A po mbetet Kosova në pleq dhe plaka?

Opinione

A po mbetet Kosova në pleq dhe plaka?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 5 qershor 2019 Në ora: 10:49
Ismail Muçiqi

Se me të vërtet jeta në Kosovën tonë të dashur, është bërë e vështirë dhe e padurushme për shkak të padrejtësive, ngulfatjes dhe diferencave të mëdha në sferën e shkollimit, punsimit dhe të trajtimit e sollën Kosovën në këtë gjendje të cilën nuk e ka menduar askush.

Antivlerat kanë depërtuar në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë, që nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, e cila është shëndrruar në institutcion privat e kjo u pa edhe me rastin e përpilimit të fjalorit "Enciklopediik", i cili u përgadit nga dilitantët e këti institutcioni.

Në këtë fjalor shifet se nuk qmohet as masa, as kriteri, as parimi, as merita e as vlera që janë parime themelore, të cilave duhet të përmbahen përpiluesit e enciklopedive.

Duhet parë kush krejt është futur në të dhe kush krejt është lënë jasht ti, për tu bindur se qfarë injorance ka koncepti i ati fjalori.

Se vlerat kulminante dhe traditcionale të shoqëris kosovare kanë filluar të kalben, tregojnë të gjithë parametrat e zhvillimit, arsimi i dështuar me plotë eksperimente të dështuara duke filluar nga politika dhe programi shkollor.

Po ashtu shëndetësia e lodhur dhe e "plagosur" që nga paslufta, ekonomia e shkatërruar përmes ligjit dhe normave të privatizimit.

Kjo ekonomi e cila dikur ishte e krahasushme me vendet e rajonit, tani është kapur dhe shkatërruar nga klanet mafioze të cilët i ndanë sferat e interesit duke gllabruar pasurit e Kosovës.

Për shkak të gjitha këtyre dukurive negative, nga Kosova vazhdimisht po ikun të rinjët dhe të rejat duke kërkuar fatin e tyre nëper vendet e ndryshme të Europës, aty ku mbizotron ligji dhe drejtësia.

Për shkak të kësaj gjendje të pa përspektiv, para Ambasadave të vendeve të ndryshme kryesisht të Europës, për çdo ditë rreshtohen kolonat e gjata të rinis kosovare për të kërkuar një vizë shengen për të ikur nga ky vend.

Kjo po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomiko sociale të qytetarëve të Kosovës, për shkak të mos liberalizimit të vizave për të ikur në vendet e ndryshme të Europës.

Se me të vërtet këto që u thanë më lartë pasqyrojnë gjendjen reale, njeriu mund të vërtetoj kudo në Kosovë. Fshatrat dhe vendbanimet gjithnjë e më shum po varfërohen nga të rinjët të cilët po ikun. Në fshatëra po ndihet munges e fuqis puntore.

Sipërfaqe të shumta kanë mbetur djerrina, po ashtu në sferat tjera të ekonomis dhe industris biznismenët e ndryshëm po ankohen se nuk po gjejnë fuqi puntore edhe për punët më të thjeshta.

Shtrohet pyetja: Si mos të ikun të rinjët nga Kosova?

Kur atyre ju është mbyllur përspektiva për tu punsuar në vendlindje edhe pse kanë kryer shkolla të larta, fakulltete e deri te Doktoratura.

Në Kosovë nuk mund të punsohesh nëse nuk ke dilitant të ndonjë partie politike apo nuk e ke përkrahjen nga strukturat e ndryshme të cilat e kanë futur në dorë gjithë sistemin.

Këto dukuri kanë sjellë pasoja negative edhe në shtimin e natalitetin e popullsis, kudo nepër fshatra dhe komuna statistikat tregojnë se në Kosovë ka rënë dukshum nataliteti i popullsis. Nepër shkollat e Kosovës, për çdo vit zvoglohen me dhjetëra e dhjetëra paralele për shkak të zvoglimit të numrit të nxënsëve.

Pra të gjitha këto po e sjellin gjendjen në fshatrat dhe vendbanimet e Kosovës, që shumica e shtëpive kanë mbetur në pleq dhe plaka.

Kjo nuk është Kosova të cilën e menduam e dashtëm dhe e pritëm!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat