Çfarë dhe kush pengojnë për t’a bërë Shqipërinë si gjithë Europa!?

Opinione

Çfarë dhe kush pengojnë për t’a bërë Shqipërinë si gjithë Europa!?

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 12 qershor 2019 Në ora: 08:06
Skënder Sadri Kapiti

Ka 30 vite që shqiptarët kërkojnë, madje edhe protestojnë me moton e sloganin“E duam Shqipërinë si gjith Europa”.

Por çfarë dhe kush i pengon shqiptarët për t’u bërë si gjith Europa?

Shqiptarët janë europianë,dhe mendoj se para se ta bëjmë Shqipërinë si gjith Europa duhet ta bëjmë Shqipërinë, duhet ta shqiptarizojmë Shqipërinë, pra së pari ta bëjmë Shqipërinë, pra ta ndërtojmë Shqipërinë, ta bëjmë të pasur e të begatë, ta shqiptarizojmë në kuptimin e saj që ta duan e ta respektojnë shqiptarët njëri-tjetrin, të punojmë për të mirën e përgjithshme dhe atë kombëtare; ta luftojmë sidomos korrupsionin dhe tradhëtinë; ta mposhtim xhelozinë, inatin ndërvete dhe egoizmin; duhet të ndërtojmë shtetin ku të sundojë ligji, siguria, paqja e mirëqënia.

Këtë duhet ta bëjnë shqiptarët për Shqipërinë.

Para se jemi europianë, më së pari jemi shqiptarë në trojet tona ,dhe jemi më të hershmit e Europës edhe më të hershëm se europianët e sotëm të Europës.

Ne jemi europianë dhe nuk ka pse tu lutemi europianëve që të na pranojnë në Europë, në Europën e Bashkuar.

Para se të na interesojë gjthë Europa, së pari të na interesojë gjithë Shqipëria, gjithë shqiptarët dhe të gjitha trojet shqiptare. Ka 30 vite që protestohet se ”E duam Shqipërinë si gjith Europa”. Po kujt ia kërkojmë këtë Shqipëri si gjithë Europa, vetes sonë apo Europës, apo të dyjave:edhe vetes , edhe Europës.

Ne e kemi në dorë të parën, që Shqipërinë ta bëjnë si Europa vetë shqiptarët, dhe nuk e bejnë të tjerët Shqipërinë si Europa.

Po e bëmë Shqipërinë s’kemi pse thërrasim e duam Shqipërinë si gjithë Europa, pasi nuk do të kishim aq shumë nevojë për t’iu lutur asaj na pranoni në BE.

Kjo dëshirë për tu bërë si gjithë Europa është më “reale” të thuhet “Europë na ndihmoni që të bëhemi si gjithë Europa” se nuk po mundemi të bëhemi vetë; Europë, na ndihmoni se nuk po na lënë politika,politikanët dhe pushtetarët shqiptarë për t’u bërë si gjithë Europa; na ndihmo Europë që t’i heqim dhe të çlirohemi prej mëkatarëve, zullumqarëve, hajnave dhe prej mashtruesve e gënjeshtarëve që e kanë kapur pushtetin, shtetin dhe Shqipërinë dhe nuk e lënë që të bëhet Shqipëria si Europa.Dhe Ju Europë i dini mirë këto , por … e dini mirë edhe pse i “mbani” ata qe na pengojne.

Europë, mos ndëshko shqiptarët, mos i izolo shqiptarët, por ndëshko, dëbo dhe izolo pushtetarët e shqiptarëve!

Atyre ndaloua “hyrjen” në Europë. Pra Europë çfaqu, ofrohu dhe sillu realisht dhe ndershmërisht me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jo me hipokrizi, dhe mos qendro akoma në anën jo të duhur të historisë me shqiptarët. Konkretisht sot, pse rri indiferent kur Ju të BE-së e dini dhe e njehni shumë mirë ralitetin në Shqipëri, e dini shumë mirë për krimin, vjedhjet, korrupsionin, drogën, papunësinë, eksodin e deri vjedhjen, manipulimet dhe shitjen e votave, manipulimin e demokracisë nga pushteti e kryeministri aktual!!!

Ju Europë, lërini hipokrizinë dhe tregohuni të sinqertë me shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat