Krimi i organizuar dhe korrupsioni si fenomene socio-patologjike në Kosovë

Opinione

Krimi i organizuar dhe korrupsioni si fenomene socio-patologjike në Kosovë

Shpend Salihu Nga Shpend Salihu Më 6 qershor 2019 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

një territor ku varfëria ekstreme është mbi 25%, ku varfëria relative është pjesa mbi 50%, pasiqë supozohet se kapitali financiar është akumuluar në dikund më pak se 10% të popullatës, nga bota e politikës, biznesit nga një pjesë e diasporës që mbajnë të afërmit dhe nga një pjesë që inkasojnë të ardhura nga misionet ndërkombëtare, duke mos i llogaritur shërbyesit civil të cilët me këtë nivel të pagave futen në kategorinë e personave me varfëri relative.

Siç dihet shtresa e mesme sociale si ajo e lartë e mesme ashtu edhe e mesme e ulët është zhdukur fare në Kosovë, e krimi i orgnizuar ka krijuar oligarki ekonomike në bashkëveprim me skenën tonë politike përmes: tenderëve, ndërtimeve të egra, biznesit joformal, shmangjes së obligimeve tatimore, importimit dhe eksportimit të paligjshëm të mallrave, kontrabandës me substanca narkotike e armë etj etj etj.

Atëherë çfarë: derisa bosat e krimit të organizuar sikurse klanet Krasniqi, Avdyli, Kelmendi, Llukaj, Haklaj, Berisha etj etj, të cilët kontrollohen dhe vëzhgohen nga interpoli dhe shërbimet sekrete ndërkombëtare arrijnë të kontrollojnë skenën politike në Kosovë dhe Shqipëri, dhe përfitimet i ndajnë me ta, aq më tepër kanë arritur të korruptojnë një pjesë të personelit ndërkombëtar që mos të i hapin dosijet e tyre. Është shumë çudi si Njësia e Inteligjencës financiare nuk disponon me të dhëna për këto grupe???

Është edhe më çudi si departamentet e urbanizmit nëpër komuna i legalizojnë ndërtimet e larta dhe objektet afariste e hoteliere edhe pse janë në kundërshtim me planin hapësinor të Kosovës, sesi Administrata Tatimore e Kosovës, nuk reagon tek mëshefja e obligimeve tatimore sesi doganës i shmangen shumë mallra në doganë???

Sipas vlerësimit të Agjencionit Anti korrupsion asnjë nga politikanët tonë nuk tejkalon kapitalin duke përfshirë asetet finansiare e besa edhe paluajtshmërinë mbi 1 milionë, sinqerisht është qesharake. Vetëm me asfaltimin e rrugëve të cilat nuk janë me parameta të ISO, janë zhvatur miliona nëpër tenderë ky është fakt notor. Pas luftës USAID dhe UNDP kishin projekte për asfaltimin e rrugëve ndër nacionale, mirëpo pasiqë këtu politika nuk mundte të përfitonte nga tenderët sepse parat do kontrolloheshin nga të huajt nuk u bë asfaltimi i rrugëve ndërshtetërore, u desht që me buxhet të brishtë të Kosovës të bëhet asfaltimi i rrugëve.

Shtrohet një pyetje shumë e logjikshme si është e mundur që ende asnjë nga peshqit e mëdhenj të politikës e të mafisë Shqipëtare ende nuk u soll para dyerve të drejtësis. Vihen para dyerve të drejtësis, kriminel ordiner ose zyrtarë të nivelit të ulët, gjersa bosat e nëntokës vazhdojnë aktivitet politike në Kosovë. Sipas deklaratave të zyrtarëve të UNMIK në Kosovë, gjatë periudhës së Administratorit Soren Jesen Petersen ishin pregaditur dosijet e peshqëve të mëdhenj, por nga komanda e NATO në Napuli erdhi urdhëri të pezullohet procedura.

Kujt prej të huajve iu shkojnë në favor këto banda politike dhe mafioze, apo e kanë përfitimin me ta dhe i mbajnë në pushtet. Nuk ka justifikim se të huajt i frikësohen një lufte civile në Kosovë nëse hapen dosijet e peshqëve të mëdhenj, sepse populli dhe intelektualët e mirrëfillt që janë buzë mjerimit nuk do qohen ti mbrojnë këta banditë. Le ti hapin dosijet sepse askush këta maskarenj nuk do ngritet ti mbrojë, jemi ngopur me ta. Është koha për protesta masovike, që të pastrohet skena politike, të nxirret Ligji për Vetting, të largohen mbeturinat e krimit të organizuar nga të gjitha poret e pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat