Indiferenca jonë, bashkëpunëtore në krim dhe korrupsion

Opinione

Indiferenca jonë, bashkëpunëtore në krim dhe korrupsion

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 6 qershor 2019 Në ora: 19:43
Shefqet Avdimetaj

Politikanët tanë më së miri e kan argumentuar për të keq ,atë që thoshte babai i politikës reale Makiavelli se"Qëllimi justifikion mjetin- La fine giustificia i mezzi"

Makiavelli kishte arritur në një konkludim se gjërat e mëdha arrihen me dinakëri dhe me forcë.

Por unë mendoj se këta e kan keqëkuptuar kët,ngase Makiavelli në veprën e tij  "Princi",e arsyetonte Princin, se për të ruajtur shtetin, ai mund të jetë një mashtrues,i pa besë,gënjështarë i pamëshirshëm dhe thjeshtë c`njerëzor...!Ndërsa në të kundëtrën Princi duhej të ishte shembull pë të tjerët, i drejtë,i sinqertë dhe besnik.

Shumica e politikanëve tanë vepruan dhe ende po veprojnë, me bekimin tonë, që më gënjeshtra,mashtrime, dhe shantazhime të fundosin Kosovën tonë, në një humnerë, që edhe gjenëratat e ardhëshme do të kenë probleme për ta nxjerrur nga aty.

Para luftës u pasuruan me paratë e mbledhura nga diaspora, që kryesisht u derdhën në dy fonde. Në atë"Vendlinja Thërret" dhe Fondi i 3%.

U mbledhën shuma marramendëse, dhe u keqëpërdoren nga hajdutët,që fatëkeqësisht shumë prej tyre janë instaluar në institucionet shtetërore.

Kurrë, askush nuk dha, dhe si duket nuk e kan ndërmend të japin përgjegjësi!?

Pas luftës natyrisht që të njejtin mbetën gjallë,nuk u vranë ngase "luftuan" nga distanca...! Filluan që ta zbatonin planin e përpiluar nëper metropolet e Europës.

Krijuan pasuri milionëshe në vendin më të vafër në Europë. Shiten fabrikat,uzinat,kooperativat bujqësore dhe e varfëruan edhe më shum Kosovën, se sa që ishte."

"Ata që pasurohen në mënyrë të pandershme ju sigurojnë fëmijëve varfërinë..."

A janë këta të q`mendur apo ne si popull jemi  servil, frigacak apo të sëmurë?

Nganjëherë mendojë që Kosova është një ndër firmat më të mëdha private në Europë,herën tjetër mendoj që Kosova është spitali më i madhë në Europë, me dy milion pacientë, frigacakë, ngase në të kundërtën nuk do të lejonim që këta njerëz-matrapazë të luajnë me neve dhe vendin tonë.

Duhet të jemi të guximshëm dhe të mos heshtim për gjërat që kan rëndësi për popullin dhe për shtetin.

"Jetët tona fillojnë të marrin fund,ditën kur fillojmë të heshtim për gjërat që kanë rëndësit"thoshte M.L.King jr

Shumë politikanë tanë me veprimet e tyre treguan dhe po tregojnë mungesë totale të moralit dhe etikës.

Si është e mundur që një person të kryej gjashtë funksione?(Aleksander Lumezi) O tempora o mores...?

Mos të lejojmë që këta të korruptuar të ecin nëpër mëndjet tona me këmbët e tyre të pista.

Dhe deshtëm apo jo, duhet të pranojmë që Kosova është në një krizë të thellë morale dhe mu për kët duhet që të angazhohemi të gjithë së bashku, më të gjitha forcat pozitive që posedojmë, intelektuale dhe njerëzore për një jetë më dinjitoze. Është koha e ndryshimeve...!

"Detyra e të rinjëve është për të sfiduar korrupsionin" (K.Cobain)

Gjërsa Sokrati thoshte që "Dëshmia ime kryesore që flasë të vërtetën është varfëria ime", unë mendojë që:Dëshmia kryesore që politikanët tanë gënjejnë, është pasuria e tyre.

PS. Ky reagim i imi vie si rezultat i të dhënave të Agjencisë kundër korrupsionit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat