Qytetarë shqiptarë të Republikës së Kosovës, zgjohuni !

Opinione

Qytetarë shqiptarë të Republikës së Kosovës, zgjohuni !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 8 qershor 2019 Në ora: 21:37
Fatmir Bajraj

Në mbrojtje të Republikës, kundër PAN-tradhëtisë. Dheu po na rrëshqet ndër këmbë, e neve vazhdojmë gjumin e rëndë e letargjik sikur gjithçka dhe gjithëfarë, është në rregull me neve dhe atdheun tonë të përbashkët, Kosovën.

Jo!

Fati i vendit në duartë e PAN-hajnisë dhe tradhëtisë, po rrokulliset drejtë humnerës, ku ritmi i kësaj rrokullisje në dy vitet e fundit ka fituar tempo marramendëse që do pason përplasjën copë-copë të atdheut të larë në gjakun e martirëve, deshmorëve dhe heronjëve të rënë në alltarin e lirisë, në beteja me armikun ndër breza...!

PAN-tradhëtia dh hajnia, alias i vetquajturi "Krahu i Luftës" i identifikuar në Shtabin e Rognerit dhe vartësit e tij gjithandej, ishin të gjithëpushteshmit dh të gjithëfuqishmit që nga koha e vetëmandatimit në QPK-në, ilegjitime dh ilegale të pas Rambujes, të cilët fillimisht luftuan Institucionet legale e legjitime të Sovranit në Republikën e Kosovës, për të kaluar në fazën tjetër, në atë të uzurpimit, përvetësimit dhe të pushtimit të gjithë asaj që ishte e quhej nacionale.

Ky "krahë i luftës", i mishëruar e ngjizur në PAN-in famëkeq dhe fatal për Kosovën dhe shqiptarët, ka konsoliduar në mënyrë absolute gjithë pushtetin mbi pushtetet e ndara dhe vetë shtetin, duke asfiksuar gjithë proceset e zhvillimit të demokracisë dhe të ekonomisë kapital-liberale të ekonomisë së tregut të lirë dhe të vlerave të konkurrencës në shoqëri...!

PAN-i fatkeq dhe fatal për Kosovën dhe të ardhmën e saj, kauzë dhe gjakim ka pushtetin, pasurimin dhe paranë, dhe i tillë ishte që në gjenezë dhe ngjizje, atje dhe aty ku dora e zgjatur e armikut ishte bujare e solidare dhe nuk mungoj as bekimi...!

Për këtë kauzë, dhe të ndihmuar nga armiqët tanë shekullor, ishin të gatshëm të përlanin gjithfarë që u dilte para, pa zgjedhur mjete, pa pyet për çmimin, duke linqime, shantazhe dhe vra kundershtarët potencial të kauzës së tyre-pushtetin!

Sot, "krahu i luftës" pa luftë kundër armikut, alias PAN-i, i'a ka dalë mbanë në synimet dhe pretendimet fillestare, janë pasuruar dhe shëndrruar në milioner të Kosovës së varfër, dhe janë bër të gjithëpushtetshëm e mbi Ligjin...!

Të vrasin, "të vajtojnë" dhe të bëjnë lapidarin...

Sa ma të fuqishëm po bëhen këta, aq ma të dobët Ne !

Me (pa) të drejtë, jemi kthye në një popull të nënshtruar dhe të poshtëruar keq, duke e pa bandën kriminale në pushtet, jo më si përfaqësues që janë të varur nga vullneti i ynë i shprehur lirshën në kutitë e votimit, por si Zot, si zot të vendit dhe fatit tonë, për ç'gjë duhet t'u jemi falenderues për "lirinë" që na sollën dhe "shtetin" që na "bënë“...!

Tehu helmues i thikës së tyre, ka prekë ashtin, dhe nuk u shkon mendja të ndalën, andaj ata duhet të ndalohën, definitivisht...!

Druaj se tradhëtia e PAN-it ndaj atdheut, po shkon drejt epilogut me kthimin e statusit të Kosovës në tavolinën e "negociatave", në të cilat, gjah dhe pre, do jetë vetëm Kosova dhe dëmtimi e gjymtimi i saj, në masën sa të mos qëndroj në këmbët e veta...!

Copëtimi i Kosovës me ndarjën e Veriut nga Kosova dhe pushteti ekzekutiv i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ide dhe marrveshje të krye-PAN-istit Thaqi me Vuqiqin, do bënë kulmin e tradhëtisë kombëtare të argatit të Serbisë, presidenti Thaqi, dhe PAN-i i cili në vend që të parandaloj avanturën e Thaqit, e bëri pikërisht të kundërtën, duke u bërë pjesë e ekipit qeveritar në mbeshtetje të Thaqit.

Kështu PAN-i, duke mos vepruar, u bë bshkë me tradhëtinë, dhe "gëzon" të njëjtin "atribut dhe epitet", atë të tradhëtisë ndaj atdheut.

Topi tek qytetarët !

Rebelimi, padegjushmeria qytetare dhe presioni i masës kritike duke përdorë të gjitha metodat demokratike të "luftës" politike, duhet të bashkoj opozitën dhe qytetarët, deri në detyrimin e dorëzimit të pakushte, pushtetin-Sovranit.

Mjaftë është mjaftë, PAN-tradhëtia dhe hajnia e Kosovës !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat