Në njëzet vjetorin e pavarësisë së Kosovës të nderohet edhe ish Presidenti Xhorxh W Bush

Opinione

Në njëzet vjetorin e pavarësisë së Kosovës të nderohet edhe ish Presidenti Xhorxh W Bush

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 11 qershor 2019 Në ora: 20:51
Xhorxh W Bush

Pse Kosova dhe shqiptarët atje kur bëhet fjalë për çështjen e pavarësisë së Kosovës më shumë e nderojnë ish Presidentin e SHBA-ve Bill Klinton e jo edhe ish Presidentin Xhorxh W Bush apo kështu po më duket mua. 

Nëse i analizojmë kontributet e të dy ish Presidentëve Amerikan konsideroj se të dy kanë bërë tepër shumë për çlirimin e Kosovës nga robëria disa dekadëshe serbe dhe për inicimin dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Për mua ish Presidenti Bush veproi ngjashëm siç veproi edhe ish Presidenti Klinton për Kosovën pra  Ish Presidenti Klinton e filloi punën për lirinë e Kosovë ndërsa ish Presidenti Bush e vazhdoi aktivitetin e njohjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës. Pra Bush e vazhdoi punën aty ku e la Klinton për shkak të përfundimit të mandatit Presidencial nga Klinton.

Unë do të doja që edhe ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh W Bush të nderohet shumë për çështjen e pavarësisë së Kosovës sepse ky familjarisht bashk me babain e tij tanimë të ndjerë Xhorxh Bush ishte në favor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në fund të fundit duhet të nderohet i gjithë kombi amerikan nga ana e të gjithë kombit shqiptar.  Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat