Një “xhevahir” nergut i Hashim Thaçit: Jam themelues i UÇK-së, nuk i’u bashkëngjita asaj, por e themelova

Opinione

Një “xhevahir” nergut i Hashim Thaçit: Jam themelues i UÇK-së, nuk i’u bashkëngjita asaj, por e themelova

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 31 maj 2019 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Edhe pse e njoh mirë figurën e pështirë, neveritëse e kontraverse të Presidentit Hashim Thaqi, i'a njoh dhe di ; djep & taprak, i'a njoh dhe di, luftën për pushtet deri n'shtet-kapje, i'a njoih dhe di edhe kontributin për ç'shlirimin e Kosovës dhe përpjekjet për copëtimin e saj, dhe zh'bërjës së shtetësisë, megjithatë, asnjëherë s'do me kishte shkuar në mëndje se Hashim Thaqi ka shkuar aq largë në skzofreninë e t'mënduarit sa të deklarohet botërisht se është themelues i UÇK-së, pra është dora vet...!

Ky pohim i tij, më shtyri të mendohëm gjatë dhe të rezonoj me mendje të ftohur duke u përpjekë t'i përgjigjëm pytjeve që i parashtroja vetes.

A është e mundur, si është e mundur, a e ka thënë atë që deshi t'a thot, apo është vetëm një lapsuz n'fjalorin rreshqitës dhe të një gjendje neoroze jo-stabile që reflektonte përballë analistëve të cilët edhe pse tepër të ngathët, megjithatë e kishin vu n'siklet Presidentin injorant në dije por perfid e hileqar n'sjellje.
A është i vetëdijshëm për pohimin fallco dhe si mund t'plasoj një t'pavertetë absolute para opinionit permes mediave, ku është dhe cilin është qellimi i një lajthitje të kulluar ?
Ata për aty, gjykimi im ishte i prerë : 
Paska kapitulue, dhe aq ma keq, u paska dalë dorësh edhe "këshilltarëve" !

Por "analistët" e kujdes'shëm, nuk e prekën më n'këtë pohim absurd dhe lajthitës, dorën në zëmër ; edhe u vinte "keq", edhe vetë Presidenti Thaqi kujdesej që t'mbanë topin gjithë kohën, ngase në të kundërtën rrezikonte që t'pësonte ndonjë gol nga kundershtari (analistët), të cilët edhe pse përballë kishin një President të lodhur, t'padije dhe akter i shumë të kqijave, skanadaleve dhe krimeve që i kishte shkaktuar vendit dhe qytetarëve, u treguan edhe ma t'lodhët se Ay dhe t'paguximshëm dhe jomeritor për një panel që do duhej të ishte n'krye të detyrës.

Autogola ka shënuar Presidenti, dhe vetëm ato e nxjerrin humbës të ballafaqimit, se sa për panelistët, Ai do i gëzohej fitorës...!

Dhe tani i kthehëm gjykimit t'mëvonshëm për autorësinë e Presidentit si themelues i UÇK-së !

E dija dhe isha i sigurt 1 milion % së themelues i rezistencës së armataosur në Republikën e Kosovës, ishte Sali Çekaj, i cili u pasua nga Zahir Pajaziti & Adem Jashari.
Kështu e dinë gjithë shqiptarët që përjetuan tmerrët e luftës dhe përpjekjët sublime të rezistencës me armë kundër armikut të egër & gjakatar, serb.
Në anë tjetër, lufta e fundit nuk ishte para 300 vitëve, por e freskët ; me deshmitarë të gjallë, bashkëluftetërë të gjallë të Heronjëve : Sali Çekaj, Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari, të cilët rrefejnë ndryshe, katercipërisht ndryshe nga pohimet e Presidentit skizofren, Thaqi !
-Mu kujtua deklarata e pas daljës nga vuajtja e denimit, e Gjeneral Sylejman Selimit për Thaqin dhe ata të cilët ky i fundit i mbanë afër vetës si meritorë e çlirimtarë t'pashoq.
- Mu kujtua edhe deklarata e vetë Presidentit, i cili dorën në zëmër ; atë që deklaron në mbrëmje, e mohon n'mengjes dhe anasjelltas, por pat thënë në Kullën e mëkëmbur të Shaban Jasharit, alias Rifat Jasharit :

"UÇK-ja u themelua n'këtë Kullë dhe Komandant kishte Komandantin Legjendar Adem Jashari" !
- Mu kujtua edhe deklarata e mëvonshme demantuese e njërit nga pjesmarrësit e atij takimi n'Kullën e Rifat Jasharit, rrahagjokësit miseterioz, Ibrahim Kelmendi !

Pëveq kësaj, isha i vetëdijshëm se Kulla legjendare e Shaban Jasharit, mbante me respekt të thell e t'jashtzakonshëm, n'ballë të saj, foton e Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, deri n'rënjën epike të tre kreshnikëve të saj dhe shqiptarisë : Shaban Jashari me t'bijtë, Hamëz & Adem Jashari !
Pra, Kulla e kreshnikëve dhe Heronjëve të Atdheut, Shaban, Hamëz & Adem Jashari, njihnin për Komandant Suprem të Forcave të Armatosure të Republikës së Kosovës, Kryetarin e Republikës, Dr.Ibrahim Rugova !
- Sikur se dihet, Hashim Thaqi, ky "themelues" i UÇK-së, nuk ishte n'vija fronti, dhe as në ndonjë pusi forcave pushtuese të armikut dhe n'përballje me to, përkundrazi ; ishte kudo tjetër, veqse jo aty ku luftohej për jetë & vdekje...!

Diku ishte Hashimi, por ku ?

N'prapaskenë të luftës dhe zhvillimeve, n'hotele luksoze të perendimit dhe të Tiranës, atëbotë kuislinge, kryesisht në Rogner bashkë me Xhavitin, Azemin e Kadrinë si udhëheqës politik të "luftës" dhe të Shtabit të Rognerit i cili pergadiste terenin për marrjën e pushtetit dhe kujdesej për eleminimin e likuidimin e kundershtarëve potencial politik, n'Shqipëri e n'Kosovë !

Themelues i cilës ushtri pra është Hashim Thaqi, ky ç'shlirimtar i Kosovës ?

Sigurisht jo i asaj të Saliut, Zahirit e Ademit.

Zahiri & Ademi kur ranë n'alltarin e lirisë, nuk e kishin pranë dhe as afër, "ushtrinë" e Hashimit, Xhavitit, Azemit & Kadrisë, 
Ata, nuk kishin as emblemën e shënjtë UÇK-së, me t'cilën abuzojnë Hashimi & CO si zotër dhe autorë të vetë rezsitencës dhe luftës çlirimtare për liri, e që në të vertetë janë, vetëm dizajnues të emblemës, zhvatës të fondeve në emër të luftës dhe urdhërdhënës të vrasjeve politike për pushtet, kjo ishte gama e funksionimit dhe "kontributit" për atdhe...!

Edhe themeluesi historik i rezistencës së armatosur, alias FARK, Heroi i Kosovës dhe Komandanti i Kosharës Legjendare Sali Çekaj, në ditën e rënjës n'Rrasë t'Kosharës, nuk i kishte në ndihmë ushtrinë e Shtabit të Rognerit, por vetëm amblemën dhe ndonjë sigurims që percillte e përndiqte n'hap, ushtarët hakikat & t'pahile të Atdheut...!

Hashimi & Co, i "dhuruanë" Atdheut, përveq emblemës, edhe disa "komandant" që luftën e bënin për komandë & pushtet, të gatshëm të vrisnin cilindo shqiptarë që konteston e nuk u bindet urdhërave të "koamnadantëve" të Rognerit.

Themeluesit e vertetë të FARK-ut, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari, kanë rënë n'alltarin e lirisë, n'përballje me armikun, dhe në fushën e nderit, biles të dekonspiruar nga Hashimi & Co të cilët sot janë n'maja të Piramidës së Krimit në shtetin e brishtë të Kosovës.

I ri-sjell n'kujtesë, atij i cili po mendon se shqiptarët s'kanë memorje dhe as kujtesë historike, Presidentit të Kosovës, renegatit Thaqi, se atë të cilin atentatove mese dy herë për pushtetin tuaj personal e klanor, dhe tani e "respekton" të varri, Presidentin historik Rugova, dhe atë që sot e lufton me t'gjitha mjetet "konvencionale" që t'i jep pushteti kriminal, n'Kosovë e Shqipëri, liderin historik të Shqipërisë pluraliste, Dr. Sali Berisha,

I ke n's'fond :

Presidentin historik Rugova me Komandantin Legjendar, Adem Jashari, dhe
Presidendin e ish Kryeministrin shqiptar, Dr. Sali Berisha me Komandantin dhe bashkëthemeluesin e FARK-ut, Heroin e Kosovës, z.Zahir Pajaziti.
Derisa, Themeluesi i FARK-ut dhe UÇK-së, Komandanti dhe Heroi i Kosovës & Kosharës, z.Sali Çekaj, jo vetëm se ka mjaftë foto me Rugoven e Berishën, por ishte edhe n'kontakte të rregullta pune e aktiviteti për kauzën e shenjtë kombëtare, çlirimin e Kosovës.

Hashim Thaqi, Presidenti i vendit !

A ke Ti një foto, çoftë edhe e vetme, me Heronjët ; Sali Çekaj, Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari ?

Përgjigja është JO !

Për cilën ushtri flet President ?

Me gjasë dhe më të drejtë, për këtë të 70 mijë veteranëve...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat