Dyfytyrësia shqiptare për agjërimin

Opinione

Dyfytyrësia shqiptare për agjërimin

Nga: Gani Mehmetaj Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:32
Gani Mehmetaj

Në relacionin Stamboll- Prishtinë me aeroplanin e Turkish Airlensit na e shtruan një mëngjes të bollshëm me pije, madje pati edhe verë të zezë turke. Nga mbi 150 udhëtarë, pos atyre që flinin, askush nuk e refuzoi hajen, megjithëse ishte, sipas islamit ditë ramazani. Shumica e udhëtarëve ishin shqiptarë të Dardanisë, por pati edhe katër- pesë turq safi me gjuhë e me ngjyrë të lëkurës.

As ata nuk e refuzuan ushqimin e pijet. E njëjta gjë me ndodhi edhe kur shkova nga Prishtina në Stamboll e tutje në Singapor: hanin ditën e ramazanit shqiptarët e Dardanisë si të mos kishin dëgjuar kurrë për agjërimin. hanin edhe turqit pranë tyre. 

Në Prishtinë shumica nuk agjërojnë, mirëpo me dyfytyrësi shtihen kinse agjërojnë, madje shtrojnë iftare për miq, apo shkojnë të miqtë në iftare, ndërsa fshehtas të tjerëve hanë ditë në drekë. Është bërë modë beduine iftari e gënjeshtra për agjërimin. Nga erdhi kjo dyfytyrësi, është vështirë të thuhet. Pjesa dërmuese e shqiptarëve veprojnë mu si udhëtarët e aeroplanit turk, nuk agjërojnë, ndërsa një pjesë e tyre gënjejnë për të mashtruar rrethin primitiv e dyfytyrësh. 

Shqiptarët janë të pasinqertë, me pati thënë para tridhjetë vjetësh një anglez i arsimuar. Edhe pse më përcëlloi konstatimi i anglezit, u përpoqa me gjakftohtësi ta kuptojë arsyen. 
Sepse, me tha ai, ndryshe mendojnë e ndryshe ta thonë, ndërsa krejtësisht ndryshe veprojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat