vendor, si p.sh. Shqipëria, apo zhvendosja nga niveli shtetëror në ato “lokal” apo mes dy qyteteve Prishtinë-Beograd vetëm sa tregojn pamundësinë që Kosova të ushtroj autoritet të barabartë në raport me biseduesin oponent apo të ndihet i subjektivizuar e jo gjithnje inferior dhe subordinues për shkak të paaftësisë së faktografisë dhe argumentimit në ballafaqimin me të drejtëtë forcimit të shtetësisë së Kosovës si subjekt në nivel fqinjësor e më gjerë, por duke u bërë pre e kurtheve dhe nomenklaturave të ndryshme politike qëe bënëtë devijoj rrugën e ndjekur drejtë përmbylljës së shtetësisë së Kosovës dhe ushtrimit të funksionimit institucional të saj në tërë territorin e vendit, pra bëhet pre e “kurtheve të tilla: duke qenë jo i rryer për këtë punë.

“Pra, Kosova nuk duhet të shihet asnjëherë si kontest pronësor mes Shqipërisë dhe Serbisë”.

(Kryetari këto ditë më kujton vegjëline e viteve 1649 në Angli kur pasi ekzekutohet Charles I, Commonwealth merr pushtetin, hera e pare kur vegjëlia hyn në skenën politike, por aftësia e saj për të qeverisur ishte kafshatëe madhe që nuk kapërdihej dhe pas njëdekade pushtet, kthehen sërish në formacionin e mëparshëm socio-politik në monarki duke dorëzuar pushtetin tani nën sundimin e Charles II)-Qeverisja shkon me pedigre.

…”keto dite kryetari tani më duket se po i ngjan një udhëheqësi të një ankandi politik duke vënë produktet e tij, “opsionet politike” me një çmim fillestar në pritje që ajo të rritet e mos ndoshta po përfiton në aspektin individual, por vlera e opcionit të tillë si një konsenzus social po degradon gjithnjë e më shumë, ashtu që ofertuesit po tentojn të i’a ulin çmimin nismëtar duke e parë që produkti itij është fallco pasi origjina e tij ështëmë se e dyshimt siç proklamohet edhepse po tentohet të shitet si diçka origjinale.Secili produkt apo mall ka çmimin e vet dhe mvarësisht nga blerësi potencial shihet se me çfarë syri apo vlere e sheh, disa e çmojn më shumë e disa më pak, në rastin e tillë këtë opcion politik që po shihet si fallco,të interesuar janë më shumë ta kenë mu atatëcilëve aspak s’ju nevojitet,e bëjnë vetëm e vetëm që tjerët mos ta kenë. Këtë lloj ankandi publik politik po e bënë kryetari ku çdo ditë po del me oferta të ndryshme rreth produktit të tij në shitje.Mangësia e tij është se nuk po e di çmimin dhe rëndësin e këtij produkti qëështë artefakt dhe nuk është për ankand asnjëherë, e mostë flasim për shitje.Asnjëherë për tregët.Kosova nuk është “kush sa po jep”?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat