Mendësia e veprimit patologjik të lidershipit shqiptarë!

Opinione

Mendësia e veprimit patologjik të lidershipit shqiptarë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:11
Ismail Muçiqi

Po e fillojmë këtë opinion, me një anekdot të vërtetë.

-"Njëri me halle dhe problemet e jetës kishte shkuar te pleqnari i njohur Xhemajl Obria, dhe posa hyri në odë i tha; "Xhemajl Aga e kam një hall të madhë?, ai ju përgjigj;"Nëse është halli i madh do ta zvoglojmë, nëse është i vogël do ta zgjidhim menjëhere, vetëm inshallah këtë problem nuk e ki brenda në shtëpi!"

Hallengjia ja ktheu Xhemajl Obris dhe i tha; "Problemin e kam mu në shtëpi", e ai si njeri i menqur i tha:

"Pije këtë kafe dhe Zoti ta baft qaren, se nuk mund të ndërhyj në shtëpin tane".

Se me t'vërtet ne si popull kemi huqe dhe defekte gjatë jetës dhe periudhave historike, nuk do mend.

Jemi i vetmi popull në Europ që akoma nuk e kemi zgjedh qështjen kombëtare-shqiptare. Gjithmonë si fajtor për dështimet tona i kemi akuzuar qendrat e vendosjes të politikës globale botërore.

Asnjëhere apo fare pak nuk i kemi menagjuar veprimet at'hok të individëve të cilët kanë qenë në krye të pushtetit apo të qeverive që nga shpallja e pavarsis në Vlorë në vitin 1912 e këndej.

Lufta për pushtet, qërimi i hesapeve pa zgjedhur mjete dhe mënyra për ta anatemua njëri tjetrin apo vllau vllaun, shqiptari shqiptarin, e kanë dëmtuar pa mas popullin i cili ende nuk po gjen rrugë për tu rreshtuar në drejtimin e duhur bashk me popujt tjerë të shteteve të zhvilluara me vlera demokratike.

Ajo që ndodhi mbrëmë në kryeqytetin e Shqipëris në Tiranë, e vërteton mendësin e veprimit ekstrem dhe patologjik kundër institutcioneve shtetërore.

Ta sulmosh dhe ta atakojsh Parlamentin me mjete piroteknike dhe me molotov, nuk mund ti thuhet ndryshe përpos ta krahasosh me veprimin e Neronit kur e kalli Romën.Por kjo është histori tjetër.

Edhe armiqët më të mëdhenj të shqiptarve, nuk kanë shkaktuar dëme sa janë vetë shqiptarët duke ja shkaktuar përspektivën dhe ardhmërin e tyre.

Partit politike si në Kosovë dhe ashtu në Shqipëri, i kanë përdhos dhe ngulfat të gjitha vlerat traditcionale dhe morale të këti popullit.

Akuzat e ndërsjella ndërmjet liderëve politik si në Kosovë njëashtu edhe në Shqipëri, për ta marrur pushtetin me qdo kusht, e kanë sjellë në "qorrsokak" edhe integrimin e shqiptarve në Bashkimin Europian dhe në mekanizmat tjerë të demokracive të zhvilluara.

Niveli i vetëdijes dhe përgjegjësis ka kohë që është shëndrruar në interes material për tu pasuruar sa më shumë përmes formave kriminale dhe anti ligjore.

Elita politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, po e shantazhojn popullin, një pjesë e të cilit po ballafaqohet me kriza sociale dhe me varfëri të skajshme. Parullat e liderëve politik për ta ndryshuar gjendjen ekzistuese në shoqërin shqiptare, janë po aq demagogjike dhe të pabesushme për kohën e tanishme.

Populli shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ka mbetur peng i politikanëve të dështuar i klaneve mafioze, të cilët janë shëndrruar në begler me pasurin materiale që e kanë.

Andaj nuk kemi të drejtë ta akuzojmë Bashkimin Europian, Brukselin apo Washingtonin për dështimet e klasës politike, por ilaqin duhet ta gjejm brenda nëse dëshirojm ta ndryshojm gjendjen.

Në fund të këti shkrimi më duhet të theksoj se me këto polarizime, përqamje, armiqësi ndërmjet përfaqësuesëve të institucioneve, të cilat po marrin përmasa të pa kontrolluara mund të ndodhin edhe shumë gjëra më të kqija dhe më të kobshme ndërmjet shqiptarve.

Për shkak të gjitha këtyre antivlerave që i përmendëm më lartë popullit shqiptar i mungon kulti, individi, autoriteti për të ndërhy kur paraqitet nevoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat