Ukshin Hoti tru brilant dhe ideator kombëtar

Opinione

Ukshin Hoti tru brilant dhe ideator kombëtar

Shpend Salihu Nga Shpend Salihu Më 1 qershor 2019 Në ora: 21:29
Ukshin Hoti

Njeriu i cili përfundojë studimet në Harvard të SHBA-së, i cili studio shumë për lëvizjet kombëtare i cili nga rinia e hershme iu përkushtua proceseve politike dhe zgjidhjes së problemit Shqipëtar në Ballkan i cili studio filozofinë Maoiste dhe Partinë politike të Kinës, i cili edhe pse ishte një nacional-socialist predikonte vlerat e konzervatorizmit pra mbrojtjen dhe afirmimin e vlerave shoqërore dhe kombëtare i cili konsideronte se ligji si rregull e sjelljes shoqërore duhet të jetë kompatibil me zakonet kombëtare dhe me vlerat kombëtare.

Ky njeri njëjtë si xhaxhai im i ndjerë prof.Dr Kurtesh Salihu, Gazmend Zajmi, Esat Stavileci, Bardhyl Qaushi, Ali Hadri kishte pikësynim, që kombi Shqipëtar të çlirohet nga zgjedha Serbo-Sllave të jetësonte jo vetëm mëvetësin politike dhe ekonomike, por edhe të i riparonte padrejtësitë që na ishin bërë në Konferencë të Berlinit me 1878, ku Rilindja Kombëtare u mposht dhe trojet Shqipëtare u ndanë.

Njëjtë si me 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ku Kosova mbeti nën tutelazhën e Mbretërisë Serbo-Kroate dhe Sllovene, të riparonte padrejësitë që na u shkaktuan në Konferencën e Jaltës me 1945, ku Kosova mbeti nën zgjedha të Serbisë e Shqipëtarët e Maqedonisë nën zgjedhën Maqedonase si një shtet artificial i cili u krijua në Beograd me 1945 etj. Ukshini e la SHBA që të vinte dhe të shkrinte kapacitetin dhe idealet e tij kombëtare për çështje nacionale. Ai ishte person prej të cilit frikësoheshin shumë grupe të interesit si vendor ashtu edhe ndërkombëtar e Serbo-Sllav andaj e arrestuan dhe zhdukën.

Mjerimi më i madh për ne si shtet dhe kombë,është që nuk insistojmë që të na sillen mbetjet mortore të tij nga Serbia fashiste që ky popull të përulet pranë varrit të tij, që ai tru brilant kombëtar të prehet në paqe në trojet e tij Ilire, për të cilat dha jetën. Turpi i klasës sonë politike që njeriun si Ukshin Hoti shumë rrallë e përmendin e nuk insistojnë nga Serbia që mbetjet e tij mortore të na kthehen sepse familja e tij, ai martir i kombit dhe ky popull meritojnë të jenë bashkë në Iliridën tonë të lashtë në Dardanin të cilën shumë e donte dhe për të cilën u flijua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat