Ja pse po ndodhin rrahjet në LDK?

Opinione

Ja pse po ndodhin rrahjet në LDK?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:25
Perleshja e nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fshatin Koshare të Ferizajt

Derisa nuk vjen në mënyrë njerëzore dhe demokratike tek ndërrimi i gjeneratave në krye të partisë mate madhe në vend, nuk do të mungojnë këto çorodinë?

Lajmi se edhe ne mbledhjet zgjedhore neper degë e nëndegë të partisë së LDK për të paret e degëve dhe të kryesisë qendrore po ndodhin përleshje sikur ne PDK, sikur u prit nga shumë me befasi! Jo se u harrua "kongresi i karrigeve" por se duke menduar se gjithçka u zgjodh atëherë në mënyrë të drejt dhe profesionale, dhe se e ardhmja do të frymoj ne mënyrë demokratike dhe frymën Rugoviane? Me keqardhje shpreh mendimin tim se një numër i konsideruar i qytetarëve kryesisht i atyre të cilët nga ndarja nga jeta e liderit historik të LDK, Dr. Rugova mendojnë se në të ardhmen do jenë pjesë e këtij subjekti politik në një mënyrë në formë biznesi apo do jenë aty ku edhe rrjedh gjithçka?

Mendoj se një numër janë të zhgënjyer sepse kjo kryesi e tanishme e partisë po i ngjanë sikur qeverisë aktuale të vendit( kapje e shtetit), edhe ata të pa zëvendueshëm? Vallë a nuk ka kaluar periudha kohore emonizmit se lider të përjetshëm ne demokraci s`mund të ketë as kryesi të pa zëvendsueshmë s`mund të ketë? Mendoj se tani ka ardhur koha që në këtë subjekt politik të vij deri tek ndërrimi i gjeneratave drejtuese të partisë sidomos "liderët  veteran" gjithsesi duhet të lëshojnë rrugë dhe rinia, kuadrat e arsimuar jashtë vendit te pa korruptuar të pa implikuar në afera me subjekte tjera politike atyre tu ofrohet shansa.

Dhashtë zoti e ngjarje të tilla të mos ketë netë ardhmen jo vetëm në LDK, por në asnjë subjekt politik sepse me këtë vetëm sa po e tregojmë atë sensin gllabërues; nëse je në kryesi, je afër gjithçkajës përfituese? Kurrë me tepër  se tani Kosovës nuk iu ka dashtë uniteti në të gjitha nivelet institucionale e partiake e politike, te flitet menjë zë, të veprohet me unitet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat