A do t´i përballoi kryeministri Rama presionit ndërkombëtar ?

Opinione

A do t´i përballoi kryeministri Rama presionit ndërkombëtar ?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:08
Sherif Ramabaja

Shikuar kronologjikisht kryeministri shqiptar, Rama, i perballoi presionit të protestave të studentëve, duke fituar në kohë dhe duke manipuluar. Së fundi u përball me dorëzimin e mandateve të parlamentit nga deputetet e opozites, kurse vendi po tronditet edhe nga protestat masovike. Organizimin e protestave e bëri opozita, po ato erdhën duke u rritzr dhe skan të ndalur. Ekziston përshtypja se gjysma e Shqipërisë është ngritur në këmbë. Kryeministri Rama në fillim protestat i shpërfilli dhe u tall me to. Ishte e ditur se atij do t´i numrohen dështimet nga programi i tij i proklamuar i rilindjes, por ai ishte i bindur në suksesin e qeverisjes së tij. Rama, po akuzohet nga qarqet intelektuale, se e ka humbur sensin me realitetin. Ai është në gjendje që çdo njërin nga qeveria e tij ta sakrifikoi, për të shpëtuar vetë. Këtë e ka bërë edhe më herët, po dalngadal askush më nuk do të ketë mëshirë ndaj tij. Ai e kishte mundësinë më herët që të reflektoi për situatën. Momenti i fundit dhe i përshtatshem ishte kur Zëri i Amerikës ia paraqiti faktet mbi blerjen e votës më 2017. Kryeministri Rama në vend që të ofronte zgjidhjen, ai zgjodhi akuzat, viktimizimin dhe sulmin. Tash kur faktet edhe nga “Bild” po prezentojnë shkallën dhe përmasat e kriminalitetit të partisë së tij, shtrohet pyetja : si do ta sheh tash e tutje shpëtimin? Një kartë me të cilën me siguri do ta luaj është që ta merr rolin e viktimës. Sa do t´i ndihmoi kjo do të jetë vështirë për t´u parashikuar. Besimi në te do të venitet edhe nga rradhët e bashkëpunëtorëve të tij. Do të vjen momenti që secili do të luftoi për ta shpëtuar kokën e vet.

“BILD” gazete gjermane, po deklaron se posedon edhe  fakte të tjera, ndoshta pritet vetëm reagimi i kryeministrit. Në Gjermani u kritikua mënyra se si u veprua ndaj drejtueses së partisë SPD zonjës Andrea Nahles. Disa thanë se kur njeriu është shtrirë për toke nuk duhet goditur, duke aluduar në zonjën Nahles. Ajo u dhimbsej shumkujt sepse ishte shumë e respektuar, po nuk dyshohej se nuk do ta dorëzonte postin. Ajo nuk e tha një fjalë të keqe për askend, përkundrazi i falenderoi të gjithë për bashkëpunimin, po prapa kuliseve flitej se ajo i ishte nënshtruar një presioni të fuqishëm.

 Kryeministri Rama presionit të brenshëm do t´i përballoi, sepse ai s ka respekt për askend e as për popullin e tij, po shtrohet pyetja, kur të përballet me faktet nga institucionet ndërkombëtare, si do të reagoi? Ai mund të loz me shqiptarët si të doj: të taktizoi, të tallet, të bëjë batuta, të injoroi, të kundërshtoi, të akuzoi, ta marr rolin e viktimës, të sulmoi etj. Po ndërkombëtarët nuk do ta presin gjatë. Ata do t´i vënë kushte dhe afate. Atij si mbetet tjetër pos ta ofroi zgjidhjen. Në fakt zgjidhjen që do ta prezentoi do të jetë e detyruar, prandaj tërheqja mund të jetë e dhimbëshme për te. Nëse prezentohen faktet që pritet të dalin, ndoshta do të përgjigjet edhe para gjygjit. Ai do ta humb besimin nga ndërkombëtarët dhe institucionet e tyre. Populli thotë: shpëto me faqe të bardhë, po kjo është vështirë të ndodh në vendet ballkanike sepse akoma nuk funksionon demokracia. Këtu qeveritë kanë rënë vetëm me revolucione, po tash kjo formë është e tejkaluar. Pritet që tash e tutje do të instalohen rregulla të reja. Ne na mbetet te shpresojme se kjo do te ndodh shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat