Akeksandër Vuçiq, Serbia është zgjeruar në tokat shqiptare

Opinione

Akeksandër Vuçiq, Serbia është zgjeruar në tokat shqiptare

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 29 maj 2019 Në ora: 12:20
Aleksandar Vuçiq

Zoti Vuçiq, e habitët tërë botën më 28 maj 2019,me sjelljen dhe retorikën Tuaj përplot me panikë,naïve e fëmijërore, me rastin e aksionit policor të Republikës së Kosovës për arrestimin e kontrabandistëve në veriun e Kosovës, duke i dhënë këtij aksioni policor të drejtë dhe legjitim ngjyrë nacionaliste.

Ju nuk nguruat që këtë aksion policor të Kosovës ta quani edhe si sjellje bishash vetëm pse u vënë në pranga kontrabandistët serbë.

Ju harruat fare faktin se policia e Kosovës tashmë një kohë të gjatë trajnohet nga policitë e perëndimit dhe i zbaton standardet më të avancuara që ekzistojnë për veprimet policore.

Zoti Vuçiq, po Jua rikujtoj se i harruat shpejt vrasjet e masakrat shtazarake që Serbia i kreu në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/1999, duke mos kursyer gra, pleq e fëmijë, por edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Po Jua rikujtoj edhe dhunimin më makabër e çnjerëzor të 20 mijë femrave shqiptare në Kosovë që nuk mund ta kryejnë as bishat më të tërbuara, e që e kryen ushtarët, paramilitarët dhe policët serbë

Ju më 28 maj 2019 luajtët rolin e kukuvajkës dhe të lotëve të krokodilit për pakicën serbe në Kosovë, duke u kërcënuuar edhe më ndërhyrjen e ushtrisë së Serbisë, gjoja për ti mbrojtur serbët e Kosovës.

Të gjithë e dijnë se pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbët e Kosovës më shumë i mbron Kosova se sa Serbia, e cila serbët e Kosovës për politika ditore është duke i keqpërdorur, instrumentalizuar, nxitur dhe shfrytëzuar maksimalisht.

Zoti Vuçiq, të gjithë po habitemi ku e merrni guximin ta shtrembëroni edhe historinë.

Ju e dini fort mirë se serbët në Ballkan janë ardhacak, dhe se në Ballkan kanë ardhur në shrekullin e 6-të nga Kaukazi. Serbët fillimisht janë vendosur të rajonin e Beogradit të sotëm, që ka qenë qytet Ilir, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët. Beogradi i sotëm është quajtur Citibardhi dhe atë e ka themeluar para 2500 viteve mbreti i Ilirëve Bardhyli, i cili ka qenë mbret i mbretërisë që shtrihej nga Trieshta e gjer te gjiri i Artës në Jug.

Okupimi i Beogradit nga serbët është bërë me luftëra të përgjakshme. Këto luftëra të përgjakshme serbët i kanë vazhduar duke vrarë, masakruar e dëbuar popujt e tjerë dhe më së shumti shqiptarët që kanë jetuar me shekuj përtej Nishit.

Duke i vrarë e dëbuar shqiptarqët serbët e kanë zgjeruar shtetin e tyre, duke krijuar edhe Serpska Banovinat, si ajo e Zetës, Moraves dhe Vardarit, që ndryshe e quanin Juzhna Banovina, e të gjitha këto në trojet e huaja, e më së shumti në trojet shqiptare.

Zoti Vuçiq, këtë e dëshmon edhe kjo hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817. Po Jua dërgoj sërish ta shikoni sa e vogël ka qene Serbia sipas kësaj harte të Enciklopedisë Ruse në vitet që janë shënuar në brendinë e kësaj harte.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Këtë hartë në letra publike ua kam dërguar edhe z. Donald Trump, presidentit të SHBA-ve,z, Vladimir Putinit, presidentit të Rusisë, z. Johanes Hahn, komisionerit për zgjerim në BE, z. Frederika Mogherinit, kryenegociatores në bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel dhe Patriarkur Tuaj Irinej i cili deklaronte se serbët duhet ta okupojnë sërish Kosovën, sepse gjoja Kosova me shekuj paska qenë tokë e Serbisë.

Gërmimet arkeologjike në nëntokën e Kosovës dhe reliktet të gjenden atje dëshmojnë se kjo tokë ka qenë vetëm tokë Ilire.

Kishat dhe manastiet që serbët i kanë ndërtuar në Kosovë, i kanë ndërtuar në trojet shqiptare dhe me pasuritë e grabitura.

Shqiptarët nuk kanë okupuar as edhe një metër të tokës së huaj.

Zoti Vuçiq, Serbia me banovinat e saja artificiale,ka qenë shkaktare që më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullatës shqiptare të mbetet jashtë kufijve të shtetit amë Shqipërisë, në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920.

Ekzistojnë dëshmi dhe tapi të shqiptarëve në arkivat e Turqisë se shqiptarët kanë jetuar përtej Nishit, dhe kralët serbë i kanë dëbuar më forcë dhe luftëra të përgjakshme.

Kosova është pjesa më e madhe nga trojet dhe populli shqiptar që mbeti nën Serbi edhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur Serbia i shkeli Marrëvfeshjen e Bujanit 1943/1944 dhe premtimet që ua dha shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, se pas çlirimit nga nazifashizmi do tu mundësohej që të vetëvendosin për fatin e tyre.

Zoti Vuçiq, e dini shumë mirë gjatë sistemit monist të ish Jugosllavisë, se çfarë represaljesh ushtronte Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës, ku jetonte një grusht i vocër i serbëve.

E dini shumë mirë se Serbia në këtë sistem monist detyroi të shpërngulen qindra mijëra shqiptarë në Turqi, ku tani kanë arritur numrin prej afër 6 milionë shqiptarë atje.

Zoti Vuçiq, pas demonstratave të studentëve shqiptarë në Prishtinë që në vitin 1981 protestonin me laps dhe fletore në dorë, përdorët dhunën e paparë policore, të shoqëruar me burgosje të shumta dhe dënimë drakonike.

Me këtë rast i suprimuat tërë administratën dhe arsimin shqip në Kosovë, duke e shndëruar Kosovën në aparthejd të Serbisë.

Zoti Vuçq, shqiptarët e Kosovës i konsideronit si robër të Serbisë.

Kjo solli në mobilizimin dhe themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kishte për qëllim lirinë dhe mbrojtjen e pragut të shtëpisë.

Serbia me një ushtri dhe armatim maramendës në vitet 1998/1999 ndaj Kosovës bëri agresion gjenocidal, duke e okupuar, duke vrarë, masakruar, dhunuar dhe dëbuar popullatën e pafajshme shqiptare të Kosovës nga trojet e veta shekullore.

Masakrat që i kryenin ushtria, paramilitarët dhe policia e Serbisë ndaj popullatës të pafajshme e duarthatë shqiptare, më në fund e ndërgjegjësuan NATO-n që ta çlirojë Kosovën dhe ta detyrojë ushtrinë e Serbisë të tërhiqet nga Kosova.

Zoti Vuçiq, Kosova tani është shtet i pavarur e sovran dhe mos shihni ëndra me sy çelë.

Mashtrimet që ua bëtë lidershipeve të derisotme në Kosovë nuk mund të arrini ti bëni më.

Pas tërë këtyre të zezave që Serbia i kreu në Kosovë nuk ka vend për asnjë kompromis që Ju dëshironi.

Nuk ekziston asnjë shqiptar që do të guxojë me Serbinë të nënshkruajë marrëveshje mbi bazën e një kompromisi.

Në vend të kompromisit për të cilin Ju po insistoni, duhet ta demokratizoni Serbinë, ti kërkoni falje publike Kosovës për krimet e kryera, kriminelët serbë ti veni para drejtësisë, ti tregoni ku ndodhen varrezat masive me trupat e vrarë e të masakruar shqiptarë dhe ta zbardhni fatin e 1650 persove shqiptarë ende të pa gjetur.

Mos shpresoni se do të mund të merrni as edhe një pëllëmbë toke tjetër nga Kosova.

Kërcënimet që Serbia ia drejtoni Kosovës dhe eventualisht nëse Serbia e sulmon ushtarakisht Kosovën, do të ketë pasoja më të rënda se ato që i pësoi Serbia e Sllobodan Millosheviqit.

Zoti Vuçiq, edhe Zoti e ka dënuar Serbinë për të gjitha krimet që serbët i kryen në Kosovë, por fillimisht me natalitetin e vogël që ka Serbia, e që para 15 viteve nëpërmjet avokatëve në Shqipëri, për shuma të mëdha parashë merrte nuse shqiptare nga Shqipëria për ti martuar djemtë beqarë serbë, me të vetmin qëllim për ta rritur natalitetin në Serbi.

Nënat shqiptare do tu tregojnë fëmijëve të tyre për prejardhjen shqiptare, kjo është e para, dhe e dyta, Serbia dhe serbët do ta marrin dënimin edhe më të rëndë nga Zoti për krimet e mëkatet të derisotme ndaj shqiptarëve fisniikë e paqedashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat