Retorika popullsite e Thaçit, në shërbim të Serbisë së madhe

Opinione

Retorika popullsite e Thaçit, në shërbim të Serbisë së madhe

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 28 maj 2019 Në ora: 22:39
Pamje nga Samitit në Berlin

Ditëve të fundit, jemi deshmitarë të shtimit të vokabolarit retorik e popullist të Presidentit të vendit, Hashim Thaqit dhe të Kryeparlamentarit, Kadri Veseli n'raport me armikun shekullor e që synim real ka ; zhvendosjën e vëmendjës se opinionit nacional e nderkombëtar pas daljës n'dritë të Diellit aferat korrupitive, skanadalet e mitmarrjës dhe detyrimi i fajdeve dhe haraqit, për biznesët dhe investitorët potencial, shumë prej syrësh të dëmtuar bashkë me interesin e vendit.

- Ideja e korigjimit të kufijëve, ide kjo për copëtimin dhe ndarjën e Kosovës, ide e vjetër serbe, po aq sa apetitet e tyre hegjemoniste për zgjerim të kufjëve Serbisë mesjetare n'tokat dhe trojet shqiptare, përdorë nga paternalizmi serb mbi presidentin e Kosovës, përkatësisht, nga Vuqiqi mbi Thaqin.

Renegati Thaqi, i shantazhuar, me (pa) vetëdije, u bë vegël e kësaj ideje me anën e së cilës, fillimisht ; mohonte kufijtë shtetëror të Kosovës, i vinte n'dyshim ata duke i kontestuar ata me idenë e korigjimit të kufijëve, nocion ky i panjohur në të Drejtën Ndërkombëtare, meq kemi t'bëjmë me një realitet të cilin, Serbia s'njëh Kosovën si shtet, s'njeh inegritet teritorial të saj dhe praktikisht ; as kufij shtetëror me Kosovën të cilën e ka n'preambulë të Kushtetutës si pjesë integrale të Serbisë.

Në anën tjetër, Serbia hileqare dhe perfide n'synimet aneksuese ndaj Kosovës, askund nuk përmend korigjim kufijshë dhe shkembim teritoresh që t'mos bije ndesh me Kushtetutën serbe dhe tendencën e mohimit të ekzistencës së një Kosove të lirë dhe t'pavarur.

Përkundrazi, Presidenti serb Aleksandër Vuqiq, flet n'vazhdimësi për një kompromis "historik" me shqiptarët dhe përkufizim (razgraniçenje) të dy popujeve, ku :

Kosova nuk do i merrte të gjitha, dhe as Serbia gjithë Kosovën!

"Kompromis", ky i dakorduar i Vuqiqit Thaqit e Ramës, kuptohet, edhe me bekimin e Mogherinit.

Pra, copëtimin e Kosovës, cenimin e integritetit teritorial dhe mundësinë e zhbërjës së shtetësisë së Kosovës, akterët n'fjalë, e quajnë kompromis historik i cili do kurorëzohej me një marrveshje ligjërisht obligative dhe me njohje reciproke...!

- Një marrveshje të tillë eventuale, do t'a dergonin n'Prlamentet respektive dhe në referendum.

Populli i Kosovës, por adhe ai i Serbisë, i thanë JO planit të vjetër serb për copëtimin e Kosovës, aktualisht n'duart e Thaqit & Vuqiqit.

- Ideja e bashkimit të Luginës së Presheves, alisa Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës, ishte vetëm meknizëm që hapte kutinë e Pandorës për mosndryshim t'kufijëve dhe i hapte rrugë ndarjës dhe zhbërjës faktike të Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur.

Një kartë e tillë sensitive dhe populliste, joshëse për qytetarët shqiptarë të Luginës dhe terheqëse edhe për ata të cilët e duan Serbinë deri n'Iber dhe Zajednicën dhe ksteritorialitetin për pakicën serbe, n'Jug të Ibrit dhe n'gjithë Kosovën, ku shqiptarët do mbetnin:

Pa veriun e pasur të Kosovës dhe pa Kosovën Lindore !

 

- Bashkimi kombëtar : Kosovë & Shqipëri, n'funksion të delegjitimimit të shtetësisë së Kosovës dhe krijimit të Serbisë së madhe.

Edhe kjo kartë serbe, n'duartë e Hashim Thaqit & Edi Ramës, ndihmonë Serbinë në planet e saja ekspansioniste, n'Bosnje & n'Kosovë, duke dëmtuar edhe t'parën e dhe të dytën me tkurrjën drastike të teritorit dhe zgjerim të vetë Serbisë.

A janë reale idetë e Thaqit & Rames për bashkim kombëtar ?

Përgjigja është JO !

Parimet e Grupit të Kontaktit saktësojnë qartë ;

- Për Kosovën, s'ka kthim mbrapa, pra në gjendjën okupimit,

-S'ka copëtim dhe ndarje tës saj, sikurse

- S'ka bshkim me ndonjë nga shtetet fqinje (aludimi për Shqipërinë)

Edhe pakoja e Ahtisarit për Pavarësi, edhe Kushetuta e Republikës së Kosovës, saktëson & sanksionon njësoj, andaj nga kjo e drejtë n'duarë të Thaqitit, Rames & Vuqiqit të luajnë me fatin e Kosovës dhe shqiptarëve ?

Aksioni i sotëm i nderhyrjës policore n'veri për t'luftuar krimin dhe kontrabandën, u mirëpritë dhe duartrokitë nga qytetarët e Kosovës, por dilema se pas këtij aksioni qëndron Thaqi & Vuqiq për t'mbajt gjallë dhe ushqye planin ogur-zi të copëtimit dhe ndarjës së veriut të vendit nga Kosova është e fuqishme dhe jo e pa arsye...!

T'njëjtin shqetësim dhe vlerësim, ndajnë edhe mediat dhe opinioni serb n'Serbi, të cilët janë kundër Vuqiqit dhe planeve të tij për perkufizimin (razgraniçenje) me shqiptarët, sipas tyre, pranimin e humbjës së një pjese të teritorit të "Kosovë & Metohisë", sipas Kushtetutës serbe.

Zatën ; "Korigjimi i lehtë i kufijëve", Marveshje e dhimshme me Serbinë", "Përfshirja e Kosovës Lindore n'Republikën e Kosovës" dhe s'fundmi ; "Bashkimi Kombëtar", janë skenar që dëmtojnë vetëm shqiptarët dhe shtetët e tyre n'Ballkan, dhe n'tnjëjtën kohë, shperblejnë dhe i sherbejnë armikut tonë shkeullor, serb.

Thaqi & Rama, nuk po ndalën në projektin renegat & antikombëtar, n'sherbim t'armikut ; të copëtimit dhe zhbërjës së shtetësisë së Kosovës, andaj ata duhet t'i ndalojmë si komb !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat