Ti merret “kuleta” të zotit të shtëpisë së Kosovës?!

Opinione

Ti merret “kuleta” të zotit të shtëpisë së Kosovës?!

Nga: Hafiz Shala Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:46
Hafiz Shala

Kur i zoti i shtëpisë “ harlisë” (e lëshon rrugën e zotit) atëherë meshkujt e shtëpisë e kanë për detyrë që zotit të shtëpisë të ja marrin “kuletën” domethënë zotshpillakun.

Se ky i zoti i shtëpisë në ketë rast në Krye të Kosovës, kaherë është deshtë që të largohet sepse sa më gjatë të qëndrojë në pushtet, Kosova po humbë në të gjitha aspektet të cilat e bëjnë shtet normal, funksional dhe të qëndrueshëm.

Ndërrimi i tezave, deklaratave dhe përpunimi në detaje i gënjeshtrave nga bashkëmercenarët në anën e Serbisë, e bëjnë ma akute kërkesën për largim që t’i hapët rrugë Kosovës për të udhëheq e vendosë për fatin e saj e jo përmes bashkëmendimtarëve të cilët qojnë ujë në derën e fqinjit që nuk është në gjendje që të lirohet nga barra e urrejtjes patologjike ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Kush është ai njeri i cili mund të besojë në ndonjë marrëveshje e cila do të jetë reale më Serbinë që do të ofrojë paqe dhe marrëdhënie stabile përderisa e cila nuk ka fuqi jo vetëm të kërkojë falje për krimet e bëra në Kosovë por as që t’i pranojë ato duke u sjellë në mënyrën ma arrogante dhe johumanë ndaj viktimave që i mbanë në varreza masive kundër çdo Konvente ndërkombëtare e ratifikuar nga Kombet e Bashkuara që janë shumë të tilla.

Kësaj sjellje, po i ndihmon i zoti i shtëpisë i cili me idetë që nuk po ja përkrahë populli të cilin po e sundon, po mundohet që më paraqitjet populiste e “nacionaliste” të përfitojë ndoshta ndonjë njeri i hutuar që do t’i beson tezave të lansuara nga ky respektivisht nga Serbia më qëllim të krijimit të Serbisë së madhe dhe copëtimit të Kosovës duke krijuar shtete një nacionale e cila do të ishte e papranueshme për asnjë shtet ballkanik apo evropian sepse për pasojë do të kishte krijimin e krizave që do ta trazonin tërë Evropën si politikë përçarëse dhe ndarëse në mes të popujve duke e pasur parasysh gjendjen demografike të popujve të Ballkanit të brishtë dhe ende konfliktuoz dhe jostabil. Nuk ka sot Evropa e posaçërisht Ballkani udhëheqës autoritativ për hapa të tillë që mund t’i realizojnë këto ide sepse popujt janë të përzier dhe efektet do të ishin shumë destabilizuese respektivisht të parealizueshme. Secili do të dëshironte të kishte shtet të pastër një nacional, por, një veprim i tillë do të prodhonte dyndje prej një shteti në tjetrin diçka që do të ishte e parealizueshme dhe e rrezikshme posaçërisht për Kosovën në të cilën kemi popullatë të shpërndarë në tërë territorin e Kosovës në veri në jug lindje dhe perëndim të popullzuar nga minoritetit serb. A është e mundur që të realizohet një ide e tillë që do të kishte impakt në të gjitha shtetet e rajonit dhe të Evropës në përgjithësi. Që do të thotë të gjithë serbet të shpërngulën në Serbi e të gjithë shqiptarët në Kosovë ose shqiptarët nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri e Kosovë e të ngjashme.

Ky zot shtëpie që e ka humbur rrugën në oborr siç thotë populli, nuk ka guxim, nuk ka gatishmëri që të ballafaqohet me realitetin dhe akuzat përmes aferave në të cilat anipse ende pa ju përmendi emri deri tani por shumë shpejtë do të jetë ndër personazhet i cili është i involvuar në mënyrë indirekte pasi shokët e tij, bashkëpartiakët dhe “bashkëluftëtarët” janë të akuzuar shumë rëndë për përfitime materiale si ndërmjetësues dhe si aktorë kryesor.

I zoti i shtëpisë u futë në një luftë mediatike më ish presidentin dhe ish kryeministrin shqiptar zotin Sali Berisha më akuza të cilat në të vërtetë ky është akuzua më fakte dhe dëshmi si argat siç po e quan zoti Berisha të Serbisë.

Unë në shkrim timin duke i parë akuzat e të zotit të shtëpisë së Kosovës kundër zotit Berisha, bëra një krahasim shumë të dallueshëm që vërtetë e quajta ikonë të shqiptarizmit.

Janë dy personalitete diametralisht të kundërta në të gjitha aspektet.

Ky, edhe pse ideja për korrigjim, ndryshim apo siç po i quan ai i cili as vetë nuk i kupton, po mundohet që si ide ta paraqet edhe në Samitin e Parisit deri të bashkimi i Kosovës Lindore Kosovës.

E ky marifeti i tij i fundit tani më idenë për bashkimin kombëtar apo bashkimin e Kosovës më Shqipërinë, është një autogol për të duke e ditur veprimin e tij si udhëheqës i shtetit të Kosovës së ku e solli këtë të fundit karshi Serbisë të cilës i dha material të bollshëm për të na akuzua për krijimin e Shqipërisë së Madhe që në të vërtetë është tentativë për krijimin e Serbisë së Madhe më ndihmën e tij dhe bashkë mendimtarit të tij në krye të Qeverisë së shtetit shqiptar.

Këta të dy, janë shumë ngushtë të bashkuar dhe të pandarë në idetë e tyre që ta realizojnë politikën qindvjeçare për copëtimin e Kosovës duke krijuar kufij në mesë të Serbisë dhe Shqipërisë më humbjen e aseteve ekzistenciale të popullit të Kosovës, pjesën veriore në kuadër të tri komunave që tani artificialisht janë të banuara më shumicë serbe pas shpërnguljes së shqiptarëve më dhunë.

Nëse bashkimi kombëtar na paska mbetur në dorën e Ramës dhe Thaçit, kjo, as që mundë të ndodhë sepse këta të dy, as nuk kanë moral kombëtar e as njerëzor dhe absolutisht qytetarët në të dy anët e kufijve nuk i besojnë që kjo të ndodhë.

Në të vërtetë nëse kjo hipotetikisht ndodhë, atëherë mundë të besohet së bota e posaçërisht ajo shqiptare qenka para kolapsit.

Këta që të dytë në gjendje të rëndë psiqike për gjendjen që po mbretëron në Shqipëri e Kosovë, është rreziku edhe ma i madh që në bashkëpunim më Vuçiqin posaqërisht ky i Kosovës të krijojnë situata të “tensionuara” ashtu do t’i quante Serbia qoftë edhe kur tentohet të zbatohet ligji dhe të merren masa kundër trafikimit, kriminalitetit dhe pasurimit sidomos në pjesën veriore ku çdo gjë ishte jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës dhe më shumë nën ndikimin e Serbisë të drejtpërdrejtë që të nxisin gjoja tension dhe presion për t’i frikësuar serbët e veriut që të shpërngulën. Kjo teori do të tentohet të lansohet edhe në Samitin e ardhshëm të Parisit si kundërpërgjigje ndaj Kosovës që marrëveshja të jetë në favor të saj siç deklaron Vuçiqi duke i harruar për një moment gjenocidin që e ushtrojë ndaj popullatës së Kosovës pa u penduar fare.

Pra, edhe intervenimi i policisë së Kosovës në veri është për çdo lëvdatë dhe krenari duke e shprehë gatishmërinë, profesionalitetin dhe aftësinë të përballët më sjelljet arrogante e kriminale të kontrabandës serbe nga e cila druajnë edhe popullata serbe e veriut. Edhe ata janë në hallë të madh sepse as nuk mbrohen nga Kosova e as Serbia.

Gjithsesi, kjo, nuk duhet të na mashtrojë më ndonjë iniciativë më prapavijë politike për ti fshehur dështimet tjera rreth funksionimit të shtetit të Kosovës në tërë territorin. Një e “mirë” nëse mund të thuhet në ketë rast është së janë të bashkuar serb, shqiptar, boshnjak një lloj “solidarizimi” që nuk mundë të quhet veprim një nacional por një “ bashkim vëllazërim” i ashtuquajtur në komunizëm por gjithsesi kundër shtetit të Kosovës dhe popullatës së saj në tërë territorin. Në këto punë të pista, nëse drejtësia i shkon deri në fund për çka dyshoj, do të zbulohen involvime të udhëheqësve shtetëror si bashkëpunues në përfitimet marramendëse. A ja vlen të presim rezultatet, nuk e di por nëse drejtësia është e kapur dhe e kontrolluar nga pushtetarët, do të duket një storie që do ta keqpërdorin ata të cilët do të” lëvdohen” së ja jemi të përkushtuar t’i shkojmë deri në fund. U dridh mali, polli miu.

Serbisë, duke i dhënë material propagandues nga udhëheqësit në të dy anët e të dy shteteve dhe duke i hap rrugë që të kërkojë një zgjedhje balancuese që do të thotë Kosova të dëmtohej tej mase, bile më idetë që nëse Kosova kërkon bashkimin e Kosovës Lindore, që sipas Serbisë në këtë moment e shef të arsyeshëm, atëherë, si ide do të përkrahet edhe nga Serbia që në të vërtetë është ide e saj por e thënë dhe e iniciuar nga Thaçi.

Manipulimi dhe ”mashtrimi” i papresedan  i asaj popullate shqiptare më kësi lloj lojërash të pista, tregon se ky njeri vërtetë nuk është në gjendje t’i realizojë këto ide që në start të dështuara kur i njëjti nuk qe në gjendje që të ju sigurojë të drejta të barabarta dhe reciproke më serbët e pjesës veriore kur e kishte shansin para fillimeve të bisedimeve më Serbinë si një ndër pikat strategjike që do ta sillte Serbinë në një pozitë të palakmueshme apo më mirë më thënë, shqiptarët e kësaj ane të jenë reciprokisht në të njëjtën situatë për t’i realizuar të drejtat të cilat janë unike jo vetëm në Evropë por edhe në botë në aspektin diskriminues e segregues. Nuk e bëri këtë e si t’i besohet për diçka më serioze.

E posi mundet ky njeri tu dalë para syve atyre shqiptarëve të asaj ane më kësi lloj idesh që vërtetë askush më nuk ju beson bile as ai vetë e lëre më që t’i realizon. Lojëra të pista politike për interesa personale dhe shpëtim nga dështimi, mashtrimi dhe fshehja nga realiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat