Kapitullim ushtarak & luftarak apo marrëveshje paqeje në konferencë paqësore?

Opinione

Kapitullim ushtarak & luftarak apo marrëveshje paqeje në konferencë paqësore?

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 10 qershor 2019 Në ora: 00:14
Pamje nga vendi i ngjarjes - Kumanova

Dikush këtu kapituloj e tjetri triumfoj, padyshim, andaj kemi një palë që humbi luftën, që është RFJ, dhe një që fitoj, NATO !

Serbët dhe Serbija, historikisht humbjët n'beteja dhe deri ; edhe humbjët e luftërave i trumbëtojnë si fitore, si fitore t'lavdishme të popullit "hyjnor", serb (nebeski narod) mbi "dushmanët", armiqtë e serbëve & Serbisë !

Marrveshjës tekniko-ushtarake : NATO vs UJ, në Kumanovën shqiptare, alias në Iliridë me 9 Qeshor 99, i parapriu dorëzimi dhe kapitulimi i pakushte i kreut politik-shtetëror të Serbisë dhe ish RFJ-së së mbetur, Serbi & Mali i Zi , në luftën ajrore të NATO-së, pas bombardimeve të Aleancës Verio-Atlantike të 19 anëtarëve të saj në NATO, mbi caqet ushtarake serbe n'Serbi dhe n'Kosovë, të filluar nga 24 Marsi dhe të kulmuar me kapitulim.

- Si e tillë, kjo Marveshje n'mes të NATO-së dhe UJ-së, nuk ishte paqësore, por tekniko-ushtarake e cila n'thelb kishte kushtet e pakushte të tërheqjës së agresorit serbo-sllav, nga një teritor i pushtuar dhe i mbajtur dhunshëm mese një shekull, pra nga Kosova për t'cilën luftuan dhe rezistuan shqiptarët, dhe ndërhyrja e NATO-së, i dha vulën e lirisë & çlirimit definitiv.

- Kreu shtetëror & ushtarak serbo-sllav, kapitulimin dhe dorëzimin nënshkroj me 03.Qeshor, 1999 në Beograd në prani të diplomatit Finlandez Marti Ahtisari dhe ish Kryeminsitrit rus, Qernomirdin.

Kapitulimi i pakushte i regjimit të Millosheviqit, dhe detyrimi i tërheqjës kokë-ulur nga teritori për t'cilin terhoqi edhe NATO-në, nuk ishte produkt i një Marveshje Paqëje me shqiptarët e Kosovës dhe me Bashkësinë Nderkombëtare siq kishte rastin t'a bënte n'Rambuje e n'Paris të po njëtit vit, por ishte derivat logjik i një lufte t'pashpresë kundër një populli autokton i cili luftonte për lirinë e truallit, përkatësisht ,atdheun e të parëve, dhe të ndihmuar fuqishëm n'këtë kauzë të drejtë natyrale, nga Aleanca Verio-Atlantike, n'krye me SHBA-të në krye të NATO-së.

Të mundurë, të thyerë dhe t'poshtëruar, regjimi kriminal & gjenocidal i kasapit të Ballkanit, kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviq, u tërhoqën definitivisht nga Kosova e okupuar & robëruar me gjithë aparatin e dhunës & forcës, përfshi edhe administratën e regjimit pushtues serbo-sllav, pa kushte, ri-theksoj ; pa kushte...!

Dhe serbët dhe mëndësia serbe, tërheqjën e pa kushte, e quajnë : trumfale, humbjën e luftës : fitore, derisa kundërshtarët e luftës ; agresor, e invadimin e fitimtarit ; agresion...!

Pse kapituloj RFJ, përkatësisht Serbia dhe nënshkroj kapitulimin ?

Ishte i detyruar, i mundur e thyer keq, ishte mbshtetë për muri dhe dorëzimi & kapitulimi s'kishte alternativë, ngase tanimë kishte marrë & mësuar leksionin ushtarak e luftarak nga një dorë e hekurt, një fuqi aleance të natyrshme ushtarako-luftarake që mori n'dor fatin e një populli t'pambrojtur & duarthatë, mbi të cilin ishin ushtruar krime monstruoze, siq janë : sistemi i apartheidit, shpërngulja, debimi e deportimi i një populli të tërë si akte gjenocidi, përfshi këtu edhe vrasjët e popullësisë civile, dhuniumeve seksuale, ekzekutimeve në mas, dhe krime tjera, çfarë s'kishte njohur Europa e pas LDB-së

Karta e regjimit të Millosheviqit se ; Përendimi nuk do ndërhyjë kurr kundër një vendi sovran, siq ishte RFJ e mbetur, dhe kjo nërhyrje s'do ndodhë asnjëherë pa Rezolutë të KS të OKB-së ku vetoja Ruse ishte e sigurt, dhe mbi të gjitha ; Përndimi nuk është unik, dhe uniteti i saj është i paqendrueshëm (fallco), doli një kartë jo e llogaritur e kalkuluar mirë me shqiptarët dhe Amerikën, të cilët tanimë kishin një miqësi permanente, dhe Amerika e kishte futur Kosovën dhe shqiptarët si interes kombëtarë të SHBA-ve.

- Konsistenca e lidershipit Anglosakson dhe Amerikan ; Bler & Klinton, për t'a que deri n'fitore luftën e nisur kundër regjimit të Millosheviqit dhe shpetimin nga shfarosja kolektive e një populli liridashës dhe të lashtë, përkundër sabotimeve të ca aleatëve t'Serbisë & Rusisë, dhe qendrimit konsekuent që lufta kundër Serbisë mund të kaloj në një fazë tjetër intervenimi të trupave tokësore të cilat nuk do ndalonin në kufijtë adminstrativ të Republikës së Kosovës, por cak ishte Beogradi, bëri që ky regjim kriminal & gjenocidal i Millosehviqit, natyrisht i këshilluar edhe nga miqët rus, që të dorëzohet e nësnshkruaj kapitulimin në Beograd fillimisht, e më pas edhe në Kumanovë.

Vetëm 11 ditë pas kapitulimit të ish RFJ-së dhe regjimit të Millosheviqit në Beograd, nga vet kryekasapi dhe kryekrimineli Millosheviq dhe vartësit e rgjimit të Tij, pra me 03.06.1999, dhe vetëm 3 ditë pas Marrveshjës tekniko-ushtarake të dakorduar me kapituluesin shtetëror, serbo-sllav, për tërheqje pa kushte nga Kosova me 09.06.1999 në Kumanovë, pra me 12 Qeshor 99, ditë kjo e çlirimit të Kosovës, ashtu siq e quajti edhe Preidesnti dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ndodhi edhe kthimi biblik i shqiptarëve n'atdheun e çliruar nga qizmja shekullore e pushtuesit të egër serbo-sllav !

20 vite pas, Kosova është shtet sovran & pavarur, i njohur ndërkombëtarisht nga mbi 110 shtete, ndër to, edhe ato ma t'fuqishmet e planetit, n'krye me SHBA-të, së cilës i detyrohemi për jetë e mot...!

Lavdi deshmorëve të lirisë, respekt & konsideratë t'përbotshme miqëve tanë n'krye me Amerikën të cilët i dhanë vulë lirisë dhe shtetit tonë të pavarur, Kosovës.

Zot, bekoje Kosovën dhe miqtë tanë n'krye me Amerikën,

Amen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat