Edi Rama është i “djegur” politikisht, por “I mbyturi të mbytë”!?

Opinione

Edi Rama është i “djegur” politikisht, por “I mbyturi të mbytë”!?

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:33
Qamil Gjyrezi

Populli ka shprehje që japin mesazhe të qarta edhe në përiudhën që jetojmë! Shprehja popullore,  “i mbyturi, të mbytë”, i shkon shumë gjendjes politike, psikologjike shpirtërore dhe mendore në të cilën ndodhet Kryeminsitri i “mbytur” Edi Rama! Edi Rama është i lodhur, i dështuar, i rraskapitur, duhet djegur politikisht pavarësisht se përpiqet të tregohet i vendosur për ta cuar “budallallëkun” e tij deri në fund!Edi Rama nuk ka më asnjeri mbas vehtes, përvec ministrave të tij besnikë dhe disa “ekstremistëve” në institucionet ligj-zbatuese. Këtë e prezantojnë metingjet prezantuese elektorale, sic ishte metingu i prezantimit në Lezhë të kandidatit Pjerin Ndreu, i akuzuar për abuzime dhe korrupsion nga institucionet ndërkombëtare! Shqiptarët dhe në mënyrë të vecantë tiranasit, duhet të protestojnë deri në dorëheqjen pa kushte të regjimit të Edi Ramës, për të ardhmen e tyre dhe demokracinë në vend!Nëse në metingun e datës 8. Maj do të marrin pjesë mbi 200.000 protestues, Edi Rama është i “djegur” ose i “vdekur” politikisht dhe analistët do të kenë më pak punë?!

Nuk ka vend europian, ballkanik, që zhvillon në këtë periudhë të zhvillimeve demokratike botërore zgjedhje pa opozitën dhe opozitarët.

Nu ka institucione ndërkombëtare që do të njohin zgjedhje pa opozitën e vërtetë!

Kam lexuar dhe dëgjuar disa analistë këto ditë që flasin dhe shkruajnë se Edi Rama nuk rrëzohet pa dhunë dhe ironizojnë tullumbacet! O.K.!

Për cfarë lloj dhune mendojnë këto analistë?! Dhunë kundër dyerve të blinduara me “fletë celiku” apo kundër mureve të institucioneve!?

Edi Rama dhe ministrat e tij janë fshehur në “vrimën e miut” dhe nuk i “mbrojnë” institucionet qeveritare!

P.D., opozita dhe lideri Basha i’a kanë  bërë të qartë nëpërmjet aksionit opozitar të gjithëve opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar se Edi Rama është i dështuar politikisht!

Në ditët e ardhshme Edi Rama duhet të digjet politikisht për ta ndaluar në “budallallëkun” e tij!

Për opozitën liberal-demokrate dhe Lulzim Bashën dhuna është elementi i fundit për ta rrëzuar Edi Ramën!

Lulzim Basha deklaron se ditën e shtunë, me datë 8 qershor nuk ka fjalime apo thirrje për kryeministrin, pasi popullin nuk e ndalojmë të vendosë drejtësinë me forcë.

Lideri opozitar ka shumë të drejtë në deklaratën e tij, mbasi Edi Rama pavarësisht se është në pikën e tij më të “zezë” politike, ironizon opozitën, popullin dhe kërkesat e tyre!

Imagjonojeni me datën 16 Shkurt 2019, sikur populli i revoltuar në kulm me regjimin e Edi Ramës, t’i drejtohej dyerve të Kryeminstrisë “bosh”, cfarë katastrofe do të ndodhte?!

Edi Rama, e kupton shumë mirë që është zemëruar populli dhe nuk janë zemëruar tamam analistët, përvec opozitës që është në misionin dhe në të drejtën e saj!?

Prandaj është i frigësuar dhe përpiqet ta zhvendosi vëmendjen e opinionit të jashtëm dhe atij në vend, duke ironizuar protestat!

Por populli ka një shprehje që thotë “I mbyturi të mbyt”?!

Mediat dhe gazetat e shitura tek krimi dhe Edi Rama e akuzojnë opozitën se kërkon të “krijojë viktima”!

Shumë ndërkombëtar e kanë kritikuar dhunën përgjatë protestave opozitare, marrjen e pushtetit me dhunë!

Edi Rama dhe Rilindja me qëndrimet e tyre antidemokratike kërkojnë “viktima”!

Protestat e dhunshme të Rilindjes më 21. Janar. 2011, tregojnë qartë se ky “formacion politik” e ka në “gen” dhunën, marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me dhunë!

Prandaj për opozitën liberal-demokrate dhuna duhet të jetë elementi i fundit, kur ka mundësi të tjera për ta djegur politikisht dhe “rrëzuar” Edi Ramën!

Opozita duhet ta “djegi politikisht” Edi Ramën, mbasi regjimi i tij është i “rrëzuar” dhe opozita nuk duhet të “bjerë” në lojën e të mbyturit, mbasi ka përgjegjësi për Shqipërinë dhe shqiptarët, rritjen ekonomike dhe integrimin!

Partnerët tonë ndërkombëtar po binden dita ditës për fundin politik dhe të “mbyturin politik Edi Rama”, që kërkon të mbysë ardhmen e të gjithëve!

Në Intervistën për DW, Lulzim Basha zbulon mesazhin nga Berlini, ja si do zgjidhet kriza: “Se opozita u përmbahet kërkesave të saj dhe se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes marrjes së përgjegjësive politike, largimit të kryeministrit Rama dhe krijimit të qeverisë tranzitore për të shkruar drejt zgjedhjeve të reja”. Dhe vazhdon më poshtë: “Me përgjegjësinë totale po ju them zgjidhja politike që opozita ka parashtruar, zgjidhja politike që kalon përmes standardeve europiane, është rruga e vetme, rruga e sigurtë për të shmangur konfliktin total civil, për të cilin nuk është e interesuar as opozita, as Partia Demokratike, as shqiptarët”. “Nëse ju e quani kryengritje, apo revolucion, apo diçka tjetër. Kjo është një betejë popullore, pikërisht, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, ku, në fund, produktin ta diktojnë qytetarët shqiptarë me votë” (Shijak TV 2019)!

Të gjithë duhet të bëjmë kujdes nga i “mbyturi”, i dështuari politik Edi Rama!

Tirana duhet të protestojë masivisht më 8 Maj!

Nuk po e shkruaj artikullin politikisht, si anëtarë i P.D.-së, si mbështetës i opozitës, si majtë apo i djathtë,  por si qytetar që kërkon zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Simbolika politike kulturore, shkencore, shoqërore dhe intelektuale e Tiranës është shumë e madhe.

Në protestën e datës 8 Maj duhet të marrin pjesë masivisht, rinia, intelektualë, të mbyllen bizneset për pak orë në Tiranë, për ti thënë ndal, regjimit të Edi Ramës!

Do të ishte dicka me rëndësi historike, nëse në shesh do të jenë mbi 200.000 protestues!

Nuk e kam fjalën për strukturat e P.D.-së! Strukturat e P.D.-së kanë misionin politik, mbasi janë zgjedhur për këtë mision me një anëtar një votë!

Thirrjen ja drejtoj të gjithë banorëve të Tiranës të marrin pjesë në prostestë, pa asnjë dallim politik, kulturor, etnik dhe shoqëror.

Duke qenë pjesë e medias në protestat që kam marrë pjesë kam parë shumë pak “miq” të mij, që janë bashkuar me protestën?! E kam fjalën për fushën e artit, përvec “Mbrojtësve të Teatrit”, që kanë një rol të madh në zhvillimet politike në vend, duke i thë Stop, Ndal, politikës “antidemokratike” Rama-Veliaj!

Me të vërtetë gjithsejcili ka bindjet e veta politike, që i respektoj dhe interesat personale dhe familjare.

Për mendimin tim protesta e datës 8 Maj, nuk është si të gjitha protestat në këto 28 vite demokraci.

Kjo protestë do të shënojë një fillim të ri, për të gjithë sidomos për brezin e ri, që i detyrohemi për t’i krijuar kushte më të mira për të jetuar dhe studiuar!

Rëndësia politiko-kulturore e Tiranës si kryeqytet i shqiptarëve dhe zhvillimeve politike kanë një rëndësi të madhe.  Duke i’u referuar lëvizjeve politike mbas viteve 90-të në Ballkan, Prishtina, Bukureshti, Beogradi, Shkupi, Zagarebi kanë luajtur një rol të madh për zhvillimet demokratike dhe politike në vendet e tyre.

Edhe në Europën e zhvilluar aktualisht, Parisi, Londra, Berlini, Praga etj,  kanë domethanje të mëdha dhe rëndësi politiko-kulturore!

Prandaj Tirana, merr një rëndësi të vecantë në të gjitha lëvizjet mbas viteve 90-të!

Edhe në Tiranë, si në të gjithë Shqipërinë, ka të papunësi, biznese që mbyllen për cdo ditë, pakënaqësi për sistemin e drejtësisë, ekonominë, korrupsionin shtetëror, si pasojë e qeverisjes së keqe të “regjimit të Edi Ramës”.

Prandaj Tirana duhet të protestojë masivisht. Nuk dua të futem në debatet se kush ka dhënë më shumë për zhvillimet demokratike, rethet apo kryeqyteti?!

Të gjithë kanë rolet dhe rëndësinë e tyre në të gjitha planet.

Por e përsëris këtë herë është vendimtare pjesmarrja masive e tiranasve dhe e të gjithë shqiptarëve për ta rrëzuar këtë regjim “neo-diktatorial”.

Tirana duhet të ketë respekt për protestuesit nga rethet, që vinë dhe kthehen në darkë vonë në qytetet e tyre, nga veriu në jug.

Nëse Tirana do të marri pjesë masivisht më 8 Maj, Edi Rama dhe ato që do që qeverisn mbas tij, nuk do ta kenë të lehtë në të ardhmen me të gjithë shqiptarët.

Nuk duket mirë, kur njerëzit protestojnë dhe disa pinë kafe, që është drejta e tyre, duke i nënvleftësuar sadopak përpjekjet e mëdha të protestuesve opozitar për ndryshimin e madh!

8 maji është moment i rëndësishëm për ndryshimin e madh historik!

Të gjithë shqiptarët duhet t’i thonë në protestë dhe në zgjedhje me votë, regjimit të Edi Ramës shporru!!

Pjesmarrja masive në protestë, do të shmangi edhe konfliktin civil, përballjen civile dhe do të shënojë fundin e Edi Ramës dhe Rilindjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat