Rama rri po ta mbajti: 30 qershori është vetëvrasja juaj politike

Opinione

Rama rri po ta mbajti: 30 qershori është vetëvrasja juaj politike

Nga: Azgan Haklaj Më: 30 maj 2019 Në ora: 17:25
Azgan Haklaj

Edi Rama në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve është tashmë një kufomë poitike, një simbol i antishtetit, e përtej kësaj një njeri i zvetënuar nga vlerat themelore politike, morale, njerëzore dhe humane.

Nëse kryeministrat e Anglisë dhe Austrisë, perandorive simbol të demokracisë dhe qytetërimit dhanë dorëheqje për një të mijëtën e mëkateve të Ramas, ky Haxhi Qamil i shekullit të 21-të ka vendosur ti shkojë deri ne fund marrëzisë së tij.

Por këtë betejë do ta humbasë në përballjen biblike me Opozitën e Bashkuar dhe populin shqiptar.

Rama kjo fantazmë e poitikës kërkon të ngrihet nga varri ashtu si Kostandini dhe të sjellë në pushtetin vendorë, këtë herë pa opozitën karrikaturën e shëmtuar të Dorëntinës e "Rilindjen" e tij kriminale, këtë shtrigë të zezë që thith për çdo ditë gjakun e shqiptarëve, duke e kthyer Shqipërinë nga një zonjë të rëndë, siç thoshte Pashko Vasa në një plakë të rreckosur, të thinjur e të kërrusur nga hallet e mjerimi, ashtu si nëna e poemës migjeniane të mjerimit.

Nuk është hera e parë në historinë tonë të vjetër dhe të re që Kombi Shqiptar është përballur me bijtë e tij pangëprishës e renegatë.
Në lashtësi kjo i ka ndodhur Mbretëreshës Teuta me gjeneralin tradhëtar Dhimitër Farin.

Në Mesjetë Gjergj Kastrioti është përballur me Hamzain dhe Moisi Golemin.

Në Epokën e Lidhjes së Prizrenit, Imer Przreni, Sylejman Vokshi, Ahmet Koronica, Ali Ibra e patriotë të tjerë sëbashku me malësorët trima të Veriut Shqiptarë i treguan vendin Abdullah Pashë Drenit dhe marshallit turk Mehmet Ali Pasha, të cilët guxuan të burgosnin parinë shqiptare e të nxirrnin në ankand trojet tona etnike.

Të njëjtin fat pati edhe Haxhi Qamili e Esat Pasha në periudhën e Luftës Parë Botërore që shembi katër perandori dhe Shqipëria ndonëse e coptuar i mbijetoj lakmisë së fqinjëve grabitqarë, të cilët në Konferencën e Paqes në Paris, 100 vjet më parë donin ta fshinin nga harta politike e botës.

Konferenca e Paqes së Parisit çertifkoi Perandorinë Sovjetike dhe të Mbretërinë e përgjakshme Serbo-Kroato- Sllovene dhe mbajti gjallë endrrat e shovinistëve grekë për Vorio- Epirin, të ideuar nga Protokolli Korfuzit.

As Diktatori Hoxha, babai shpirtëror i Ramës nuk ka guxuar të bëjë në 1945 zgjedhje pa opozitën siç mendon ti bëjë Edi Rama me 30 qershor.
Ai sajoi votimin me kokrra llastiku në kutitë teneqe, ndërsa Rama nuk denjon ta shohë opozitën as në parlament, as në votim, e pertej këtyre as në demonstratat paqësore, të cilat janë themeli i demokracisë dhe garanti i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Enver Hoxha pushkatoi grupin e deputetëve të Opozitës në vitin 1946 dhe burgosi disidenten dhe shkrimtaren Musine Kokalari.
Sot në në një vend demokratik në Suedi mbesa e saj u zgjodh anëtare e Parlamentt Europian.
Dje me urdhër të Edi Ramës prokuroria politike mori nën akuzë të fabrikuar 6 deputet të opozitës të cilët protestuan kundër arrestimit dhe dhunës mbi qindra protestues të pafajshëm të opozitës.

Ashtu si Enver Hoxha e kishte shpallur tradhëti kombëtare kalimin e kufirit drejt Botës së lirë, e për këtë akt të dënonte me vdekje, Rama ka guxuar të shpallë tradhëtare Opozitën, e cila me një akt sublim dorëzoi mandatet me kerkesën e popullit opozitar që i kishte votuar.

Rama kërkon ta pushkatojë politikisht opozitën duke e zëvendësuar atë me një opozitë fasadë, të kontrolluar prej tij, në fakt me dt 30 qershor Ai, do të ia kthejë vehtes koburen, të cilën e ka mbushur për Opozitën dhe qindramijra shqiptarët që besojnë tek Kauza e saj, tek zgjedhjet e lira, Shteti i së Drejtës dhe Shqipëria Europiane.

Shqiptarët kanë një shprehje të mençur "Kush vret veten shkon gjak hupur".
Kjo për arsyen se në Librat e Shenjtë, në Bibel e Kuran ndalohet një akt i tillë.
Një gjë është është e qartë si drita e Diellit:

Me 30 qershor nëse Ai, Edi Rama ka vendosur të përplaset me murin prej graniti të popullit të udhëhequr nga Opozita e Bashkuar me në krye Lulzim Bashën nuk do të ketë fat ma të mirë se ai i Ballaban Pashës nën muret e Krujës.

Nëse në dhjetra mitingje madhështore të Opozitës shqiptarët dhe ndërkombëtarët kanë parë slloganin "Rama Ik," të cilin ai e ka lexuar për së mbrapshti, përballja finale e 30 qershorit do të ketë kryeslloganin;

Rama rri po ta mbajti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat