Johanes Hahn & Frederika Mogherini, Kosovës jetën po ia nxini

Opinione

Johanes Hahn & Frederika Mogherini, Kosovës jetën po ia nxini

Nga: Rexhep Torte Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:04
Rexhep Torte

Shqiptarët kanë qenë  dhe janë komb  fisnik, bujar, paqedashës dhe solidarë me popujt e tjerë të shtypur. Shqiptaët gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë toke të huaj.

Zoti Johanes Hahn & z. Mogherini, nuk keni aspak të drejtë që të mos i vendosni asnjë  sanksion apo kusht  Serbisë agresore gjenocidale  ndaj  Kosovës, që e bëri shrumb e hi Kosovën në vitet 1998/99, duke vrarë e masakruar afër 15 shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra, gra shtatzëna,pleq e fëmijë, por edhe fëmijë duke pi qumësht në  gjoksin e nënës.

Nuk keni aspak të drejtë që të mos i vendosni asnjë sanksion apo kusht Serbisë, që i grabiti vajzat e reja nga duart e nënave të cilave u mbetën në duar vetëm disa qime flokësh të vajzave të grabitura, në tentativë që ti shpëtojnë vajzat nga  grabitqarët serbë, vajzat të cillat nuk u gjetën kurrë.

Nuk keni aspak të drejtë që të mos i vendosni sanksione apo kushte Serbisë, për 20 mijë femrat shqiptare në Kosovë të dhunuara në mënyrën më makabëre, barbare  e shtazarake nga ushtarët, paramilitarët e policët e Serbisë.

Nuk keni aspak të drejtë që të mos i vendosni asnjë sanksion apo kusht Serbisë, për mijëra  gra të mbetura të veja, mijëra fëmijë të mbetur jetima dhe mijëra fëmijë të lindur kopila, të cilët kanë mbetur në udhëkryqet e jetës pa të drejtë shprese për nje jetë dinjitoze.

Nuk keni aspak të drejtë të mos i vendosni asnjë sanksion apo  kusht Serbisë për mos zbardhjen e 1650 shqiptarëve të grabitur, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Nuk keni aspak të drejtë që të mos i vendosni  asnjë sanksion apo kusht Serbisë për mos treguarjen e vendeve të  varrezave masive  në Kosovë dhe Serbi ku janë varrosur trupat e shqiptarëve të  vrarë, masakruar e djegur.

Nuk keni aspak të drejtë që të moas i vendosni asnjë sanksion apo kusht Serbisë, për mos nxjerrjen  para drejtësisë të  kriminelëve serbë që shkaktuan krime aqë të mëdha e të tmerrshme në Kosovë, e që sot shëtisin lirshëm nëpër Serbi.

Nuk keni  aspak të drejtë që ti nxirrni para drejtësisë ushtarët e  UÇK-së që rrokën armët për të mbrojtur lirinë dhe pragun  e shtëpisë nga agresioni gjenocidal i Serbisë.

Nuk keni  aspak të drejtë dhe nuk është në rregull që  ushtarët e UÇK-së ti vendosni në një nivet me ushtarët kriminelë  të Serbisë.

Ushtarët e  UÇK-së, nuk shkuan në  Beograd ti  vrasin serbët, por ishin ushtria, paramilitarët  dhe policët serbë, ata që erdhën në Kosovë  dhe kryen agresionin e përgjakshëm.

Nuk keni aspak të drejtë dhe nuk është në rregull  e humane  që  të vendosni  në një nivel agresorin dhe viktimën.

Zoti Hahn & z. Mogherini, vendoseni veten Tuaj në pozicionin e viktimave të pafajshme shqiptare në Kosovë që  janë lartëpërmendur, dhe mendoni si do të silleshit po qe se Ju ndodhte një gjë e tillë vetë Juve,  familjarëve Tuaj, faresisit Tuaj, apo popullit Tuaj.

Vensoseni  dorën në zemër dhe mendoni si do të silleshit Juve ndaj Serbisë agresore e gjenocidale po ti kishte kryer këto krime ndaj Juve.

Zoti Hahn & z. Mogherini, humanizmi dhe demokracia në BE për një qen ose mace tregon më shumë kujdes e vëmendje, sa që është duke treguar  për tërë ato viktima shqiptare  në Kosovë që pësuan aqë shumë krime nga agresioni gjenocidal i Serbisë.

Zoti Hahn & z.Mogherini, me shumë kujdes i ndoqëm  dekltaratat Tuaja  më 29 maj 2019, me rastin e publikimit të Pakos vjetore për zgjerin të BE-së, ku  vazhduat ta  kushtëzoni Kosovën për heqjen e taksës 100 përqind që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe.

Edhe në këtë pikë nuk keni aspak të drejtë që ta kritikoni Kosovën, sepse Kosova taksën e ka vënë si përgjigje ndaj  shantazheve dhe propagabdës gënjeshtare që Serbia po  bën ndaj Kosovës, e para, dhe e dyta Serbia  me  plasimin e mallrave të saja në Kosovë ka për qëllim shkatërrimin e ekonomisë dhe të prodhimit  vendas në Kosovë.

Zoti Hahn & z. Mogherini, BE-ja  nuk ka aspak të drejtë që ta zvarritën  liberalizimin e vizave për Kosovën,  e cila tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Zoti Hahn & z. Mogherini, aktualisht jeni në poste të larta, keni autoritet mbi bazën e posteve, por  mendoni se kjo nuk do të vazhdojë gjatë, sepse i tillë është procesi jetësor.

Nga përvoja ime gazetareske hulumtuese gjysëmshekullore me plor plot bindje  po Ju sugjeroj, që  angazhimin dhe punën Tuaj ta orientoni në të mirë të Kosovës, sepse ashtu e lyp e drejta.

Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi kudo që jetojnë e punojnë në botë, e kanë dëshmuar me prova se  janë të lidhur ngushtë e  shpitërisht me BE-në dhe SHBA-të.

Serbia dinake është duke bërë lojra politike që pas të gjitha krimeve e dëmeve që ia shkatoi Kosovës, nëpërmjet një dialogu mbi bazën e arritjes së një kompromisi, po përpiqët  të shkëputën   me   pa të drejtë edhe diçka nga Kosova viktimë.

Serbia definitivisht duhet të detyrohet të heqën dorë  njëherë e përgjithmonë nga Kosova, sepse Kosova është tokë shqiptare dhe e larë me gjakun shqiptar.

Pakica serbe që jeton në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Pakicën serbe në Kosovë më shumë e mbron shteti i Kosovës se sa Serbia e cila pakicën serbe  në Kosovë e nxit, e manipulon, e instrumntalizon dhe e keqpërdor për politika ditore. 

Serbia Kurrë nuk do të pranojë të hyjë në NATO, sepse nuk dëshiron të qehën dorë nga vëllau i saj i një gjaku Rusia.

Zoti hahn & z. Mogherini, angazhohuni dhe punoni për të mirën dhe të drejtën e Kosovës, mos shkilni mbi ato mijëra viktima shqiptare dhe mos  bëni mëkate, sepse edhe Ju do të plakeni dhe do të jepni llogari para Zotit për çdo mëkat të kryer.

Zoti Johanes Hahn &  z.Mogherini, në radhitjen e kritikave drejtuar Kosovës  me rastin e publikimit të Pakos për zgjerim të BE-së, keni plotësisht të drejtë sa i takon reformimit të prokurorisë, drejtësisë, sa i takon numrit të madh të zv/minitrave , korrupsionit, nepotizmmit dhe dukurive tjera negative në Kosovë.

Të gjitha këto dukuri negative janë  në spikamë të  punës së përditshme që po e kryejnë në vazhdimësi edhe mediat në Kosovë, dhe se këto dukuri negative detyrimisht dhe urgjentiisht duhet të eliminohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat