Në 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Opinione

Në 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 10 qershor 2019 Në ora: 10:10
Lidhja e Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit është simbol i bashkimit kombëtar dhe gur themeli i shtetësisë shqiptare.

Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte pavarësimin e Shqipërisë. Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.

Lidhja e Prizrenit është mbajtur, më 10 qershor 1878 në Prizren dhe ishte lëvizja e parë shqiptare e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kuvendi, i cili themeloi lidhjen e parë mbarëshqiptare zgjati 5 ditë dhe numëri i delegatëve ishte 110-të.

Image

Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdullah Pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar Bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuaip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashëri etj.

Ymer Haxhi Prizreni, (ose njohur si Ymer Drini ose si Ymer Prizreni) lindi në vitin 1826 . Në pranverë të vitit 1878 kryesoi komisionin që organizoi në Prizren mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anëtar të Këshillit të Përgjithshëm në gjirin e të cilit u rreshtua krahas atdhetarëve të rrymës radikale. Në tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse në janar të vitit 1881, kryetar i qeverisë së përkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinë politike që çoi në vendosjen e administratës shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në organizimin e qëndresës së armatosur të Lidhjes shqiptare kundër ushtrive osmane në pranverë të vitit 1881. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis për të mos rënë në dorë të autoriteteve osmane. U vendos në Ulqin dhe nuk pranoi të kthehej, megjithëse sulltani i premtoi falje e ofiqe të larta. Vdiq në Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.

Haxhi Ymer Drini-Prizreni ka qenë myderriz, myfti, udhërrëfyes shpirtëror dhe njëri nga ideatorët, themeluesit dhe udhëheqësit më të spikatur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 

Ishte kryetari i parë i Shtetit të parë Autonom Shqiptar.

Gëzuar 10 qershorin, Ditën e Lidhjës së Besës për ta ribërë Shqipërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat