Letër drejtuar të gjithë maturantëve!

Opinione

Letër drejtuar të gjithë maturantëve!

Nga: PhD. Artan Haziri Më: 29 maj 2019 Në ora: 15:00
PhD. Artan Haziri

Maturantë, jeni në momentin më te rëndësishëm të jetës për të vendosur se ku do të studioni. Shumë pyetje lindin lidhur me drejtimin që do zgjedhim apo edhe institucionin të cilit duam t’i bashkohemi! Dhe kjo nuk është aspak e çuditshme! Kur ne zgjedhim një drejtim dhe institucion të caktuar përcaktohemi që t’i japim kahje jetës sonë. Drejtimi dhe institucioni që zgjedhim paraqesin indentitetin tonë akademik dhe profesional- një pjesë të rëndësishme të asaj se si ne paraqitemi para të tjerëve. Ndonëse këto nuk janë vendime fare të lehta, ne mund ta definojmë atë që e quajmë institucion kualitativ të arsimit të lartë.

Elementi i parë vendimtar është trupi akademik i një institucioni. Kush janë profesorët në atë kolegj dhe cila është prapavija e tyre akademike. Në fund të fundit duhet patur parasysh se cilat janë ata të cilët do jenë përgjegjës për edukimin tuaj- cilësitë e tyre, aftësitë pedagogjike, formimi i tyre akademik dhe mbi të gjitha a janë ata njerëz që mund të nxjerrin maksimumin nga potenciali juaj.

Më tej, është shumë e rëndësishme që të konsiderojmë se çfarë përgatitje akademike dhe kurrikule ofron institucioni duke patur parasysh një treg pune i cili është gjithmonë në evoluim e sipër. Një institucion kualitativ sigurohet që t’i pajisë studentët me dije që janë praktike dhe të zbatueshme.

Në kuadër të parimit të ekselencës akademike, një institucioni kualitativ i arsimit të lartë, përpiqet që vazhdimisht të ketë edhe një qasje globale ndaj edukimit. Kjo arrihet përmes bashkëpunimeve dhe marrëveshjeveve me institucionet tjera të arsimit të lartë në gjithë botën. Kjo bën që studentët të pajisen me një përvojë të rëndësishme akademike dhe kulturore.

Një institucion kualitativ i arsimit të lartë sigurohet që studentët që prodhon të kenë mundësinë që të shfaqin talentin e tyre. Mundësitë për të qenë tutor, asistent ligjërues ose pjesë e administratës në institucionin ku studioni lehtësojnë rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional.

Një institucion përbëhët nga njerëzit që punojnë aty. Është shumë e rëndësishme që administrata e insitucionit që ju zgjedhni të përbëhet nga njerëz bashkëpunues dhe ndihmues që gjithmonë janë të gatshëm që të lehtësojnë eksperiencën tuaj studentore.

Në fund, një ambient i bukur për studime po ashtu ka rëndësi të veçantë. Në linjë me universitetet më të mira botërore, një institucion kualitativ duhet të ketë një kampus që ofron salla të shumta, kabinete të ndryshme, bibliotekë të pasur- elemente që sigurojnë që ju do keni eksperiencë të bukur studimore.

Vendimi për zgjedhjen e institucionit tuaj për studime është i vështirë dhe ka peshë të madhe. Megjithatë, ne duhet të kemi parasysh atë se çfarë ne duam dhe cila është më e mira për ne. Duhet të vlerësojmë se cilat janë karakteristikat e një institucioni kualitativ edukimor dhe të shohim se si institucioni që zgjedhim përmbush vizionin tonë për studime. Të gjitha këto janë pjesë e Kolegjit Universum.

Vendi ideal për studimeve dhe karrierë të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat