Letër kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Mjjedisit dhe Planifikimit Hapësinor!

Opinione

Letër kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Mjjedisit dhe Planifikimit Hapësinor!

Nga: Palush Domgjoni Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:34
Foto ilustruese

I nderuar Kryeminister i Kosoves!

I nderuar Minister i Mjedisit  dhe Planifikimit Hapësinor!

Natyra ne Kosovë është shumë rrezikuar nga njeriu. Edhe pse kemi institucione dhe legjislacione për mbrojtjen e natyrës, monitorimin e gjendjes së vlerave të mbrojtura natyrore në Kosovë, prap gjendja në terren është shumë alarmante, me qindra lumenjë dhe bukuri natyrore tjera, janë dëmtuar nga njeriu, që nga viti 1999. Njeriu duhet ta respektoj natyren, ai dhe natyra duhet bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Pyjet, kullosat, burimet ujore, kafshët dhe bimët kanë luajtur rol dhe luajnë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë njerëzore, pa këto njeriu nuk mundë të jetoj. Fatkeqësisht brezi i njeriut të kohës sotshme në Kosovën e lirë, më shumë se kurrë më parë është duke ndikuar në prishjen e baraspeshës ekologjike të natyrës në Kosovë. Shkatërrimi i pyjeve, fragmentimi i habitateve, shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve natyrore, janë aktivitete negative të njeriut, pasojat e të cilave tani më janë  shumë evidente kudo. Ndërsa intsitucionet pergjegjëse shume pak, për të mos thënë fare nuk kanë vepruar në praktikë në mbrojtje te medisit dhe natyrës. Kjo gjeneratë po tregohet e pa mëshirshme, nuk rrespekton asgjë as pronen, as njeriun as kafshen dhe as natyren. Përendimi sidomos BE i kushton shume rendësi natyres. Në çdo institucion te Kosovës nga çdo politikan, zyrtarë qeveritarë, punonjës instituteve etj. flasin dhe shkruajn për standarde të BE-se, por në të vërtetë askund nuk rrespektohen ato. Njeriu duhte që gjeneratës se ardhshme të ju lë një trashëgim një natyrë, së paku po aq të pasur e të larmishme siç e kemi trashëguar ne nga paraardhësit tanë. Duhet të jetë në ndërgjegjen e njeriut të sotëm të mendoj për të ardhmen e brezave, që do vijnë është në dorën tonë të vendosim për fatin e shumë gjallesave, të cilat po kërcënohen për zhdukje. Është koha tani është detyrë e sëcilit, që veprimet tona t’i orientojmë në dobi të natyrës, në mbrojtje të mjedisit. Sot në BE mbrojtja e biodiversitetit konsiderohet njëra prej sfidave më të mëdha me të cilat po përballet njerëzimi sot, prandaj edhe ne si shqiptarë duhet të mendojmë se çdo qenie e gjallë e këtij planeti ka rëndësinë dhe të drejtën për të ekzistuar, ashtu si edhe njeriu. Kosova edhe pse është një vend i vogël në hartën botërore, ajo ka natyrë të pasur, me peizazhe, botë të larmishme bimor edhe shtazore. Fatkeqësisht vlerat e trashëgimisë sonë natyrore, po përballen sot si çdoher më shumë me presionin e vazhdueshëm nga shfrytëzimi i pakontrolluar dhe i pa planifikuar. Inistitucionet përgjegjëse për mbrojtje te mjdeisit janë te detyruara të ruajnë vlerat natyrore. Këto institucione duhet të hartojnë politika efikase për mbrojtjen e natyrës, për të rritur sipërfaqet e zonave të mbrojtura, për të ngritur cilësinë e menaxhimit të këtyre zonave, për të mbrojtur llojet e rralla bimore dhe shtazore dhe për mbrojtur pyjet, e jo të jap leje për interesa private për gurërthyes kompanive private, të cilat për interesa private materiale, ushtrojnë krime ndaj mejdisit dhe natyrës dhe dëmtojnë shëndetin e njerëze, kafshëve etj.

Gjatë gjithë zonës së fshatrave, Moglicë, Raçe, Pjetershan, Dol, Kusar, Lipovec dhe Goden, ka shumë gjëra të bukura për të zbuluar si në botën shpendëve dhe bimëve. Ka një diverzitet të bimëve, pemëve, c’farë ju mundëson jeten shume insektëve dhe kultivimin e bletarisë. Ata që e duan natyrën e dinë këtë, ata e dijnë për këtë diversitet të natyrës në këte zonë. Por kjo shumëllojshmëri është duke u kërcënuar sot nga Qeveria e Kosovës, e cila për interesa të një kompanie private ka dhëne leje për gurëthyes ne malet e Kusarit afër Pashtrikut, c’farë do dëmtoj mjedisin dhe këtë shumëllojshmëri. Në vende të BE-së organizohen javë për Biodiversitetin, që kanë për qëllim të frymëzojë edhe më shumë njerëz për natyrën dhe mbrojtjen e saj. Java e Biodiversitetit ka për qëllim të frymëzojë dhe bindë njerëzit, përvojat frymëzuese të natyrës, por edhe për t'i bindur ata për të njohur kërcënimin për florën dhe faunën dhe për të informuar për mbrojtjen e tyre. Ndërsa intstitucionet kosovare bëjne të kundërten, japin leje për dëmtim të biodiversitetit.

Kjo zonë ka shpella ka një bukuri natyrore, ku sot ke blegtori, vreshtari, ke bletari. Në këtë zone gjithashtu mundë te zhvillohet turizmi dhe rekracioni. Në vend që Qeveri të mbështes plane që zhvillojnë këtë zonë, ku njerzit të mundë të kenë jetë më të mirë dhe të mos largohen nga vendi, ajo jep leje për ta dëmtuar atë zonë, c’farë e bën  jeten e pamundur për banoret e asaj zone. Me ligjin nr. 03/L-233 për mbrojtjen e natyrës në nenin 14 mbrohet monumenti i natyrës, në paragrafin 3 të këtij neni thuhe: në monumentin e natyrës dhe në afërsi të drejtpërdrejt të tij që është pjesë përbërëse e zonës së mbrojtur nuk lejohen veprimtaritë të cilat rrezikojnë karakteristikat dhe vlerat e tij. Kuvendi Komunal i Gjakovës ka marr vendim për aprovimin dhe mbrojtjen e vlerave të natyrës në territorin e komunës së Gjakovës duke i shtuar listës së vlerave të natyrës së Kosovës edhe dhjetë objekte te reja dhe duke e zgjeruar listën e zonave të mbrojtura të Kosovës në 198 zona të mbrojtura të kategorive të ndryshme. Ndër to është Kompleksi i shpellave në Kusar, Burimi i ujit në Kusar (https://www.ammk-rks.net/?page=1,7,497). Nëse malet do dëmtohen në Kusarë do demtohet natyra dhe kjo është pjesë përbërëse me këto shpella dhe burimin e ujit.  Prandaj një leje për një gurëthyes në malet e Kusarit është në kundërshtim ne ligjin për mbrojtjen e natyrës.  Gjatë ekspeditave hulumtuese të vitit 2018, në rrëzat e Pashtrikut në relacionin Gerçinë- Lipovec) janë konstatuar hapësira fragmentare me vegjetacion të fitocenozës Dioscoreo- Carpinetum orientalis (Ekspeditë hulumtuese EK / 07-17.09.2018). Një gurëthys do dëmtoj këte vegjetacion. Qëllimi i ligji për mbrojtjen e mjedisit është të promovojë krijimin e mjedisit të shëndetshëm për popullin e Kosovës me sjelljen graduale të standardeve për mjedis të Bashkimit Evropian, prandaj institucionet janë të detyruara të mos dëmtojnë natyren dhe të krijojnë mjedis jo të shëndetshem për banorët e kësaj zone të këtyre fshatrave të cekur më lartë. Qeveria ka për detyrë të bëjë kufizimet, ndalimet dhe kontrollet tjera të emisioneve të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta të liruara në mjedis nga ndotësit dhe mbeturinat nga instalime dhe projekte (- Ligji për mbrojtjen e mjedisit Neni 5 paragraf 1 pika 1.1.4).

Ky projekt për gurëthyes ndikon drejtpërdrejt në demtim të natyres. Ministria rrespektivisht Ministri ka për dëtyrë të koordinojë përgatitjen dhe implementimin e politikave dhe instrumenteve  mjedisore me ministritë tjera, komunat, entitetet private, organizatat shkencore dhe profesionale, organizatat jo qeveritare dhe me qytetarët( Ligji për mbrojtjen e mjedisit Neni 5 paragrafi 2.4.) Në këtë rast për dhënjen e lejes për gurëthyes në malet e Kusarit dhe Pashtrikut, Ministria as nuk ka lajmëruar komunën as organizatat joqeveritare dhe as qytatarët. Në pjesën e mbrojtur të natyrës nuk mund të zhvillohen aktivitete të cilat e rrezikojnë ekuilibrin natyror, llojllojshmërinë biologjike dhe peizazhore, hidrografinë, gjeomorfologjinë, gjeologjinë, vlerat kulturore ose në çfarëdo mënyrë degradojnë cilësitë dhe veçoritë e vlerave të natyrës. (Ligji për mbrojtje të natyres neni Neni 12).  Kjo zonë është zonë e mbrojtur me monumente natyrore dhe me planë komunal për zhvillim të turizmit dhe rekracionit. Si dhe është zonë e banuar me njerëz, me kafshë dhe bletë.  Një gurëthyes demton natyren krijon një mjedis te pa shëndetshem për njerëz, kafshë, blëtë dhe instekte. Prandj një lejë për gurëthyes në këte zonë duhet të anulohet.

Palush Domgjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat