Lutfi Haziri defunksionalizoi zyrën për Preshevë

Opinione

Lutfi Haziri defunksionalizoi zyrën për Preshevë

Nga: Kushtrim Kadriu Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:18
Kushtrim Kadriu

Ishte zyra për Luginën, a për preshevën,...si ishte, e si u nis për të mirë e për të mbarë, por që nuk i zgjati, pasise ajo pas pak kohe, u mbyll!...Që atëherë Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri e mbylli atë pas përplasjeve politike me Lëvizjën “Vatra”. Mandej pas presionit të madh të Lëvizjes ai e hapi atë sërish në mënyrë formale.

Në atë zyre kryetari i Komunës mandej vendosi një person jofunksional, një djalë të mirë që do të ishte i mirë për mësues të lëndës së gjeografisë, aty ku ishte më herët me punë, e jo për të dhënë këshilla juridike. Për më tepër këtë zotëri e vendosi pasi ai kishte dalë publikisht e kishte kritikuar z. Hazirin se i kishte shkatërruar karierën, duke e kontrabanduar nga Lëvizja e Selver Xhelilit tek LDK –ja.

Duke qenë se ky zyrtar nuk ishte fare i përgatitur për këtë punë, ky më shumë i ike palëve, pasi edhe nuk ka se çfarë t’u thoshte qytetarëve dhe si të jepte këshilla juridike kur nuk kishte profesionin për to!

Pa të keq, ky nuk është jurist dhe nuk mund të bën punën për të cilën nuk ka përgatitje shkollore as studimi. Ne nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e kësaj qeverisjeje në këtë mënyrë, po as do të pranojmë të jemi argatë të mashtrimeve publike e mediale.

Ne i sygjerojmë z. Haziri, -se mirë dhe në rregull është të merr ndonjë jurist, njeri në profesion të vet për angazhimin, -ja le ta merr nga partia e tij e që ka në numër të madh, e që rrijnë të pa punë, -kurse këtë mësuesin ta dërgon tek fëmijët në profesionin e tij të gjeografisë, ku e ka vendin. Për këtë punë profesionale lidhur me zyrën dhe shërbimin me të, mirë do të jetë të merret një luginas si është e drejta.

Ka shumë nga Lugina që janë LDK e që dijnë e njohin problemet e asaj ane lindore të vendit tonë, si janë Imet Rrahmani, Fejzullah Berisha, e të tjerë, -që do të angazhoheshin në zyrë për Luginën si duhet e që do të arsyetonin zyrën...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat