Ke huqë adresën dhe esencën, zonja Mogherini!

Opinione

Ke huqë adresën dhe esencën, zonja Mogherini!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 30 maj 2019 Në ora: 21:54
Federica Mogherini

Aksionin policor n'veri të vendit nga njesia speciale e Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, zonja Mogherini, Perfaqësuese e Lartë për Poltikë të Jashtme dhe të Sigurisë, n'detyrë e BE-së, e sheh dhe e komenton si sinjal të nderprerjës së dialogut dhe të marrveshjës obligative, siç janë mësuar ta quajnë marreveshjen për copëtimin e Kosovës, Vuçiqi, Thaçi, Rama dhe vet zonja Mogherini!

- Dhe n'vend se të pëshendet dhe kurajon Institucionet e Republikës së Kosovës për këtë aksion imediat dhe të vonuar në luftë me bandat e krimit e kontrabandës n'veri të vendit, ku krimi e kontrabanda s'njeh etni, si dhe të përshendet një "luftë" të pakpompromis kundër kësaj dukurie të shëmtuar që ka pllakosë vendin, dhe të adreson vërejtjet Serbisë zyrtare dhe Presidentit Vuçiq e Kryeministres Bernabiq, për retoriken retograde, luftënxitëse dhe raciste, zonja e nderuar, Mogherini fajëson mos pezullimin e "takses", siç i quajnë tarfiat doganore të Republikës së Kosovës, për mallrat dhe prodikutet nga Serbia dhe të B&H...!?

Jo zonjë e nderuar, Mogherini!

Kosova s'është në udhëkryq, e kaluar atë me 12 Qeshor 1999.

Përveç teje, Hashimit, Edit, Vuços & Co, për shqiptarët dhe miqtë tanë Euro-përndimor dhe përtej Atlantikut (Amerikë) ;

- Kosova është e lirë, e pavarur dhe sovrane.

Andaj, kërcnimët nuk n'a ulin n'tavolinë, nuk pijnë ujë, edhe atëherë kur vijnë nga një zonjë siç jeni Ju, zonja Mogherini, biles, as nga pinjolli i regjimit të Millsheviqit, Presidenti serb, A. Vuçiq me kërcnimim e nderhyrjes me ushtri, dhe as nga renegati i pinjollit të Millosheviqit, Presidenti Thaçi, i cili kërcenon me destabilitet dhe rrezik potencial, mos-arritjën e marrveshjës me Serbinë, siç e quan Ai plani serb për copëtimin dhe zhbërjën e shtetësisë së Kosovës.

Kosova do ndjekë rrugën e paqës, fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndersjëll, do ndjekë rrugën e integrimeve dhe të zhvillimit, pavarësisht pengesave dhe dhe itinerarit të rënduar me fajin tonë dhe Serbisë me aleatet.

Ty, Thaçi, Vuçiqi, Rama & Batoni, jeni t'përkohshem dhe kalimtar, derisa Kosova dhe miqtë e saj t'përjetshëm & t'përhershëm.

- Merruni me agresorin dhe jo me viktimën nese synoni bashkëpunimin dhe paqën e vertetë midis popujve, e nderuara Mogherini & Co!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat