Binomi i “harruar” n`Ditën e Çlirimit!

Opinione

Binomi i “harruar” n`Ditën e Çlirimit!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 12 qershor 2019 Në ora: 21:54
Komandanti Ademi Jashari, presidenti historik Ibrahim Rugova

Bashkë me urimin për Ditën e Çlirimit,

Apel, Familjeve : Rugova e Jashari !

Shihni e edhe Ju : Ukë & Teutë Ibrahim Rugova,

Shihni edhe Ju ; Baci Rifat & Lulzim Jashari,

Shih edhe Ti Bekim, pse jo, i Hamëz Jasharit je?

Binomi i luftës politike dhe luftarake për kauzën nacionale të Dardanisë Antike-Kosovës, Presidenti historik Rugova dhe Komandanti Legjendar i FARK, Adem Jashari, dy figura unikale të levizjës nacionale t'shqiptarëve të Kosovës së dy dekadave t'fundit të shkeullit të kaluar ; për liri e pavarësi, sot në Ditën e Çlirimit, ditën për të cilën ky binom unikal ndër shqiptarët gjithandej, ka kontributin & meritën ma t'madhe.

Dhe kush i harroj sot n'këtë pervjetor të Ditës së Çlirimit ?

Populli shqiptarë nga gjri i të cilit kanë dalë - JO !

Populli i ka dhe i ruanë në zëmër ; i do i vlerëson dhe i rrespekton, i nderon me pietet & krenari, përulët me respekt para vepres së tyre lapidare n'sherbim t'kombit & atdheut, n'sherbim të çlirimit dhe lirisë...!

I harroj binomi i maskarenjeve n'shtetkapje, binomi i krimit dhe kriminalizimit të shoqërisë & shtetit, binomi i kontrabandimit të lirisë së fituar e t'gjakuar ndër breza, dhe fatit të atdheut me armiqtë tanë shekullor, kryekapësit e shtetit, Hashim Thaqi & Kadri Veseli !

Baci Rifat Jashari!

Koha është të flisni, dhe të flisni pa dorëza, të flisni hapur për kriminelët n'pushtet që abuzuan me sakrificën sublime të familjës me nam & heroike të Hamëz & Adem-Shaban Jasharit, të cilët u flijuan për kauzuen e lirisë dhe të drejta kombëtare.

Të flisni dhe të deshmoni, se Hunta n'shtetkapje, n'krye me Hashimin e Kadrinë, nuk ishin kurr bashkëluftetar të Hamzës & Ademit, se t'njëjtit, i'a kishin ndalë edhe mjetët destinuar për Komandantin Adem Jashari dhe rezistencën kundër pushtuesit...!

Se t'njëjtit (Hshimi & Kadria), ka indikacione që dekonspiruan Ademin, Hamzën dhe shokët e Tyre , t'gatshëm që t'luftojnë armikun deri në çlirimin definitiv të trojeve të robëruara...!

Tregoju atyre dhe gjithë shqiptarëve, se binomi i i territ & ferrit për Kosovën dhe shqiptarët ; Hashimi & Kadria vijnë nga qarqe të dyshimta dhe misterioze, se shkallët e ngjitjës n'skenen politike i kanë mbi gjakun dhe sakrificën e deshmorëve t'rënë n'alltarin e lirisë !

Folni, Baci Rifat Jashari, shqiptarët besojnë në fjalën tuaj, dhe kanë nevojë për të...!

M'dhimiti n'shpirt pëpjekja e maskarënjëve për t'ju injoruar n'Ditën e Çlirimit, përkatsisht në përvjetorin e 20-të, andaj s'mund heshtja.

Ukë & Teutë ibrahim Rugova!

Kosova dhe shqiptarët, sot n'Ditën e Çlirimit, nuk u ndienë fare mirë kur figura ikonë e saj, arkitekti i pavarësiës dhe Babai i Kosovës së lirë e sovrane, Presodenti historik Rugova, u harrua t'përmendet nga binomi i maskarenjeve n'pushtet, Thaqi & Veseli.

Ju, s'di se si jeni ndie, por një gjë di : I'a keni bërë hyzmetin me(pa) hir...!

U kujdeset me sekserë dhe permes tyre dhe SHIK-ut, që ky binom i t'keqës e t'zezës për Kosovën, , t'ruajnë & t'mbajnë pushtetin, duke kontrabanduar me votën e LDK-së, të cilën qytetarët e Kosovës u'a kishin dhënë për hirë të Babait tuaj dhe t'Kosovës, e ju?

U bëtë bashkë, përkundër vullnetit dhe interesit nacional, me ata të cilët, Babait tuaj dhe t'Kosovës, i 'a vranë himnin nacional e flamurin Dardan-shtetëror, dhe sot, kemi atë që kemi, fatkeqësisht...!

U bëtë bashkë, me ata të cilët mese dy herë atentatuan Babain tuaj dhe t'Kosovës, pa lënë anash vrasjët e bashkëpunëtorëve besnik të Tij...!

Sot, duhej t'a shihni gjëndjën në të cilën jemi me fajin tuaj & tonin...

Koha është t'reflketoni, Ju : familja e Presidentit historik, dhe ajo e Komandantit legjendar !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat