LDK mungoj

Opinione

LDK mungoj

Nga Më 13 qershor 2019 Në ora: 15:09
Shenimi i dites se çlirimit

• LDK nuk ishte në pritje të miqve të vet tradicional: Bill Klinton, Medeline Olbreight,  Vesli Klark, etj.  

• A ka grackë politike e PDK në të cilën nuk bien LDK.

• Dje LDK nuk ishte LDK. Nuk i priti miqtë e vet:                                                                                                           

Ishte hera e parë që nga viti 1989 që në Kosovë vjen një delegacion  nga SHBA dhe nuk është në pritje LDK. Kjo ngjarje më përkujton ditën kur Serbia u mundua të na pengoj më forcë që të i presim Senatoret dhe Kongresmenet  nga SHBA por ne nga e gjithë Kosova të organizuar nga LDK shkuam në mbrëmje.                  

Të nesërmen dhuna serbe filloj para Hotelit “Grand” pati shumë të lënduar të rrahur dhe të arrestuar. Kjo ishte LDK e Dr. Ibrahim Rugovës. Fotografitë e asaj dite u botuan pothuaj së në të gjithë shtypin Amerikan dhe Evropian. Autobusi më personalitete nga SHBA ishte vonuar, me qellim nga shërbimet serbe. Ato e kishin orientuar kah vonohet  më shumë deri sa policia në Prishtinë të pastronte terrenin nga popullata shqiptare që kishin dal të prisnin. Ata mundoheshin ta zvogëlonin madhështinë e pritjes.

Një shqiptarë u ul këmbëkryq në rrugë para “Hotelit Grand” . Shqiptaret ashtu të rrahur u futën nëpër ndërtesa dhe u strehuan dhe nuk u kthyen.  Kundër tyre u përdor  policia speciale, autoblinda,  rrahje dhe  gazi lotsjellës. Posa erdhën Senatoret përsëri  masa shqiptare u tubua  para  “Hotelit Grand”.  Personalitetet Amerikane patën rast të shohin dhunën që u ushtrua mbi shqiptaret për të vetmin faj që donin të shprehnin nderin dhe konsideratën  për SHBA.  

Pas lufte presidenti çlirimtarë  erdhi të na vizitojë. Ai  ngriti duar lartë dhe e përqafoj Presidentin Rugova dhe i tha arritëm së bashku.  Pas vdekjes së Presidentit dr. Ibrahim Rugova” Presidenti Bill Klinton u ndal para fotografisë së tij  dhe qëndroj, për nderim në hollin e Kuvendit të Kosovës. “Për këtë burrë kam shumë respekt tha presidenti Klinton”. Presidenti Rugova e kishte Kushtetutë miqësinë e përhershme dhe speciale më SHBA inkuadrimin në NATO dhe BE. Por dje LDK nuk ishte në pritje të miqve të vet.

Dje LDK nuk ishte LDK dje nuk e kishte vizionin dhe as misionin e Dr. Ibrahim Rugovës. Çfarë do arsyesh të shpiken sot dhe ditëve në vijim kryesia  e LDK për lexuesin dhe anëtarin i devotshëm i LDK do mund të i vlerësohej si grackë të PDK në të cilën ra LDK; por a ka grackë të PDK që nuk po bie LDK që nga vdekja e Presidentit Rugova. Kjo parti  më këtë udhëheqje, ka kohë që është shndërruar në një parti plastelinë që nuk ka më formë të veten por merr format e tutorit politik më të cilin pretendon koalicion. Kjo është një gjendje për keqardhje. Të rijnë të LDK tregohuni të vendosur për të ndërruar këtë kryesi të vdekur.                                                                           

Kosova ka sytë të ju, ndërroni dhe mos ikni, mos hupni, Kosova u çlirua për ju!                                                                                                                      

Gjaku që u derdh nuk ishte për të marrë ju botën në sy. LDK është e juaja. Merrni guximin dhe bëni ndryshime!

Kosova është e juaja  Bota është e juaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat