"Pinokio" është me origjinë nga Kosova

Opinione

"Pinokio" është me origjinë nga Kosova

Nga: Agim Vuniqi Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:09
Agim Vuniqi

Pinokio është shfaqja e dytë e animuar në animimet klasike të Walt Dusneyt. Eshtë prodhuar nga Walt Disney dhe është paraqitur në origjinal në kinemat e RKO në 7 shkurt 1940. Eshtë bazuar në përrallën e kukullave të autorit Carllo Collodi, është ba si kundërpërgjegje e suksesit enorm të Borbardhës dhe të shtatë shkurtabiqëve. Historia e filmit përfshinë kukullën e drunit e cila vjen në jetë nga zana krejt papritur, e cila i thot se ai mundet të bëhet çun real nëse tregohet si " trim, i sinqertë dhe jo-egoist". Atëherë fillojnë peripetitë e kukullës për tu bërë një çun real të cilat përfshijnë shumë hasjet e tij të shumta si i strehuar me personazhe të papëlqyeshme. Ky film është adaptuar nga Aurelius Battaglia, William Cottrell, Otto Englander, Erdman Penner, Joseph Sabo, Ted Sears, dhe Webb Smith prej librit të Collodi's. Produksioni është supervisuar (mbikëqyrur) nga Ben Shapsteen dhe Hamilton Luske, dhe sekuencat e filmit janë të drejtuara nga Norman Ferguson, T. Hee, Wilfred Jackson, Jack Kinney dhe Bill Roberts.

Eshtë ky tregimi për rrugëtimin e tregimit Pinokio, ashtu si siluetat e institucionalizmit kosovar, të cilët u patën ba "copë-copë" duke bërë be e përbe se Kushtetuta është Kurani e Bibla e kosovarëve, aq shumë betoheshin sa që përfundimisht krijuam përshtypjen se janë të mbërrimë, dhe figurativisht ua pamë qallmet, e uniformën përcjellëse të klerikëve shtetërorë, e përqafuam shumë këtë spektakël karakteresh, dhe u mahnitëm shumë me vendosmërinë e tyre të "role player-ve", por ata shumë pak u treguan burrështetas. Nuk e di si e kuptuan këta shpalljen? Që nga atëherë fillon tregimi të bëhet disi filmik, gjithnjë e më pak real, nuk u mëshiruan as analistët e shumtë të cilët analizat e tyre ia përshtatnin tregimit të mirë, shumë më shumë tregim se sa përmbushje detyrimesh shtetërore, a keni dëgjuar ndonjëherë më parë një interpretim të tillë, tash kuptova pse zgjidhja e Kosovës është e veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat