Fillimi i ndriçimit të historisë së Re

Opinione

Fillimi i ndriçimit të historisë së Re

Nga: Milazim Maraj Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:26
Milazim Maraj

Promovimi i Librave Shtatëmbëdhjetë Shtatori dhe                                                                                                                    

Vjeshta Shqiptare.

 Fjala e Redaktorit të Librit ”Vjeshta Shqiptare”

Romani “Vjeshta Shqiptare” e autorit Rifat Haxhiu paraqet në mënyrë shumë të çartë ngjarjet e kësaj periudhe organizative sa të bujshme aq edhe zhgënjyese. Në këtë libër autori  në mënyrë profesionale përshkruan  sukseset dhe disfatat shqiptare në këtë organizim shumë të domosdoshëm dhe pothuaj vendimtarë për çlirimin e vendit dhe shpëtimin e popullit shqiptarë nga shfarosja biologjike e planifikuar nga ASHAS dhe që po zbatohej nga ushtria dhe policia e Serbisë.

Autori i Romanit “Vjeshta Shqiptare”  paraqet vullnetin  e oficereve shqiptarë nga Kosova dhe tendencën për të kanalizuar këtë vullnet ne kornizat e mundësive reale , duke shpresuar  në masë të madhe në përkrahjen e Shqipërisë.  Autori i ka ofruar lexuesit  mundësi që në mënyrë kronologjike  ta përcjell zhvillimin e ngjarjeve në këtë përudhë të quajtur me të drejtë “Vjeshtë Shqiptare”.                                                                                                                                                                                 
Libri sa do që në pamje nga afër të duket si një udhë përshkrim i  aktivitetit të disa ushtarakëve  të udhëhequr nga Koordinatori më vonë Ministri i mbrojtjes Kol. Ahmet Krasniqi;  detyron lexuesin të reflektoj për  të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur nga viti 1991 e deri ne vitin 1999.                                                                                                                                      
Libri është i bazuar në  dokumente  origjinale, dëshmi  dhe fakte që argumentojnë ngjarjen e përshkruar nga autori.  Çdo konstatim, përshkrim dhe konkludim mbulohet më dokumente dhe dëshmi.                                                                                                                                                                             

Ushtaraket shqiptarë që e kishin braktisur ushtrinë jugosllave, disa nga ata edhe kishin marrë pjesë në luftëra që ndodhën brenda ish shtetit Jugosllavi dhe kishin përvojën e luftës kundër ushtrisë serbe; kishin shprehur gatishmërinë për të organizuar dhe bërë  luftën çlirimtare në Kosovë.  Ata tani kishin braktisur edhe familjet e tyre të vendosura në shtetet e ndryshme të botës dhe kishin ardhur në Shqipëri me qellim që të futën ne Kosovë dhe të shpëtojnë atë që mundë të shpëtohet sikur kishin potencuar disa herë në takimet e tyre.

Autori  Rifat Haxhiu në këtë roman  dokumentarë për mes kujtimeve të veta tregon përcaktimin, guximin, dhe vendosmërinë e ushtarakëve për të çliruar vendin.                                                    

Ja si shprehet në një mbledhje Heroi i kombit  Agim Ramadani : “Ministër shpresojmë që punët do të shkojnë mbarë dhe  mirë me Qeverinë e Kosovës, shpresojmë që  sa ma shpejt të na urdhëroni të nisemi për  në Shqipëri dhe nga aty të futemi ne Kosovë. Në të kundërtën ne do të nisemi pa urdhër dhe u drejtohet  kolegeve të tij ushtarak : ne sa më shpejt  të shkojmë në stacionet më të afërta shëndetësore të i marrim vaksinat , për të qenë të gatshëm të futemi në luftë”.                                                                                                                                                                              

Pas shatë vitesh pritje , tubime, premtime, zgjedhje dhe ndërrime të ministrave të mbrojtjes, emërime verbale te tyre , zgjedhje e tjetrit pa shkarkim të te parit dhe pa ndonjë arsyetim,erdhi dita  e  tubimit të tyre në Tiranë kryeqytetin e shtetit  parajsë,  të ëndërruar nga ata dhe prindërit e tyre. Ishin të gatshëm që me organizimin e luftës ta përmbyllin kapitullin e vuajtjeve shekullore të shqiptarëve që  padrejtësisht  dhe pa dëshirën e tyre kishin mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë dhe brenda kufijve të Jugosllavisë. Ata po përgatiteshin për të hyrë vet në luftë  por duke besuar në kontributin e madh Shqipërisë për luftën e drejt të shqiptarëve në Kosovë dhe shtetet tjera të krijuara brenda kufjeve të ish Jugosllavisë.                                                                                     

Shqipërinë,  shqiptaret e mbetur jashtë sajë e njihnin  nga TVSH-ja  për fat të keq doli të ishte diçka ndryshe. Ajo nuk ishte fare e interesuar për ta kthyer dinjitetin dhe tokat e veta të humbura më parë. Tani ushtaraket shqiptarë të nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria, Kosova Lindore u përballen me realitetin që ishte mjaftë dëshpërues, ne momentin e fundit që ishte shumë delikat. Kësaj gjendje i kontribuoj pasiviteti,rivaliteti, në mes të institucioneve në Kosovë dhe Qeverisë së Bukoshit  jashtë Kosovës, fraksionet politike shqiptare jashtë vendit te cilat përkraheshin  tani nga këto dy Qeveri.                                                                                                                                                                                      
Në këtë kohë ndjenja kishte kaluar mbi arsyen.                                                                                                                         

Ministria e udhëhequr nga  Kol. Ahmet Krasniqi i cili ishte shumë energjik i ngritur profesionalisht dhe shumë  unifikues, mundohej te krijonte mirëkuptimin qoftë  edhe minimal të domosdoshëm për luftë. Aktiviteti i tij patriotik dhe profesional hasi në pengesa të pa ndërprera jo vetëm nga  grupet e mundshme spiunazhi, dhe shërbimeve tjera sekrete  serbe, por  edhe nga  qeveritë shqiptare  ne Shqipëri e Kosovës.                                                                                     
Gjithë kjo po ndodhte në kohën kur kërkohej mirëkuptimi dhe veprimi i koordinuar i shqiptarëve në të gjitha planet. Nga kjo gjendje e krijuar aktiviteti i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës me seli ne Tiranë u kufizua dhe po kufizohej për çdo ditë dhe më shumë. Që të dy këto Qeveri kishin harruar betimin e tyre, tani po mbronin, fondet formal , jo formale dhe pozitat e veta pushtetar  pa qarë kokën për shtetin dhe ardhmërinë e rrezikuar të shqiptarëve. Kjo pati  këto pasoja:                                                                                                                                                

Koordinimi  i  operacioneve te luftës  ne mesë të njësive të UÇK-së në Kosovë  ishte i pa mundshëm.                                                                                                                                                             
Furnizimi  dhe pajisja e njësive luftarake në Kosovë tani për çdo ditë ishte edhe me i vështirë, bojkotimi dhe pengimi  i armatosjes dhe pajisjes ishin forma të veprimit te të dy Qeverive shqiptare.

Tërë këtë gjendje  te pa shpjegueshme, duhej ta  përballonte ndjenja patriotike e Kol. Ahmet Krasniqit, ushtarakëve dhe ushtarëve që vinin ne Shqipëri nga anët e ndryshme të Botës për të i dal zot vendit dhe popullit te vet.  Ky vullnet për sakrificë nuk u materializua nga asnjëra Qeveri, madje u pengua, në vend që të armatosën u pengua armatimi i tyre, madje u çarmatosen, u arrestuan dhe në fund u vranë  ushtaret veprimtarë të  logjistikës, u vra  edhe  Ministri  i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës në Tiranë. Tirana jo vetëm që nuk e siguroj dhe mbrojti  Ministrin e Forcave të Armatosura  të Republikës së  Kosovës por edhe sot dhe kësaj  dite e strehon krimin dhe kriminelet,Për  turp, ka  krijuar mjegull   të rëndë në planin kombëtar, që prodhon dilema  të cilat pretendojnë, të mbetën të tilla edhe ne histori sikur deri tani, që gjenerata e re të jetë e ndarë dhe  secili grup  të ketë patriotet  dhe tradhtaret e vet.                                                                                                                        
Në këtë roman çdo kapitull është pistë për hulumtim për  sukseset dhe disfatat e kësaj ministrie, për aktoret e këtyre të kundërtave.                                                                                                 
Organet  kompetente të hetuesisë dhe drejtësisë e cila tani për tani nuk japin  shpresë në asnjërën anë të kufirit të shteteve shqiptare. Kjo është e domosdoshme për zbardhjen e grackave, tradhtive me vetëdije ose pa te.  Ky roman mbetet platformë për të filluar studimet historike  të kësaj periudhe sa delikate, aq të rrezikshëm, dhe të rëndësishme për shqiptaret në Gadishullin Ilirik. Urojmë për një studim profesional dhe të pavarur. Që para gjeneratave te reja të paraqesim gjendjen reale. Gjenerata e re  të ketë mundësi të gjykojë  drejt dhe të mos përsërisin gabimet e  gjeneratës  tonë.                                                                                                                                                              
Autorin, Rifat Haxhiu e përgëzojmë për punën e tij, trajtimin shumë profesional të ngjarjeve,urojmë  që ky roman të jetë fillim i mbarë dhe presim të na dhurojë edhe romane tjera me vlerë si ky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat