Nisma e Veselit për veteranët, bizare...!

Opinione

Nisma e Veselit për veteranët, bizare...!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 12 qershor 2019 Në ora: 00:27
Foto ilustruse nga "Bota sot"

Veteranët e rrëjshëm janë parapolitikë dhe makineri votuese e krahut të luftës, alias PAN-it, dha aty do jenë deri atëherë kur t'realizohet sh'kapja e shtetit, përkatsisht nxjerja nga pushteti e kapo-bandave n'krye me Kadri Veselin.

- Kadri Veseli ka filluar edhe të tallët me Kosovën dhe qytetarët e saj!

Iniciativa e Veselit për formim të një komisioni hetimor parlamentar për listat e veteranëve të luftës, ka për qellim me sa vijonë :

E para : Të bindë opinionin e mbrëndshëm dhe qytetarët e Kosovës se fryerjën e listave të vetaranëve të luftës, nuk e ka bërë krahu i luftës, alias PAN-i n'pushtet dhe organizatat e "dala" nga lufta, të cilat s'janë asgjë tjetër, përveqse i njëjti kontigjent dhe nga e njëjta ngjizje përverse sikur PAN-i, me t'vetmin dallim uniformal, para janë i njëjti trup me dy këmisha...!

E dyta : T'promovoj para faktorit ndërkombëtar, pafajësinë e PAN-it n'shtet-kapje në fryerjën e listave të veteranëve të luftës, tanimë të dala boje dhe të shpërfaqura gjithandej si njëra nga krimet më makabër të kësaj kaste kriminale mbi buxhetin e Kosovës dhe taksapaguesve në anën tjetër,

E treta : T'i deshmoj qartë Opozitës (LDK & LVV), në Parlamentin e Kosovës dhe para qytetarëve të Republikës, kinse ; aftësinë, vullnetin dhe seroizitetin e PAN-it, për të hetuar, zbardhë dhe gadishmerinë për t'sjellë para Drejtësisë, autorët e këtij krimi me fryerjën e listave të veteranëve të luftës, një nismë dhe iniciativë e munguar e Opozitës, dhe jo vetëm kjo...!

E katërta : Iniciativë e tillë e ardhur nga njeriu m'a sterkeq, abuziv & bizar, siq është shefi i PAN-it dhe i strukturave mafio-kriminale n'Kosovë, z. Kadri Veseli, i hapë edhe një vorbull që përbinë opzitën, LDK&LVV, dhe e sjellë në defanizivë në vend që të ishte e kundërta !

E pesta : Kërcënim real mbi Sistemin e Drejtësisë, përkatësisht mbi Prokurorinë dhe Gjyqësorin, të cilët kinse kanë filluar hetimët për autorët e krimit, përkatësisht, boset e fryerjës së listave të veteranëve të luftës, edhe pse i gjithë ky proces, mund t'jet gjithëçka tjetër, përveq se ; jo-serioz dhe farsë.

E gjashta : Iniciativa e kreut të krimeve për një komision hetimor parlamentar për këtë qeshtje, ka synim dhe pretendim real, vënjën e monopolit ekzkluziv mbi fatin e listave dhe të atorëve të cilët realisht dhe faktikisht, janë vartës, servilë dhe argatë të vetë Kadrisë & Co n'këtë ndermarrje abuzive & bizare kundër atdheut,

E shtata : Duke marrë n'dorë personalisht "iniciativën" e radhës ; siguron dhe garantonë vartësit-kriminel, se dora e drejtësisë do jet largë penalizimit dhe ndjekjës së tyre, përderisa, pushteti i Kadrisë & Co, është absolut dhe i pakontestueshëm ; mbi Legjislativin, Ekzekutivin, Gjyqësorin dhe mediat e kontrolluara dhe n'zap, njësoj sikur pushtetet e ndara e "t'pavarura" të sistemit...!

E teta : Siguron dhe garanton, rreth 60 mijë veteran me letra, dhe t'prodhuar nga banda dhe kapo-bandat n'sherbim të Tij dhe krimit mbi Kosovën, se favorët dhe privilegjet e krijuara padrejtësisht dhe n'kurriz të Buxhetit të varfër të Kosovës dhe n'dëm të ish ushtarëve të vertetë të UÇK-së, do jen t'paprekshme dhe t'sigurta për aq sa degjueshmeria e tyre t'jet konform dakordancës dhe n'sherbim të ineteresave të kapo-bandave n'shtetkapje.

E nënta : E terhjekë edhe Parlamentin e Kosovës, përfshi opozitën, në lojën, vullnetin dhe qellimin e kapësve të shtetit, në kushtet dhe rregullat të cilave u prinë dhe i dikton personalisht dhe kasta kriminale që drejton dhe dirigjon Kadria...!

E dhjeta : Nxjerrë në pah, se Ky dhe banda që drejton, janë mbi Ligjin, se Ligjin bëjnë për të tjerët dhe jo edhe për vete, si të tillë, nisin e ndalojnë ; iniciativa e procese, kur dojnë dhe sipas masës e kriterëve që ata diktojnë...!

Neve, qytearëve t'rëndomë të Republikës së Kosovës, nuk n'a mbetët tjetër, veqse t'presim me sabër selametin, dhe t'vazhdojmë n'deshirën e gomarit si pre e ujkut :

IshAllah jemi ëndërr...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat