Veriu i Kosovës dhe viti 1999

Opinione

Veriu i Kosovës dhe viti 1999

Nga: Arbnor Sadiku Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:41
Arbnor Sadiku

Është shumë imediate të thuhet se tensionimet e fundit në veriun e Kosovës më kujtojnë librin e lexuar më parë apo thënë më mirë, menjëherë pas luftës së Kosovës në vitin 1999, të gjeneralit Wesly Klark  dhe quhej “Të bësh luftë Moderne”.

Para së gjithash duhet thënë, se gjenerali Wesly Klark librin e tij flet lidhur me luftën që kishte udhëhequr gjatë bombardimeve 78 ditshe të aleancës së NATO-së, mbi Jugosllavinë/Serbinë. Që në fillet e bombardimeve të NATO-së, mbi Serbinë  ai  kishte menduar se kjo luftë do të përfundoj shumë shpejtë ndoshta brenda  (10) dhjetë ditëve prej fillimit të tyre me 24 Mars, të vitit 1999.

Por, siç dihet ato vazhduan edhe ma tej, deri në 78 ditë, pasi që rezistenca e forcave serbe si për ironinë e fatit, ishte bërë shumë e madhe, të udhëhequra nga Presidenti i Serbisë, Slobodan Millosheviç.

Në vazhdën  e luftës së Kosovës, së vitin 1999, NATO e dinte shumë mirë sesa do që të ishte rezistenca e madhe nga serbët, sidomos pas kalimit të ditës së(10) dhjetë të bombardimeve të NATO-së, dhe se fundi kjo luftë do fitohej nga aleanca perëndimore, dhe ajo do të konsiderohej si një delir i mirë për SHBA-në, sepse kjo e fundit ishte motorri kryesor i luftës, dhe kjo për SHBA-në dihej se do ishte kurorëzimi më i mirë që do të mund të   ndodhte me një fitore historike, e cila luftë bëhej me motive humanitare për të shpëtuar një popull i cili ishte shqiptar dhe   i cili përndiqej nga trualli i tyre vetëm pse i takonte një, etnie, gjuhe,  apo kombi tjetër, nga shteti i Serbisë.

Për gjatë luftës së Bosnje Herezegovinës mbas vitit 1991, dhe 92 dhe zhvillimit të saj në mes të boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, gjenerali Kalrk kishte shkuar  për të negociuar me forcat serbe në Bosnje Hercegovinë, dhe pa shmangshëm takohet me gjeneralin serb Ratko Mlladiq,  rreth ndaljes së luftës, cili si me ironi pas takimit të W.Klarkut i thotë këtij të fundit se kam një dhuratë për ty, dhe kur e nxjerr atë,  ajo  ishte një armë e cila i jepet gjeneralit W.Kalrk, në një ceremoni para mediave por pa dijeninë e tij se me këtë armë Malladiqi i kishte vrarë shumë boshnjak, dhe kjo storie kishte dalur edhe në media e huaja ndërkombëtare. Dhe siç merr vesh me vonë gjenerali Klark, ky i fundit pra gjenerali Mladiq i  kishte bërë një pabesi atij dhe kishte zënë të pa përgatitur, dhe disi e kishte poshtëruar para mediave te huaja, dhe nga ty ai ju kishte marr një inat shumë të madh serbëve, dhe ai thotë konstaton me vonë se haku më i mirë që do të merrej ndaj tyre do të ishte bombardimi i kazermave serbe në vitin 1999 në Jugosllavi/Serbi,  të udhëhequra pikërisht nga vetë protagonisti njëjtë si në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë, por tani në udhëheqjen e trupave të NATO-së në luftën e Kosovës, nga gjenerali W .Kalrk.

Fundi i luftës shikuar nga perspektiva e aleancës së NATO-së, kishe ardhur dikur  në mes të Majit dhe Qershorit të vitit 1999, si dhe  tani ishte momenti ku do të duhej të diskutohej vendosja e trupave të NATO-së, në Kosovë, dhe si udhëheqës i komandës së NATO-së, i takonte që të ftonte në takim gjeneralin K.Nauamnin si zëvendës të tij, i cili përfaqësonte Gjermaninë në NATO, dhe gjeneralët e tjerë të tri fuqive botërore tjera me peshë në NATO si : Britaninë e Madhe, Francën, dhe Italinë.

Në takimet e rregullta të komandës së NATO-së, krejt pa pritur gjenerali W.Klark e hedh mbi tavolinën e tij të punës hartën e  Kosovës, dhe fillon të i pyet të gjithë gjeneralët se ku dëshirojnë të i vendosin trupat e tyre në Kosovë, pasi që lufta po fitohej ndaj Jugosllavisë, dhe rendi e donte që së pari të pyetej  gjenerali Nauman i cili i thotë Klarkut se për ne nuk është problem vendosja e trupave gjermane në çdo pjesë të Kosovës, por shikuar nga e kaluara  ndoshta nuk do ishte mirë të vendosemi aty ku ka serb, sepse kemi raporte të këqija me ta që nga lufta e dytë botërore, dhe në rast mos bindjes së tyre ndaj forcave gjermane mund të shtim në ta me armë, dhe sipas gjeneralit Nauman,  mirë do ishte të vendoseshin trupat gjermane në Jug të Kosovës, në qytetin e Prizrenit, dhe si për ironi të kësaj ngjarje, ashtu ndodhi me vonë.

Ndërsa, për Italianet që ishin pyetur ata ishin përgjigjur se për ne nuk paraqet ndonjë problem vendosja e trupave italiane  në pjesët e populluara me shqiptar apo serb, dhe me pas ata ishin vendosur në regjionin e Perëndimit, apo në qytetin e  Pejës.

Për trupat e Britanisë së Madhe ishte vendosur të qëndrojnë në regjionin e qendrës pra në Prishtinë, kurse kur ishte pyet gjenerali francez lidhur me vendosjen e trupave të tyre në Kosovë, ata pa hezitim  kishin vendosur  që ato të vendosen në Veriun e Kosovës, kryesisht nga Mitrovica Veriore e deri në Leposaviq, ku edhe ishin vendosur me pas.

Ndërsa vetë gjenerali Klark kishte qenë i mendimit duke pasur parasysh edhe luftën  Bosnje Hercegovinës, dhe tragjeditë e shkaktuara nga serbët, ai kishte propozuar që në Veriun e Kosovës, kryesisht në pjesën serbe dhe shqiptare të vendosen trupat amerikane, por ky propozim nuk ishte pranuar nga sekretari i mbrojtjes Wiliam Cohen, i cili kishte shërbyer në kë pozitë në administratën Klinton nga viti 1997, deri në vitin 2001. 

Përgjigjja e marr nga W.Cohen, për gjeneralin W.Klark ishte kjo, dëshiroj të ju them “se nuk është detyrë e juaja gjeneral Klark ku të vendosen trupat amerikane në Kosovë, por vetë që ato të vendosen sigurt në Kosovë”, mundësisht në një pjesë ku nuk është zonë konflikti në mes të serbëve dhe shqiptarëve, sepse për vendosjen e tyre në Kosovë,  kujdesem unë i thotë sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, z. W.Cohen, gjeneralit W.Klark. Më pas ato, apo thënë më mirë trupat amerikane në kuadër të NATO-së ishin vendosur në Lindje të Kosovës, kryesisht në qytetin e  Ferizajt dhe Gjilanit, e cila edhe ashtu ishte një zonë me e sigurt, dhe nuk ishte konflikte të mëdha as gjatë kohës së luftës në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Nga kjo përgjigjeje e marr gjenerali W.Klark thotë se tani kuptova se prapa skenarios për Veriun e Kosovës qëndron politika e pazareve në mes të Perëndimit dhe Rusisë, ishin si në vijim :

Arsyeja pse trupat Franceze u vendosen atje, pra në Veriun e Kosovës të banuar me serb ishte besimi që kishin më shumë në ta popullata serbe, dhe ajo do mbahej si zonë e getos, ndoshta për shkak të pasigurisë së serbëve, që ndjenin nga popullata shqiptare menjëherë pas luftës se vitit 1999, dhe kjo do vazhdonte deri në integrimin e tyre, dhe më pas ajo pjesë do i bashkohej Kosovës;

Si dhe ajo mund të ishte një kompromis i ardhshëm kur Kosova të shpall pavarësinë e saj,  dhe kërkon njohjen e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), dhe për këtë nuk mjafton vetëm Perëndimi, por Kosovës do ti duhet  të marr edhe miratimin e Rusisë, sepse mund të hedh veton për pranimin e  Kosovës në OKB,  dhe kjo mund të negociohej në mes palëve Perëndim-Kosovë dhe Rusi-Serbi më pas,  duke siguruar një status tjetër për serbet e Veriut të Kosovës, apo edhe ndarjen e saj, apo  korrigjimin e kufijve siç po prezantohet  sot në tryezën e bisedimeve Kosovë Serbi në Bruksel, dhe Paris në vitin 2019,  dhe njohjen e plotë të Kosovës në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat